Shqipëria pa president Republike, Ilir Metës i ka ikur mendja në drejtim të paditur

16 Nëntor 2020, 09:06Politika TEMA

Nga Idajet Beqiri

Mund të jesh “misionar” i antishqiptarizmit, mund të jesh shërbëtor i paguar i agjenturave të rrezikshme kundër Shqipërisë, shtetit shqiptar dhe popullit të tij…

Por kur arrin në një post kaq të lartë shtetëror, siç është President i Republikës, kushdo qofsh edhe i shkallës së avancuar të handikapatit, duhet të dali dikush të frenojë dhe t’i parandalojë çmendurit e përditshëm antishtet, siç i shfaq kudo Ilir Meta. Ai “de jure” është kryetar i shtetit në Shqipëri.

“De facto” ka ikur aq larg, sa është bërë një lolo pazari, me sjellje të një të sëmuri mendor, pa fre e kontroll, duke e përdhosur aq keq rolin e Presidentit të Republikës, sa çdo shqiptar mbetet i turpëruar në sytë e botës për një palo “President” të tillë që ka Shqipëria!

Nuk po përmendim dhjetëra e qindra akte, gjeste, vendimmarrje, dalje nga faza të Ilir Metës, me të cilat kemi qeshur dhe kemi qarë, sidomos me caktimin e datës së zgjedhjeve në tetor 2018, kur nuk iu bind asnjë shqiptar dhe nuk i doli as Monika në to, por po përmendim këtë çmendurinë e tij të sotme, të datës nëntor 2020, e cila duhet ndëshkuar ashpër dhe me reflektim dhe veprim mbarëkombëtar.

Të shtunën, ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Kastriot Islami, i cili, sapo ju fut në prehër Sali Berishës, ndoshta nga “zori” i Francës, dikur bashkë me të dhe me çorbë të njëjtë të prishur të ngrënë, ka shkarë aq shumë nga binarët, sa nuk mund të barazohet as me një qytetar të rëndomtë të këtij vendi! Del në rrugë pa maskë, duke thyer rëndë një Akt Normativ ligjor.

Del në Parkun e Kryeqytetit pa patur mjetin e identifikimit, i cili me ligj mbahet gjithmonë me vete. Kur punonjësit e policisë bëjnë detyrën dhe i vënë në dukje këto dy shkelje të rënda të ligjit, ky bishtbollan i Saliut dhe i Monikës, i kundërshton, duke mos iu bindur urdhërit të tyre. Këtë gjë e bën pikërisht ky ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka drejtuar votimin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe që “Mosbindjen e Urdhërit të Policisë ” ky Kod që ka miratuar “Kaçi i zi”, e konsideron vepër penale që dënohet me gjobë ose me burg.

Mirë, është e kuptueshme që këtij bishtbollani të Saliut, i ka ikur truri, sepse ka mbetur prej 8 vite si kau i ngordhur në brinjë, pa privilegjet e ndyra që zotëronte kur shpërdoronte pushtetin.

Po këtë palo President, ku e çon mushka qorre e Çepanit të Skraparit, që nëpërkëmb ligjet e shtetit shqiptar, veprimet e ligjshme, konform zbatimit me rigorozitet të kompetencave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke bërë deklarime të shëmtuara, antishtet dhe antiligj, sa janë të pafalshme edhe për një njeri me zhvillim të metë mendor? Si mund të jet në krahë të një shkelësi kaq të rëndomtë të ligjeve të shtetit, një President i Republikës?!

Lexoni titrat e deklarimit të Ilir Metës në televizione dhe shikoni shkallën e degradimit të plotë të tij! Si mund një kryetar shteti të katandiset deri në këtë shkallë ferexheje, sa ta kthejë Kryeministrin e Shqipërisë, të zgjedhur nga populli shqiptar, si “polic” që mori në polici një shkelës ordiner të ligjeve të shtetit shqiptar, siç është Kastriot Islami, në vend që ta përgëzojë Policinë e Shtetit?!

Çdo ditë që kalon, po del qartë që Ilir Meta, i ngarkuar prej vitesh me krime të rënda kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, posaçërisht në fushën e grabitjeve të pasurive kombëtare, të korrupsionit të dukshëm me pasuri dhe para marramendëse që disponon, ndonëse me një rrogë shteti, për të ruajtur kokën e tij dhe pasuritë që domosdo do t’i sekuestrohen, ka kaluar në ekstrem.

Me veprime direkte, ai çdo ditë po saboton autoritetin e shtetit shqiptar, po e bënë “lolo” Presidentin e Republikës në sy të botës, me qëllim që kur t’i hidhet nesër dora në zverk për të gjitha krimet që ka bërë, të justifikohet me “palo shtetin”, të cilin ai vetë me gjestet, veprimet dhe krimet e tij, po e katandis si mos më keq!

Në një situatë të tillë, ka ardhur koha që akademikët, profesorët e shquar të këtij vendi, burrat dhe gratë e familjeve të shquara të shqiptarizmit, të rinjtë dhe të rejat e kudondodhura në të gjitha hapësirat shqiptare, të mos e durojnë më këtë lloj poshtërimi që i bëhet shtetit prej handikapatëve të papërgjegjshëm të kallëpit të Ilir Metës, duke ndërmarr veprime demokratike, për t’i kapur prej leckash dhe hequr nga aty ku e dëmtojnë kaq rëndë Republikën e Shqipërisë, kombin dhe popullin shqiptar…

Koha nuk pret. Shqipëria duhet të ringrihet duke i varrosur shtatë pashë nën dhe pushtetarë të tillë të kallëpit “Alla Ilir Meta”!

20 komente në “Shqipëria pa president Republike, Ilir Metës i ka ikur mendja në drejtim të paditur”

  1. Saktë në çdo fjalë dhe rresht Avokan. Monstrës prej Çepanit të Skraparit i duhet vërtetë ti “thyhet kafka” nga Kaç Islami, nga Kaçi i Zi. Sa me shpejt sebashku me Sali Berishen patjeter se te dy nje MORTJE jane per shqipetaret dhe Shqiperine.
    Te tjeret me pas do dhihen fare per breza e breza e nuk do mund te bejne qofte dhe nje gafe ne te folur e jo me hajduteri dhe vrasje, shpifje e kercenime si Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe kopeja Partive qe ju shkon nga pas.
    Vetem me sakrifica te pastrimit “On General” te MORTJEVE te tilla, arrihet Demokracia e vertete ne Shqiperine Post Komuniste te pas 1991.

  2. Te gjithe qytetaret qe shetisin nga liqeni duhet te kene kujdes kur shohin Kaçin se eshte pa maske dhe te kafshon eshte pa maske dhe hungerin ben Hammm haaammmm, po u kafshuan duhet te bejne menjehere tetanozin

  3. Bureto says:

    Pavarësisht presioneve diplomatike të supozuara, si gjithmonë në emër “të stabilitetit”; pavarësisht opinionit t Venecias, që gjithsesi pranonte se Meta e kish shkelur Kushtetutën, por jo aq “rëndë”; pavarësisht mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila qëllimisht u sabotua prej tij, Ilir Meta për të kaluarën e tij si hajdut, duhej të ishte në burg, ndërsa për të sotmen për dhjetra shkelje dhe sjellje aspak dinjitoze për rolin e presidentit, nuk duhej të ishte në zyrën e kryetarit të Shtetit. Ndaj procedura e nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij kurrësesi nuk duhej ndalur. Asnjë arsye e brendshme apo e jashtme nuk justifikon që ne si shqiptarë të kemi për një “kafshë” të tillë politike për president. Turpi aq sa atij i ka mbetur le të qëndronte në atë detyrë aspak të merituar, por të qëndronte si president i shkarkuar. Kjo për shkak të Kushtetutës, se për popullin jo që nuk duhej të ishte aty, por përkundrazi duhej të ishte prapa hekurave. Turp për Parlamentin, turp për Edi Ramën. Dinjiteti i kombit dhe vendit, nuk duhet të përdhoset kaq poshtërsisht për hatër të politikës së ditës në luftën për pushtet. E përsëris, turp për Edi Ramën. Minimalisht, së paku, duhej moralisht të shlyente gabimin që bëri në 2017, duke e çuar këtë sharlatan pervers, aty. Populli thotë: “Më mirë djepin bosh se djallin brenda”.

  4. vlora says:

    Ilir Meta eshte ai qe eshte.Arsimin e larte e mori duke qene deputet pra meret me mend arsimimi i tij dhe zhvillimi i tij duket kur flet me rokje.Edi R AMEN KU E COI MUSHKA QE E CAKTOI PRESIDENT.Shenjat e para ky i dha pa u bere betimi ne fushaten zgjedhore .Ai duhet ti kishte bllokuar betimin thjesht duke mos u paraqitur ne kuvend dhe presidenti te zgjidhej ne legjislaturen tjeter,por Rama duhet te kishte bere pazar me kete hajdut dhe ja dha peshqesh popullit.Ky eshte presidenti me i eretqe ka pasur dhe besoj do kete ndonjehere shqiperia.Vetem mjafton video qe eshte kapur ne vjedhje per ta perbuzur si njeri

  5. Dee says:

    Beni denoncime perveç shkrimeve.

    1. Pensionist says:

      Avokati i njohur flet per nje fakt! Ky fakt eshte poshterues per çdo shqiptar dhe kete poshterim na e ben peshqesh presidenti nga Çepani.
      Çepani ka patur burra, qe e kane nderuar dhe e nderojne perhere, e ngrenë lart dhe jane frymezues. Midis tyre permend Njazi Çepani-n, luftetar dhe ushtarak me emer, gjeneral.
      Po ky mender president, me pamje si dervish kopshti, nevrik dhe i semure psiqik, pa bere asnje lloj pune produktive, i akuzuar per krime, ka dale nga faza dhe duket, qe i ka hyre vetja ne qejf, mbron shkelesit e ligjit, shet shtetesi e pasaporta per te huaj, duke shkelur Kushtetuten dhe se bashku me gruanburre jane bere te pështirë dhe te padurueshem.
      Presidenti duhet ne menyre urgjente te zgjidhet nga populli dhe jo nga pazaret ne pallament.
      Ka ardhur koha te therrasim:
      Poshtë presidenti!

  6. Franci says:

    JAM SHUME DAKORD Z.BEQIRI PER GJITHÇKA PARASHTRONI NE KETE SHKRIM, POR DUHET TE TREGOHENI ME I HAPUR DERI NE FUND.
    QENDRIMI AKOMA NE KARRIKEN E PRESIDENTIT TE NJE NJERIU QE NA TURPERON NE TE GJITHEVE ESHTE PERGJEGJESI E MADHE E PS JO VETEM PER FAKTIN QE E VENDOSI POR ME KRYESORJA QE E MBAN AKOMA.DHE DUHET TE DIME QE BEMAT E ILIR FLORIRIT DERI SJANE ASGJE NE KRAHASIM ME ATO QE DO TE NA SHOHIN SYTE ME VONE !!!!
    MENDONI QE NEQOFTESE PS FITON ZGJEDHJET NE 25 PRILL AI DO DEKRETOJE QEVERINE E RE ? E SIGURTE QE JO E DO TA ÇOJE GJENDJEN DERI NE TRAZIRA.E PERGJEGJESINE ATEHERE NUK DO TA MBAJE AI POR PS.PRANDAJ MAZJHORANCA DUHET TE GJEJE NJE ZGJIDHJE SA NUK ESHTE VONE.
    NUK MUND TE QENDROJE ME NE KARRIKEN E PRESIDENTIT NJE NJERI QE :
    1.KA VJEDHUR FLORIRIN E POPULLIT SHQIPTAR DHE NISUR NGA KJO MIKU I TIJ BERISHA I KA VENE EPITETIN” ILIR FLORIRI”
    2.ESHTE CILESUAR NGA BERISHA DHE NDERKOMBETARET SI POLITIKANI ME MAFIOZ NE BALLKAN, KONTRABANDIST DROGE E PROSTITUCIONI.
    3.KA PASURI MARRAMENDESE TE PA JUSTIFIKUAR.
    4.KA VRARE 2 QYTETARE ( PO SIPAS BERISHES NE PARLAMENT) E KA ZHDUKUR KUFOMAT PAS MALIT TE DAJTIT.

  7. Lloji says:

    Fale gomarllikut te Rames e kemi peshqesh handikapatin, dhe floririn tone ne postin me te larte dhe qytetar te pare, pra si qytetarin nr-1 te Shqiperise!
    Ky eshte poshterimi me i rende i mundshem qe mund ti behet nje populli, plus qe ky idiot President ben ç’do gje kundr rrymes ne menyre qe te jete akoma me i urryer si menyre hakmarje kunder qeverise mund te thuhet….(!)
    Ne nje vend normal ne testin e pare te psikologut do ish mbyllur e izoluar jo vetem nga fungsionet publike por dhe nga shoqeria si nje Sociopat impulsiv dhe i paparashikueshem, faleminderit Rama per dhuraten e munguar✌️

  8. SADIU says:

    Vajti i mori dje se i kishte lene ne Çepan.

  9. Pidhar Nderkombtar says:

    President aventurier.

  10. Shenjestra says:

    Te lumt zoti Mero.Ja ke qepur brinj me brinj ketij palo president me kete shkrim brilant.Sot shqiperia eshte pa president.

    1. Je nje kopil i Temas says:

      Shume e bukur kjo, duket ju keni lexuar artikullin, por nuk keni lexuar kush e ka shkruar. Ose jeni kopila te temes, qe nje marrezi te tille e beni per klikime. Ndersa autori, i cili per nga menyra se si shkruan nuk kalon pertej pragut te nje punonjesi vatre kulture, i cili vec formave te edukimit nuk dinte te shkruante tjeter gje, i kujtojme se ngaterron fjalen ‘ferexhe’, nje rrobe qe mbulojne fytyren grate me bindje muslimane, me fjalen ‘derexhe’, qe ketu do te merrte kuptimin ne shqip te fjales ‘gjendje’.

    2. Mesuesi says:

      O @Shënjestra or djalë, nga entusiazmi ke gabuar shënjestrën. Shkrimin e ka bërë av. Hidajet Beqiri dhe jo Mero. Tung!

  11. Luli says:

    Politika eshte tamam si (Kurvat) thote populli Edi Rames i duheshe nje president i tille Budalla,Hajdut, Injorant nga cepani i Skraparit
    Keshtu ai i tha popullit Shqipetare : Shikoni se cila eshte partia politike LSI dhe Kryekari i kesaj partije
    Populli e kupton dhe e shikon se kush eshte Ilir Meta ( Injorant i gjithanshem ) duke mbajtur edhe tradhetaret e tjere dhe hajdutet e tjere prane tije per te mbrojtur ato qe ka vjedhur vete
    NUk ka faj Edi Rama per zgjedhjen e tij, Ai e beri per ta hequr qafe kete bare te keqe dhe armik te Shqiperis dhe te Democracise qe po ndertohet pak e nga pake ne Shqiperi

  12. kastro says:

    Ky legen i zi,eshte prova me e mire se edhe shkollimi tu ktheka ne boomerang.U ngjit fare lart deri ne maje,por nuk i mjaftoi shkolla qe te parashikonte pikiaten.Shikojeni ku eshte sot,me ke ha e pi e rri.Mjerim.Tregues skandaloz i qyteterimit qe aspirojme.Ka studjuar me vite jashte me para publike,eshte bere milioner po me para publike dhe as ja ndjen fare kur injoron policet ne detyre.Ashtu si ky malukati tjeter.Paraja,interesi,ofiqi…te cburrerojne,te qij.e nenen,bile dhe motren e gruan.Pervers.Gjithsesi u mesuam me monstra,jemi lekuretrash!

  13. jam grekqiri gabel says:

    Do doja të shtoja diçka, të shprehja zemërimin dhe indinjatën time por të vetmet fjalë që më dalin nga goja për të shkruajtur janë; Kaçi rrugaçi dhe Like bajga. Kaq!

  14. Hydajeti says:

    O SPAK ku je fshehur qe te ngritem me shume mundime dhe na shkove dem mundin e zahmetin per ty eleminuam dhjetra gjugjtare e prokuror preendojme te marrim dhe gjaun e vjedhur prej vitesh ketij populli.Hapi syte se ska qfar te ben me Saliu brek grisur as Meta i katandisur dhe tregoje vetene.

  15. Shefkiu says:

    “Koha nuk pret. Shqiperia duhet te ringrihet duke i “VARROSUR SHTATE PASH NEN DHE” pushtetare te tille te tipit “Alla Ilir Meta””
    Kjo gjuhe eshte e pashembullt. Keshtu eshte folur vetem ne kohen me te zeze te luftes se klasave, ne vitet 1966-67. Si mundet te botohen artikuj me te tille gjuhe? Ilir Meta eshte Presidenti Republikes. Per aktivitetin e tij ai mund te meritoj cdo ndeshkim ligjor, theksoj ‘LIGJOR’, nga organet e ushtrimit te ketij pushteti, por qe te ngrihet nje mbeturine komuniste dhe me nje gjuhe staliniste te te kerkoje futjen shtate pash nen dhe te dikujt, kjo kalon cdo kufi. Te mos u mjaftojne as 75 vjet ketyre zagareve komuniste per te kuptuar se gjuha e urrejtjes nuk te con asgjekundi? Me urrejtjen e pashembullt per te ligen, a mos e shkulet ate nga gjiri i shoqerise? Ilir Meta eshte nje nga tuajt, o Idajet Beqiri, eshte edukuar si dhe ju, pra eshte simbol i ‘njeriu i ri” qe me aq mund ndertuat, Fytyra e tij dhe jotja, o Idajet, jane fytyra e vertete e komunizmit, hipokrite ne cdo qelize. Ju e zini ne goje atdheun vetem per te mbuluar maskaralleqet qe beni, O Idajet, o bajge e pandreqshme enveriste!

  16. saliu says:

    nje gje duhet te di,a perben shkelje penale (se ato etike per nje president e morem vesh si ky) qe nga karrikia presidentale zhvillon nje” lufte”me vertete banale.A justifikohen pagat dhe shpenzimet administrative peRGJATE kesaj “lufte”.Mendoj qe parlamenti duhet te miratoje ligjin absolutisht sipas se ciles te percaktohen edhe detyrimet (ne vecanti ky personazh komik) te mos pjese mos ushtroje funksione publike kur te mbaroje mandatin presidencial.M e te certete nuk po durohet ,ky nuk po ndjek shembullin e presidenteve te meparshem lerhashto kety saliun sesa dinjitoze ishin.

  17. saliu says:

    nje gje duhet te di,a perben shkelje penale (se ato etike per nje president e morem vesh si ky) qe nga karrikia presidentale zhvillon nje” lufte”me vertete banale.A justifikohen pagat dhe shpenzimet administrative peRGJATE kesaj “lufte”.Mendoj qe parlamenti duhet te miratoje ligjin absolutisht sipas se ciles te percaktohen edhe detyrimet (ne vecanti ky personazh komik) te mos pjese mos ushtroje funksione publike kur te mbaroje mandatin presidencial.M e te certete nuk po durohet ,ky nuk po ndjek shembullin e presidenteve te meparshem perjashto kety saliun sesa dinjitoze ishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje