Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter i është drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar që të dalë dhe të flasë vetë në lidhje me akuzat për videon e Krushës.
Teksa i kujton se akuzat per Kosoven nuk ia ben ai si kryeminister por deshmitaret, Rama i ben thirrje Bashes qe te lere dokrrat me konspiracione, pasi eshte nje kundershtar i lehte!
Postimi i Ramës:
Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë!
Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!
Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon?
Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!
Hahaha, dil e spjegohu, thote. Po si ta beje, kur nuk eshte spjeguar ndonjehere tjetri?
Bravo. Hallall kolos
i Nderuar Edi Rama:Nuk Presim nga Basha te dale, qe ti thote Miletit Shqipetare Asgje nga ato qe thoni ju, dhe une dhe Miljona Shqipo..
1.-C´fare Thote “Maliqi-Ligj” ne Shqiperi per PERSONA, te tille me Precedente te tilla si i Bashes qe eshte AKUZE PER TRADHETI KOMBETARE??
Lere Facebook..dhe Twitter..por duam te Shikojme Hekura ne Duar te Bashes..dhe Berishes…Gjaku i atyre qe Vrane Serbet ne Kosove nuk eshte Thare…dhe kerkojne Shpagim….
2-Si munde te Uleni ne nje Tryeze Bisedimesh, apo ne Parlament me nje SPIUN SI BASHA z.Rama??Kerkojme te veproj Shteti??
3-Si nuk doli nje Prokuror ne Shqiper, dhe KREJTE I PAVARUR Te therrese Bashen si te Dyshuar????????????C´fare Burra ka “Drejtesia” Shqipetare??
LULUSHE LUME PËRRUA,
ÇAR TË GJETI , E URUAR;
MJERË TI , MJERË KUSH T’VUNI,
SOT A NESËR VALON DRUNI .
E KOM DIT JE GINJESHTARE,
E KOM DIT S’E HA PUNËN FARE,
E KOM DIT KE FRIKË DHE STRUKESH
POR KOSOVËN MOJ MATUFE,
NGATËRROVE?!?!TRADHËTOVE?!?!
PA GUXOVE E MOHOVE?!?’
PO DO VETEN TË PASTROSH
PO DO NJERËZIT TË QETËSOSH,
DIL PËRBALLU SY MË SY,
NJË DHE NJË, BËJNË DY !!⚖️⚖️