OSBE ka prezantuar sot si ambasadorin e ri në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, i cili ka karrierë 23-vjeçare në shërbimin diplomatik italian.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e OSBE-së në Tiranë , ndërsa jep dhe një biografi të diplomatit italian.
“Le t’i urojmë mirëseardhjen Kryetarit të ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco.
Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi.
Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.
Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.”– shkruhet në faqen zyrtare të OSBE.
(TemA)
Nuk ka universitet ne Bryzh ose Bruge mos ashte lathitje e atij qe ka perkthyer por as kolegje ne rang universiteti por eshte nje shkolle e larte qe tash 8 vjet jane perfshire ne sisteme universitare te universiteteve te ndryshme ne Belgjike
O i shkreti, c’ ka per te hequr nga Berisha, Meta, Basha dhe Mona….