Kancelari i Austrisë, videokonferencë me Ramën: Folëm për luftën e përbashkët kundër terrorizmit e ekstremizmit, pandeminë dhe mbështetjen për në BE

16 Nëntor 2020, 10:34Politika TEMA

Lufta kunder terorrizmit dhe skstremizmit te dhunshem, nismuar nga ngjarjet me te fundit ne Vjene, perballimi i pandemise dhe ndihma austriake per integrimin e Shqiperise ne BE, kane qene objekti i nje komunikimi live mes kreut te qeverise shqiptare dhe kandelarit te Austrise diten e sotme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, njëkohesisht dhe kryetar i OSBE, ka zhvilluar sot një takim permes monitorit me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Lajmin e ka bërë me dije vete Kurz me anë të një postimi në ‘Twitter’. ku shkruan se me Edi Ramën kanë biseduar për luftën e përbashkët kundër terrorizmit e ekstremizmit dhe perballimin e pandemisë së Covid-19.

Ndër të tjera Kurz i ka shprehur Ramës mbështetjen për intergrimin e Shqipërisë në BE.

“Sapo pata një videokonferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama  mbi luftën e përbashkët kundër  terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë #COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në  BE,” shkruan Kurz.

1 komente në “Kancelari i Austrisë, videokonferencë me Ramën: Folëm për luftën e përbashkët kundër terrorizmit e ekstremizmit, pandeminë dhe mbështetjen për në BE”

  1. shenjestra says:

    Shume mire.Trim i mire eshte me shok shume.Edhe Edi Rama ka miqesi me shume vende te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje