Yuri Kim: Hetime dhe akuza inkurajuese nga SPAK, shenjë e qartë që po ecën përpara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

16 Nëntor 2020, 13:15Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim deklaron se hetimet e SPAK janë inkurajuese, dhe se është një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në një postim në Twitter Kim i bën thirrje prokurorëve që të vazhdojnë të bëjnë detyrën, ndërsa thotë se SHBA mbështet reformën në drejtësi.

“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Mbani kursin, jini të ashpër.

Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme.

SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”, shkruan Kim në Twitter. (TemA)

12 komente në “Yuri Kim: Hetime dhe akuza inkurajuese nga SPAK, shenjë e qartë që po ecën përpara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

  1. Suksese te metejshme says:

    SPAK kunder korrupsionit…? Ku, kur, kush…? Na mbyti Zeri I Popullit!

  2. Vari Janullen! says:

    Ku jane gjithe keto suksese imagjinare, qe shohin pronaret e rinj te drejtesise, se shqiptaret shohin Zenin qe shkerdhen qindra miljona dollare, qe ju vodhi shqiptareve duke lene prapa dhe 30 te vdekur dhe te gjithe bejne sehir, pa levizur as gishtin?!

  3. Ledio says:

    Kjo eshte nje palle Cari. SPAK kunder atyre qe nuk paguajne dritat. Nejse se mos vjen kjo nga nje shtet qe ka tradite ne luften kunder korruosionit. Ketyre vete nje mashtrues edhe i korruptuar do ju iki edhe nje tjetër do ju vije. Shko merr rrogen edhe kalo ca pushime te gezuara ne Shqiperi se per te tjera nuk te beson kush.

  4. Une Krimineli,qe talle Bolet me SPAK says:

    @@SPAK po bene”Hetime”???????????????Po kunder Kujte????????Kete e di vetem Ambasadorja Kim..Kurse Mileti Shqipetare nuk e di!!!!!!!!!

  5. VFLP says:

    Nga Fitorja ne Fitorje!
    Rrofte uniteti i celikte SPAK-Ambasade Amerikane-Mafje-Janulle-Vatikan-Islam-Borxhe-DoreEzeze!

  6. Mira says:

    Kemi nje eksperience shume shumevte keqe me Spak.Prokurori i Spakut per ceshtjen tone me i keq dhe me i korruptuar se ata te rretheve.Korrupsion i papare. Rjedhje te papare informacioni.Gjykata e pisavne Gjytarja qe kaloi edhe vetingun nuk i lexpn fare as padine dhe as aktet thjesht pazarin per leket.Tmerr pafund

    1. Kandari i drejtesise says:

      Jo! Jo, Kimi! Mos fluturo me presh ne b…!
      SPAKu vetem sa nderroi krahun e gjumit pas nje viti, u kthye ne krahun tjeter dhe po gerrhet.
      E po nje sebep do ta kesh moj cupe kur ata sbeje asnje mut dhe ti bertet: Sukses i Madh!”
      Po shyqyr qe kemi Hagen, qe ka futur ne burg Kosoven, me akuzat e Milloshevicit! Te pakten nje drejtesi qe fuksionon!

  7. Papi says:

    Nqs duam qe spak te jape rezultat ai duhet te trasferohet ne hage ashtu si gjykata speciale e kosoves
    Ndryshe do shohim telenovela si prokurori i ceshtjes izet haxhia ku nuk paraqitet se i del per detyre te therrase ish km ne gjyq

  8. Gazetaria fle gjumë says:

    Ende nuk ja keni kthy shqip emrin kesaj ambasadoreje?

    si ta shqiptojmë ne që e dimë shqipen se lexohet ashtu si shkruhet “Yuri apo Juri”

  9. Kjo mashtruse ordinere i kaloj te gjithe kufijt.
    Mbylle Llapen rrospi bashkpunetore e Krimineleve te Lalzit.
    Shko liu ne xhungel,jo medieve ✌

  10. Sovranizem says:

    Me vjen keq Amerika, deri tani ju mbeshteta ju dhe Reformen ne Drejtesi, por sot jam per here te pare dakort me Sali kermen, qe thote se SPAKu nuk po ben nje mut.
    Nese SPAKu do punonte, Berisha nuk do kishte as kurajon dhe as kohen te shprehej, se do ishte ne burg. Ne fakt nuk e deshi ndonjehere SPAKun, jo se e rrezikonte, sepse duket sheshit se jeni marre vesh bashke, por se i hiqte pronesine familjare mbi drejtesine.
    Duket hapur qe nuk po punoni per drejtesine per shqiptaret, por si te krijoni nje masoneri drejtesie qe mban peng shqiptaret dhe Shqiperine e se ardhmes dhe i pergjigjet xhepit dhe interesit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje