Balla nuk i "ndahet" Bashës për raportin e Dick Marty-t: Hetim parlamentar që në vitin 2008, i nisi një eurodeputet rus akuzat

16 Nëntor 2020, 12:02Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së sotme në seancën plenare në Kuvend, deklaroi se hetimet për raportin Dicky Marty kanë filluar që në vitin 2008.

Balla gjithashtu theksoi se duhet vlerësuar mundësia për krijimin e një Komisioni të Posaçëm, ndërsa theksoi se duhet denoncuar çdo përpjekje që sipas tij synon të bëjë pis Luftën e UÇK-së.

Sipas tij raporti i ka fillesat qe ne vitin 2008 kur nje eurodeputet i Federates Ruse kerkoi miratimin e nje rezolute per krimet e shqiptareve ndaj serbeve, burgosjen e tyre ne Shqiperi dhe transplantin e organeve njerezore!

“Kemi pasur mazhorancën e vitit 2011 e cila ka votuar pro procesit që çoi deri në miratimin e propozuar nga Dicky Marty ka filluar që në vitin 2008.

Sa i përket çështjeve në Mat, Has dhe Kukës janë zhvilluar hetime nga institucionet shqiptare dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur krime lufte.

Ne duhet të vlerësojmë mundësinë e një Komisioni të Posaçëm dhe duhet të denoncojmë përpjekjen për të bërë pis luftën e UÇK”, tha Balla.

3 komente në “Balla nuk i “ndahet” Bashës për raportin e Dick Marty-t: Hetim parlamentar që në vitin 2008, i nisi një eurodeputet rus akuzat”

  1. Bjeshka says:

    o Zot,
    Atdheu im i dashur ka ngelur edhe sot, pas 25-30 vitesh, me klasen politike ku vegjetojne Taulant Balla, Pandeli Majko, Meta e Kryemadhi, Paloka e Noka, si e nevojtore te tjera si keto debilat, te cilet po a e neverisin vendin ku kemi lindur e ku jemi rritur…

  2. Princi says:

    Që të ketë eurodeputet rus duhet që Rusia të jetë pjesë e Bashkimit Europian, një nga 27 anëtarët e saj.

  3. Muco says:

    Ca thote ky trapi eurodeputet rus!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje