Një sprovë për të shpëtuar tradhtarin Basha

16 Nëntor 2020, 10:13Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.

Po ti lexosh, një e nga një, bataretë kundër tij, ai herë përshkruhet si njeriu me maskë që kërkonte organe të varrosura në themelet e shtëpisë së verdhë, herë si mbledhësi i fakteve kundër komandantëve heroikë të UÇK, herë si asgjesuesi i kasetës filmike me krimet mostruoze të ushtrisë së Millosheviçit në Krushë të madhe dhe herë si kreu i një partie që ka votuar pro raportit të Dik Martit, kur ishte ne pushtet.

Pra, po të mos humbasësh në cicmicet meskine, nëse i mori apo i shkatërroi xhirimet e kameramanit amator Bellanica, përktheu keq apo mirë në shtëpinë e Katushit, tabloja e totale që duan të japin këto denoncime është se lideri i opozitës paska bërë aq shumë mëkate sa s’mund të jenë të rastësishme, pra se ai qenkësh një poliagjent par exellence.

Ato mëtojnë të vërtetojnë se ai i ka shërbyer armiqve historikë të Shqipërisë që nga koha e studentllëkut e deri kur u fut në politikë, njësoj si Mehmet Shehu që u “rekrutua” nga agjenturat e huaja që në luftën e Spanjës, e punoi për to deri ditën kur hodhi radion marrëse -dhënëse në WC e shtëpisë së vet.

E njëjta “tablo sinoptike”, shumë e njohur për breza të tëra shqiptarësh, po shpaloset sot edhe për ta shpallur Lulzim Bashën tradhëtar.

Me sa duket aq shumë është rrënjosur kjo mënyrë konspirative e të menduarit në psikikën e një pjese të shoqërisë sonë dhe aq rrezik kanë të zënë vend këto akuza, patentën e të cilave e kishte diktatura komuniste, sa ato kanë kompleksuar edhe vetë liderin e opozitës.

Lulzim Basha nxitoi menjëherë pas tyre të vërë në llogarinë e tij në Twitter logon idiote “Liria ka emër”.

Ndonëse ky është një sllogan i vetëm një partie politike, që do të njësojë epopenë e luftës së UÇK-së me liderët e vet, Basha nuk i rezistoi dot modës për tu dukur patriot.

Ai shkoi edhe më tej. Duke komentuar akuzat kundër tij në Real Story, shigjetoi Ramën me të njëjtën mendësi konspirative, duke e fajësuar se po i fabrikonte ato po atë ditë që komandantët ishin në Hagë dhe kur ai takohej fshehtas me Vuçiçin.

Pra fabula është e njohur dhe e përsëritur deri në lodhje: kundërshtari politik është njëkohësisht spiun, tradhëtar, agjent i huaj.

Këtë e ka vuajtur në kurriz edhe Fatos Nano pas deklaratave të përbashkëta me Papanderun e aq më shumë pas takimit me Millosheviçin në Kretë.

Këtë e ka mbajtur mbi shpinë edhe Sali Berisha me lejimin e kontrabandës së naftës, me deklaratat për Rambujenë e deri tek ndarja e detit më Greqinë.

Këtë e ka përjetuar edhe Rama që kur i dha Goran Bregoviçit çelësin e Tiranës e deri tani kur duhet të përballet me planin për shkëmbim teritoresh dhe etiketimin si Zeografi Bis.

Edhe vetë Basha nuk e ka për herë të parë. “Zbulimet” për financimet ruse dhe aludimet se ngriti çadrën dhe protestat me frymëzim sllav, për të ndarë vendin nga perëndimi nuk i kanë munguar as atij.

Pra, e parë nga kjo perspektivë, të gjithë liderët tanë, njëri pas tjetrit dhe pa përjashtim, paskëishin qenë agjentë dhe tradhëtarë dhe gjithnjë kundërshtarët e tyre politikë u kanë shpalosur tablonë sinoptike që ua ka çjerrë maskën.

Kjo, mendësi e cila po rikthehet të bjerë tani mbi kreun e PD-së është sa groteske aq edhe idiote.

Natyrisht, udhëheqësit tanë politikë nuk janë ëngjëj. Në dëshirën e tyre të verbër për pushtet ata mund ta kenë dëmtuar vendin ndoshta edhe shumë më tepër se sa një armik. Për egon dhe karierën e tyre ata mund të kenë bërë edhe pakte me djallin.

Por ama, nga këtu e deri tek riprodhimi i kopjeve të zbehta të filmave që kemi parë me grupet armiqësore të kohës së komunizmit, ka një hendek të madh.

Të bësh politikë në këtë mënyrë është e ulët dhe e ndyrë. Ajo është ti thërrasësh në ndihmë instikteve më të kapluara nga paranoja, mendjeve më të pa afta për të arsyetuar, tifozëve më të verbuar nga urrejtja.

Kjo po bëhet sot ndaj Lulzim Bashës, i cili po vizatohet me penelatat e një agjenti të lashtë në shërbim të Beogradit, që ka mbledhur prova kundër shqiptarëve, që ka fshehur krimet e serbëve, që ka punuar për të përdhosur lirinë e Kosovës.

Natyrisht, kjo është qesharake dhe as ai vetë nuk do duhej të kishte nevojë për tu mbrojtur nga sharlatanizma të tillë.

As ky shkrim dhe kjo mënyrë të argumentuari nuk mëton ta bëjë këtë. Sepse liderë si Basha, Rama dhe Berisha ndihen shumë më mirë kur u dalin për zot fanatikë të zjarrtë që kanë guximin të pohojnë se ata janë të pastër dhe kundërshtari i tyre është tradhëtari.

Prandaj, kjo mënyrë e të shikuarit të gjërave nuk është as marje në mbrojtje e atij që po sulmohet sot nga socialistët dhe as e atyre që janë fshikulluar, dje, në të njëjtën mënyrë, nga demokratët.

Ajo është më shumë një apel për ti thirrur në ndihmë ndershmërisë dhe arsyes, duke hequr dorë nga ushqyerja e turmave budallaqe me skenare konspirativë. Sepse është vërtet e trishtueshme që katër dekada pas “zbulimit” të poliagjentit të fundit, të mos jemi në gjendje të gjejmë instrumenta të rij të luftës politike, përpos atyre që na la trashëgim Enveri.

31 komente në “Një sprovë për të shpëtuar tradhtarin Basha”

  1. Cufi says:

    Ate mundesh ti kulim dhe mesimet e gjyshit dhe babes tand qe internonte njerzit

    1. Kolec pohja says:

      Jam krejt dakort me ty. Kulim asht pak por bastardh do ishte fjala shqipe e duhur per karakterin e ketij anal isti

      1. Agron says:

        Ky Bushati kur pirdhet, pirdhet per fare, nuk shikon me asgje nga urrejtja per ramen.
        O bushat, ramen shaje nga robt po deshe sa here te duash, madje mire do besh se pa opozite jemi.
        Po kjo puna e bashes vjen si shume ere e qelbur o bushat, nuk shkon llogjika jote ne kete rast.
        Nese eshte e vertet qe basha e ka zhdukur ate kasete filmike te gjitha aludimet c’ka thuhet per te qendrojne. TE GJITHA !
        Dhe kjo perputhet teresisht me pasurine e bashes (nga i gjeti 1 milion euro qe me 2004 basha kur ishte 20 vjec ????) si dhe me klanin e sali serbit qe dihet dhe nga budallenjte (perfshire edhe ty o bushat) qe saliu eshte i kapur nga serbet dhe operon per llogari te tyre.
        .
        Keshtu qe mos ha mut kot o bushat. Shaje ramen sa te duash po kjo e bashes eshte pisllek i madh.

        1. Kujtim says:

          Me vjen te shkaterroj kompjuterin kur lexoj shkrimin tend o Bushat te beje apologjinë e Bashes duke prezantuar dukurine e jo duke luftuar fenomenin. E relativizon aq shume sa do te na thuash “te gjithe e bejne lereni rehat Bashe idiotin”. Po te kisha prane do te te peshtyja pis burre. Cfare i kujton njerezit ti, leshko?

    2. Bureto says:

      Paragrafit te fundit i duhet shtuar edhe: I gjithe konspiracioni pervers komunist ndaj kundershtareve politike, te hapur apo te supozuar nga paranoja e diktatorit, drejtohej nga Hysni Kapo, gjyshi i Andit, i cili si numuri dy i regjimit dhe me besniku ndaj Enver Hoxhes, mbulonte, veç te tjerave si ato qe quheshin “organet e diktatures se proletariatit”, edhe organet e Sigurimit te Shtetit, si dege e tyre. Gjetja ne kasaforten e tij e “proves” se Mehmet Shehu ishte agjent i CIA-s, e vertetonte kete. Perse dhe per llogari te kujt e ruante ai ate “dokument kompromentues” lidhur me M.Shehun? Pse nuk ia tregoj ate atij, bashkeluftetarit te djeshem dje dhe kryemnistrit te kohes? Apo ishte vete ai qe drejtonte operacionin faktmbledhes? Nderkohe, kujtoj se kur vdiq Hysni Kapo, gjyshi i Andit, poliagjenti Mehmet Shehu ne fjalimin qe mbajti ne funeralin e tij e quajti ate, plot pathos “Besniku” i partise, e kur nderkohe ky i mbante dosjen “kompromentuese” ne kasafortn e tij. Rreth vitit 1974, nje nga te “200 petritat” e themelimit te Partise Komuniste, bije e PK Jugosllave, gjate nje debati, kur ra fjala per Hysni Kapon me tha: “Eshte i rrezikshem, e mban thiken pas shpine”. Vaj medet sot kemi fatin te degjojme dhe spermen e gjyshit per konspiracion ne politiken shqiptare! Dhe nje detaj tjeter: Hysni Kapo ka qene ambasadori i pare i Shqiperise komuniste ne Beograd, nderkohe qe mbas Pavaresise, xhaxhai i tij Murat Terbaçi (se ky eshte mbiemri i vertete i kapove) ishte rezident i konsullit te mbreterise serbo-kroate-sllovene ne Vlore. Me qe jemi tek konspiracionet, lidhjet bejini vete.

  2. pa vlere says:

    Ah more Bushati, kokrra e idiotit dhe mediokrit!
    Po pse sipas teje, spiunet dhe tradhetaret e kombit nuk cilesohen nga ato qe kane bere por dallohen nga Brirët??
    Ah more injorant, shejtan budalla dhe kokrra e mediokrit!
    Ti I rritur ne bllok dhe me dijeni te cunguara shkollore, na ben dhe mbrojtesin e Lulzim Bashes!
    Te genjen mendja se do ti bindesh kosovaret qe I jane vrare te afermit, se Lul Basha eshte ëngjëll!

  3. Bravo Mero.Sinqerisht ti ben mire qe i boton shkrimet e ksaj KURVE,qe populli ta marr vesh se kush eshte Byth-ati. says:

    O ti je per te qire robt mer Byth-at.
    Cicmic eshte gjith shkrimi jot me shkerdhat,qe dridhesh si kurvat e kqija dhe asgjo nuk thu,por vetem qe Lulja sipas teje,eshte qelibar dhe i pa perzier ne gjith ket histori.
    Si Kurve e keqe qe je ,thu qe dorezuesi i kasetes na qeka nje amator!!Po çrendesi ka mer te shkerdhefsha grun,nese eshte amator apo jo ?.Ti mer pidh motre mos deshe qe kaseten ta rregjistronin ato te Hollivudit ?.i permend te gjithe kurve e keqe me Nano,Berish dhe Rame,e ne fund Lulit po i bejn padrejtsi,duke e mbyll qe nuk po e mbon !!??.
    Shkurt fare buce njeri,ai tj del me ze dhe figure duke deklaruar se kaseten ja ka dhene atij,dhe ska tj klysh kurve pervec teje dhe rraces tate ne PD qe se beaon,por e kam thene dhe here te tj,qe Mero ben Shum mire kur ti boton shkrimet e tuja,sepse per nga kurvlliku je i vetmi.

  4. 001 says:

    Ne momentin qe ti mbron bashen nga spiunlleqet qe dhe krahason dhe ramen dhe berishen qe eshte normale te jesh spiun dhe tradhtar po ne ate moment ty te kan varrur dy bole dhe nje kandar ne qafe
    Ti mbash me shendet o injoranti i gazetarise kazan media o injorant I cilesise boterore
    Debati me ty Eshte ofendim per mua dhe kosovaret
    Mos harro vajis kandarin tek qafa

  5. Cufi says:

    Si cilsonte Isniu i ktij dylberit apo Mediut qe ja dhane me detyrim nanen e tij se ishte tu qelb Tiranen

  6. Trotski says:

    Te vjen keq per Lul-Tradhetarin se dhe Gjyshi Yt bashke me Xhaxhin Enver ka sherbyer per Serbet duke shitur Kosoven dhe duke denuar apo vrare heronjte Kosovare.Pse nuk u ndjene ne masakren e Tivarit??? Djemte e rinj Kosovare kaluan nga Shkodra dhe qeveria e asaj Kohe (Komuniste-bashkepuntore me Beogradin ) lejoi qe te masakroheshin.keshtu dhe Lul-Tradhetari ,familisht bashke me gruan dhe kunatin dhe me asistencen e Argites -Pjelle e Famekeqit Sali Serbi ,kane qendisur Dosjet e Komandanteve te UCK.E Qarte si Drita e Diellit .Lengaraq i ndyre .na ben dhe krahasime me Sinoptiken e Mehmet Shehut .legen i neveritshem

  7. dritani says:

    E ke shperndare vajin ne lakra. Merru me Bashen se pari. A gjen ti si analist klasi ndonje gjynah te ai? Apo me mire ndonje krim te tij? Mandej shkaperdaju tek te tjeret, qe s’jane pa gjynahe. Ke qene dhe ke per te mbete lustraxhi.

  8. vlora says:

    Zoteri ti je shume i indoktrinuar me propaganden komuniste duke i pare gjerat me stilin [SORGE] nderkohe qe ne demokraci gjerat jane me te thjeshta.Une disponoj nje kasete dhe kjo kasete ka nje cmim,ta jap mar parate dhe te dy jemi te fituar,ose une disponoj disa dokumente qe ty te interesojne,une ti shes dhe te mar parate dhe ketu fitojme te dy palet.Ti zoteri qe ben gjithollogun nuk habitesh qe Basha hyri ne politike i pasur me nje vit pune?Ulu dhe bej llogarine e do shikosh.Nuk ka sot poliagjente te tipit [SHEHU] sot ka pazare me jep te te jap.Keshtu e shof une veprimin e Lulezim Bashes ,si tregetar dhe jo si tradhetar

    1. Blaublut4 says:

      Vlora
      dhe ti qënke kurvë si bushati. Unë kam një kasetë që “të më falësh” motrën dhe mamanë tënde a ka përdhunuar në grup Berisha,Nano,Meta,Hysniu, Mehmeti dhe Basha me kunatin. Tani unë po e shes Videokaseten tek Berish Basha etj. kriminela dhe ty dhe as drejtësisë nuk i ja jap dhe bëhem i pasur me krimet e të tjerve.Ti nesër do votosh prap kriminelat dhe do jesh i lumtur. Ore pis bur(r) ti qënke më shkërdhatë se Bushatët etj. Turp krimet ndaj njerëzimit i quan biznes, o kurvë sërbe që tu shkërdheftë nona e motra bashkë me gjyshërit dhe gjyshet nga Kina more pis milet sërbie.

  9. Astrit says:

    O shejtan budalla je i vogel ti ngaterosh gjerat duke i futur derat ne nje thes per te shtrebruar ralitetin .Clidhje ka Fatos Nano me sali berrishen i cili eshte kapur me presh ne dore duke thyer embargon per serbinduke furrnizuar me nafte makinerin e saje ushtarake(sipas teje nuk ka ndodhur).Clidhje ka Edi Rama me Lulzim Bashen.Qe basha ka qene ne shqiperi per te mbledhur fakte kunder uck nuk e thote Edi Rama por personi qe ka qene me te i ngarkuar nga organet ligjzbatuse nderkomtare.kaseta e masakres se krushes nuk eshte denoncim i sotshem por sote nga menyra se si po shkoje gjerat dele me ne pah dhe kerkon sqarime.Autori i kasetes nuk eshte se e bene sote denoncimi por sote njerzit po e kuptojne me se miri se kush i vuri shpatullat luftes dhe kush eshte (nipi i kosoves) dhe kujte i ka sherbyer me fakte dhe jo me fjale te bukura.kesaj i thone te shtembrosh disa te verteta bushat.Sa per Ramen shiko pak te fqinjet tane te cilet edhe pse jane ne gjedje lufte kryeministrat flasim me njeri tjetrin,ministrat e jashtem takohen me njeri tjetrin dhe as ne Greqi ,as ne Turqi nuk i akuzon se punojne per njeri tjetrin.Je i vogel o gazetare leshi.

  10. Konstandini says:

    Epo, edhe ti ka vite e vite që ha mut kundër Ramës pa patur as edhe një fakt! Andaj, ç‘ke që mërdhezesh sikur hemoroid tani!?

  11. Mer says:

    E moret vesh o lexues ku e keni vendin?
    Te “turmat budallaqe”.
    Andushi ka ngritur gishtin dhe ju ka vënë atë epitet që
    meritoni. Sepse nuk keni mëndtë e Andit. Kokëpalarë e zhelanjosë, budallenj e idiotë. Varfanjakë.Kaq jeni, kaq vleni.
    Tani ju e kuptoni – edhe pse budallenj- se Andushi nuk ka fare hallin të mbrojë Nanon apo Ramën nga akuzat për tradhëti. Ata janë gjethja e fikut.
    Qëllimi është të mbrohet Luli e ca më tepër “babi” i Lulit. Andi mund të ketë qënë i vogël, por shejtani i vogël mban mënd sesi doktori i merte erë dhe pastaj e pinte shurrën e gjyshit, mamit të Andit dhe të Andit vetë. Për shëndetin e tyre ai, doktori, mund të bënte dhe më shumë.
    E tani Andi po ja shpërblen kujdesin e qëmotshëm. Mes pisllëqeve të Salës, tre e nxijnë më shumë: vrasja e njerëzve, përçarja kombëtare dhe tradhëtia kombëtare.
    Kujtoni çfarë ka shkruar Bushati për të tre këta krime.
    Por ju jeni budallenj që nuk e kuptoni sa i pastër është doktori dhe “i biri” ndaj këtyre akuzave.

  12. Qytetar says:

    Ndaji orizin, fasulet e bathet o Bushati se gjella qe ke gatuar me lart ste ka emer dhe sta ha njeri.

  13. LEXUESI says:

    Jam kurioz te di: Ç’far do te kish shkruajtur Bushati, sikur ne vend te Bashes te lakohej emri i Edi Rames?

  14. Miri says:

    Bushati perdor stilin e gjysem te vertetes, per te prodhuar kete shkrim mashtrues dhe te indoktrinuar.
    E verteta eshte se:
    1. Saliu e shkatteroj Shqiperine, krijoj ndasite, shkaterroj shkollen dhe sistemin e drejtesise nder vite. Eshte i akuzuar si urdherues ose miratues i shume vrasjeve. Po te vazhdoj me gjithe listen e te keqijave qe i ka sjelle Shqiperise dhe shqipetareve Berisha, nuk do kishte njeri nerva ta lexonte. Eshte peng i serbeve, se sa here ata kane ndermarre veprime kriminale kunder shqipetareve te Dardanise, ai i ka vene flaken vendit. Shto embargon qe e justifikon ne menyren me skandaloze te mundeshme, shto Fazlicin.
    2. Fatos Nano, qe e zhvilloj korrupsionin ne state of the art. Ende sot paguajme (sa here ushetojme me aeroplan) cmimet me te larta per kontratat qe nenshkroj Nano si kryeminister. Greket e futen ne thes kur i zune te birin e i mballosen ate eskorten per nuse. Jeton si mbret.
    3. Meta, te cilin dolen disa eksperte e na thane qe nuk jane 700 000 Euro e as 7% ato qe degjuam, e megjithate mbetet nder njerezit me te pasur ne Ballkan. Thone qe ka gisht edhe tek egzekutimi i Santos, po ky ndoshta eshte vertete thashethem e jo si ai i 700 000 Eurove. Vazhdon ta mbaje peng sistemin tone te drejtesise per te mbrojtur te gjithe keta plehra. (I kapure per koqesh nga cilado agjenture qe ka interes)
    4. Per Lulin akuzat i ka prokuroria. (Gjithashtu i ekspozuar ndaj cdo agjenture per hallet penale, qe e mbajne peng)
    5. Per Ramen c’nuk thone, e c’nuk ndjejme ne kurriz, po deri tani kane mbetur si ajo vrasja e Santos per Meten. Nga menyra si e shohin te gjithe ata qe nuk na duan, mua me duket i pakompromentuar nga interesat e huaja anti-shqiptare, por edhe ne mos qofte hajdut, ka ngritur nje nga administratat me hajdute ne 30 vite.
    Qe Bushati te ishte i vertete duhet te bente thirrje qe te gjithe keta mesiper duhet te zhduken, e te udheheqin njerez qe mendojne per kombin.

  15. Zaimi says:

    Vetem dy paragrafet e pare lexova te ketij bythlepiresi te neveritshem dhe mu be sikur me kafshoi dikush ne prapanice.Gazetar te vetshpalluar analiste kaq pa lyre servil e te zhytur deri ne fyt ne fekale nuk mund te kete tjeter te krahasueshme ne shqiperi e rrotull.Mjeran,Ptu

  16. Mulla Omari says:

    Vazhdo mor Andi, se kritikat e tua i shtojnë mbeshtetësit e Edi Rames. Dije mor ditezi se ato qe ti ja vesh Rames si gjera te keqia jane mllef i yte per ate qe ai nuk te kosideron si qenije e gjalle. Si njeri jo e jo.
    Po i bene nje deme te madhe opozites dhe nder pozites, por nuk e kupton se ke mangesi ne te folur, nges dhe mermerit. Gjuha eshte guaske e mendimit or ditezi. Mosd e hiq veten se merr vesh nga cdo gje, apo si i thoni ju pseudo analistet e shqiperise “Gjithollogë”

  17. veterani says:

    Ke hedhur balte mbi gjyshin mor plere por kjo eshte koha e plerave si ti o klysh sigurimsi.

  18. Cipini says:

    Gjyshi i ketij analisti “te papare”, pra krimineli Hysni Kapo nje nga kapobanda e Enverit ne Vlore, pas lufte ishte ambasador i Shqiperise ne Beograd. Ai ishte ne kohen e muajit te mjaltit te PK Shqipetare me armiqte historike te shqiptareve. Dihet shume mire aktiviteti i tij me UDB per te varrosur njehere e pergjithmone ceshtjen tone kombetare qe ishte Kodova martire. Sali Berisha doli nga zyra e Xhelil Gjonit( kunati i gjyshit) kur mori drejtimin e studenteve dhe PD. Nipi i gjyshit tani po mbyll rrethin e kesaj pune te piset ne dem te kombit duke e thjeshtuar kete histori si mesele e vetive negative te shqiptareve per te shpallur si poliagjente kedo qe i del perpara. Jo mor Andi mor birbo nuk eshte ashtu.

  19. aleko says:

    Ore zotni , po gje e vogel te duket ty te zhdukesh nje vidjo qe mund te kthente permbys akuzat ndaj UCK ese dhe drejtuseve te saj…o i pa fytyre?. po a ke turp ti mor i marre?..Po mire pa arsyeto pak per kete vidjo qe eshte thembra e akilit….pse nuk nuk ballafaqohet basha me akuzuesin?…ose pse se hedhe ne gjyq nese eshte i sigurte se eshte sajese…kaq e thjeshte , dhe zgjidhet , e leri analizat e medha plot banalitet..Edhe i prmend faktet akuzuse edhe i anashkalon ato pa dhene asnje gjykim…

  20. Nexhmi Sulaj says:

    Po mire mor kokerra e legenit per ato qe thuhen le ti vertetojne ose ti hedhin poshte te zotet e hallit ,ty cfare te shqeteson luli apo UCK ja, ti me se ushqehesh apo me kockat qe te hedhin per te lehur dhe ti me kocke ne goje ben perpara si poros..

  21. SPIUNI I UDB-s Lulezim Basha says:

    @@Andi Bushati,dole ti Outurak-Legen i Sali Berishes..dhe na Mbushemendjen me Shkrimin tende Bombe..
    1-Mose e zere ne Goje Mehmet Shehun, sepse ai ishte Burre i nje Kalibri, qe nuk ka Bytha jote Mendje ta Pershkruaj..
    2-Na e bere ti Lelezim Bashen me Krahasimin tende “Poliagjente”..jo ai nuk eshte Poliagjente POR AI ESHTE I UDB-se, me apo pa Dosje…sepse te Gjitha Veprimet ANTISHQIPETARE TE Lulezim Bashes te cojne ne nje Konkluzojn te Tille…
    Ti je Munduar shume te “Mbledhesh” Informacjone se c´fare u tha per Fatos Nanon ect..por prape Krahasimi juaj eshte teper i Vogel…
    Je aq Bajate dhe i Peshtire, sa me Shkrimin tende KERKON TE Gjeshe nje Alibi-Shpetimi per Lulezim Spiunin, duke na thene se “Edhe te tjere Politiklane ” jane Akuzuar..por prape se prape kane Mbijetuar…
    Sa do qe te Perpiqesh ti…apo edhe Lolot e tjere te Bershes, ne Tirane apo dikush Tjeter ne TV-te Private, te Shfaqesoni Bashen..AI I KA BERE Gropen Vetes…Duke Punuar per nje Zyre SERBE NE Mitrovice..Qe ishte Seksjon i UDB-se…. Te tjerat i dini vete…Nje Gje ti Legen i Berishes, qe te Lante Bythen sepse ti ishe Nipi i Hysni Kapos:ME MIRE Mos HA Mute…duke u perpjekur te na Mbushesh Mendjen..lolo-Legen…Berisha-Basha..DIHEN BOTERISHTE QE JANE Spiun te UDB-se dhe si te Tille DO TE NDESHKOHEN…eshte vetem c´eshtje Kohe..lol

  22. shkodrani says:

    Ti more spurdhjak ke gjithe jeten qe hidhesh gur me gur dhe nuk lagesh,perkundrazi vegjeton dhe ne mes te luksit.Ashtu je mesuar,je parizien i vogel,ishe ne Paris,kur mjeku serb u muar me gjyshin dhe agjenti serb sillej per specializim dhe vinte vetem te shtunat te yt gjysh.Kur te la gjyshi,Sala te la kujtim doren e gjyshit,apo jo dhe ti nuk po ja harron ate perkujdesje prej agjenture dhe ende nuk te del fjale e keqe nga ajo goje e ndyre per ate felliqesire valixhedruri.Po na mbron edhe Lulin tani.Mbase dhe i bien ne qafe,por me ato qe shkruan,ja fut pordhes kot,nuk ke asnje bazament,pervec deshires per ta nxjere te lare.Por duhet te hedhesh poshte Milaimin e bellanicajve.Na shkruaj ndonje gje per Fazllicin,si dhe mos harro te na thuash,se kush e nisi taborrin e turpit ne Prishtine,Argiten me burre,grun e Lulit me te vellane etj,apo rastesi1

  23. jam grekqiri gabel says:

    Ja dhe Bythati, spermë komuniste, e bën të bardhën të zezë vetëm e vetëm që të dalë kundër Ramës dhe qeverisë.
    Këta nuk dinë fare të bëjnë opozitë, këta e quajnë bërjen opozitë vetëm e vetëm kur shajnë Ramën, asnjë ide të re, asnjë alternativë, asnjë kritikë llogjike por vetëm o burra të jemi kundër Ramës.
    Rama do plaket në pushtet me analista bythe të tipit Bythati.

  24. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh mjekrrosh mjekrrosh.. Harrove te fusje ne te nje ngjarje “de facto” qe ndodhi para syve tane. Ajo e firmosjes Anti-Kushtetuese te kufirit detar me Greqine. Po ajo c’fare ishte “zbulim” i poliagjentit te fundit te stilit Enver Hoxha ?!?! Mjekrrosh, para syve tane u firmos nje llokme heqje e territorit shqiptar me nje buzeqeshje qesharaku (alla Basha) dhe shtrengim duarsh (alla Saliu).. Apo e harrove kete ?!?! Je kopil i lezetshem ku fut edhe Ramen ne te dhe e krahason si ata te tjeret.. Ahh po flet per Nanon qe nxorren shishen e konjakut dhe u ulen kembekryq (takim zyrtar demek) dhe nga afshi i alkoholit la te pranohej se Kosova ishte komune Jugosllave dhe Sllobodani e pa kete si nje shenje se ne nuk kishim asnje interes per ate toke dhe c’fare do ndodhte me fatin e njerzve qe jetonin aty ?!?! Dhe nuk ishte rastesore qe as muaj fill pas ketij takimi ndodhi ajo mizori ne popullin kosovar. Apo eshte nje mit kjo qe po them qe po pinin si derra sikur ishin krushqi me ta ne ate kohe.. Apo ishte nje takim qe Sllobodani pa barometrin e perfaqesuesit te Shqiperise dhe veproi kur pa qe ne kishim nje pjanec qe udhehiqte pa vizjon per popullin e tij shqipfoles.. Ti mund te jesh nipce komunisti, por ishe nipce e defrimit te Enverit por jo ne c’fare besonte ai. Ju ishit zaret e tij te defrimit kur kthehej ne vile dhe kishte ditelindje dhe martesa. Ju ishit ata verdalle qe i zbukuronit pemen e Vitit te Ri Enverit. Por se c’fare besonte ai dhe punen qe bente ai, ju as ja kishit idene se ju i llustronit cizmet e udhetimeve te tij ne c’do cep te Shqiperise.. Rri o Nipce rri, mos krahaso Luanin me minjte e bodrumeve qe kane 30 vjet te shesin gjithshka per tu bere lidera edhe per nje pllembe toke..

  25. Gjumashi says:

    Futja e te gjithe politikaneve tane ne nje these, sic ben Andi ka prapaskene. Ai ne vend te “hulumtoje” si gazetar per “aferat” e fundit ndaj Bashes, i redukton ato ne nje politike te gabuar qe bejne kundershtaret politike te cilet e quane kundershtarin spiun apo agjent….Kjo behet me shume djallezi. Pra Andi as me shume dhe as me pak eshte kunder “vigjelences” dhe ne kete menyre ai me sa duket kerkon jo vetem te fshehi veprimtarine agjenturore qe zhvillohet ndaj vendit tone, por nga ana tjeter kerkon dhe fushe per vehte te trajtohet si gazetar me nje mendim “te vecante” ne trajtimin e agjentures se huaj. Mohimi i veprimtarise agjenturore te fqiqeve tane ndaj nesh, eshte sherbimi me i mire qe i behet agjenturave te huaja ne Shqiperi. Ndoshta ai mendon se “agjentura” eshte zanat si gjithe zanatet e tjera dhe ne duhet ta leme ate te lire ne demokraci.. Ndoshta ai ketu kerkon fush veprimi edhe per vehte…
    Ne vend te alarmohet dhe bej thirrje qe te hapen grupe pune dhe keto ceshtje te trajtohen nga organet kompetente, Andi mundohet te mbuloje punen agjenturore. Ai na tregon se kjo eshte thjeshte nje politike qe bejne politikanet dhe ne nuk kemi probleme agjenturore ne Shqiperi!!! Kjo , praktikisht eshte ne vazhden e politikes “armiqesore” qe PD dhe Sali Berisha e zbatuan qe diten e pare ne pushtet. Puna e pare qe bene ishte shkaterrimi I ushtrise dhe dekonspirimi I agjenteve tane, etj etj.. me justifikimin se ketej e tutje ne na mbron “NATO”. Ne thelb keto levizje te Sales beheshin per te fshehur gjurmet e veta. Te njejten gje ben edhe Andi sot. Duke nenvleresuar punen agjenturore ne Shqiperi dhe aq me teper duke “mersatarizuar” Saliun dhe Bashen nga nje ane me Ramen nga ana tjeter, synon te na tregoje ne se Sala dhe Basha eshte po aq spiun sa edhe Rama. Meqe ne themi qe Rama nuk eshte spiun, del qe edhe Sala nuk eshte spiun. Kjo menyre te menduari dhe analizuari veprimtarine armiqesore ne vendin tone, eshte jo vetem naïve por edhe armiqesore, eshte veprimtaria propagandistike qe sherbimet e huaja bejne kunder vendit tone per te na vene ne gjume dhe agjentet e tyre te bejne kerdine.
    Ti Andi nqs mendon se Rama eshte spiun sepse bisedoi per “shkembime” territory, duhet ta shtjellosh kete ide dhe te na spjegosh psh se pse “shkembimi” i territoreve eshte gabim.
    Nga ana tjeter nuk mund te thuash qe “shkembimi” i territoreve eshte njelloj si dhe Rrambujeja apo thyerja e embargos se NATOS nga ana e Sales, qe ne menyre klandestine ndihmonte Millosheviqin. Po keshtu nuk eshte i njejti problem edhe me akuzat qe behen sot ndaj Bashes.
    Ketu une nuk kam se pse te huj ne detaje, spse nuk kam kohe, por vetem po te them qe te futesh gjithe veprimtarine agjenturore ne thesin “politik” shqiptar eshte sherbim i pallogaritur qe i behet armiqeve tane.
    PS
    Edhe ti vet, me dashje apo pa dashje nxjerr fakte. Psh ti flet per Bashen se si eshte akuzuar per afere koruptive nga agjentura Ruse ne rastin e “financimit” te PD-se dhe po ashtu na flet perseri per Bashen qe duke punuar ne EULEKS, sipas deklaratave te Bellanices ka sherbuer Serbit duke zhdukur gjurmet e krimeve te ushtrise Serbe ne Kosove. Valle nuk te ben pershtypje qe faktet Ketu lidhen? Pra strumullari eshte Serbi….

  26. Babale says:

    Ore gomar! Bashen nuk e akuzon Rama per te gjitrha ato qe sot diskutojme, por e akuzojne viktimat e genocidit serb ne Kosove. E akuzon dora vete Milaim Bellanica deshmitari dhe autori i vidios se masakres se Krushes. Po paske qene qen, bir qeni more te lerofsha tet’eme,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje