“Cicërimat”, Basha: Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit. Rama: Dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë

16 Nëntor 2020, 16:08Politika TEMA

Ka vijuar edhe sot përplasja me “cicërima” në Twitter mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje.

Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të  mendojë se nuk mund të jetë ndryshe.

Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”- shkruan Basha.

Teksa riposton Twitter-in e Bashës, kryeministri Rama shkruan ”…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje