Pandemia, Meta hedh në "sulm" Panaritin: Presidenti ia kërkoi qeverisë trajtimin me oksigjen në shtëpi, pse s'bëhet vaksina e gripit stinor?

16 Nëntor 2020, 19:30Politika TEMA

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti që prej pak ditësh mori detyrën e re të drejtorit të kabinetit të Presidentit Ilir Meta,

ishte i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetarit Endri Xhafo, ku kërkoi shtimin e testeve për të zbuluar të infektuarit dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe ndryshimin e protokollit për trajtimin në shtëpi, në fazë të hershme të të prekurve.

Për Panaritin, trajtimi me oksigjen duhet të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim. Panariti kritikoi qeverinë për menaxhimin e pandemisë dhe kërkoi bashkëpunim të ekzekutivit me presidentin për të përballuar më mirë sfidën.

Ne jemi ende me kapacitete të mangëta. Nuk është bërë mjaftueshëm për protokollin e trajtimit të pacientëve në shtëpi dhe aty kemi një çorientim dhe konfuzion, çfarë duhet të bësh duke pritur rezultatin e tamponit, pasi ka një kohë pritje që është goxha e madhe dhe mund të mundësojë që pacienti ta transmetojë infeksionin, por edhe e pengon atë të marrë masat e nevojshme që në fillim.

Presidenti ka komunikim me qeverinë, ka informacion. Presidenti ka insistuar që trajtimi të fillojë  nga shërbimi parësor, mjeku i familjes, që në shfaqen e simptomave, të japë asistencën e parë me trajtimin me medikamente, një pjesë e familjeve e kanë të pamundur për ta përballuar.

Për kategori të veçanta, si të moshuarit, që mund të kërkojnë trajtim më të dedikuar, që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, diabetikët, apo ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë nevojë për medikamente shtesë.

Shërbimi parësor të jetë më proaktiv. Unë kam hedhur idenë që në simptomat e para, trajtimi me oksigjen të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim” tha ai.

4 komente në “Pandemia, Meta hedh në “sulm” Panaritin: Presidenti ia kërkoi qeverisë trajtimin me oksigjen në shtëpi, pse s’bëhet vaksina e gripit stinor?”

  1. keqardhje says:

    O Mero, eshte veteriner ky dhe i ngaterron njerezit! E dija per burre te mire se ishte nga Panariti dhe kam njohur personalitete njerezore prej andej, por si u kthye njeriu; viktime e nje idioti si Ilir Meta. Turpin eshte pak pak.

    1. sokoli says:

      Burre i mire qe por rruges deri diku i doli perpara nje udhekryq ku duhet te zgjidhte rrugen e ndershme apo fitimin e paligjshem dhe te padrejte , dhe ky Panariti , qe per cudi rjedh nga nje zone qe JU mor zotni keni njohur personalitete te larta pa interesin e tij ,fitimin e piste perpara punes se ndershme . Kjo e para dhe e dyta te kesh turp sot do te thote te kesh cipe ne fytyre , JU mor zotni i njifni per njerez te ndershem Panaritin dhe padronin e tij ??? Pastaj ka dhe kusure te tjera ………
      E strehoi Panaritin hajduti Meta ne presidence , sa njerez mund te strehoje ky qelbesire ne presidence ??? Biznesin e tij e ka ?? dhe nga dalin rogat e majme qe marin atje ?? Qeveria interesohet disi per keto ?? Dhe pse ben veshin e shurdher ??? Po te llogaritesh sa kelyshe dhe bushtra jane mbledhur ne presidence do te japin pershtypje qe kemi te bejme me nje presidence te nje shteti potent si Gjermania Franca ose Britnia e Madhe , dhe jo nje shtetqe po i bien breket rruges nga moskamja …….Keto jane shqetesuese , lere Pnaritin , ai u prish per tu mos u regulluar kurre me …….hajduti i Cepanit eshte i zgjuar , me nje goditje vret jo nje po 5 zogj , dhe mban reth vetes garden e tij te veter , dhe i paguan nga buxheti i shtetit , dhe organizon shtabin e se nesermes , ka hequr dore hajduti nga ushtrimi i detyres se presidentin , ka kohe qe meret me zgjedhjet e ardheshme …..ehhhh mor zotni ……nejse …. te me falesh po te lodha ………… tung

  2. Panariti , doktori i gamorëve ? says:

    O idiot! Oksigjen në shtëpi !?!?

  3. Gimi me tha mua atje te 700-cja says:

    Hajduti strehon hajdutet ne presidence …….e ka degraduar presidencen ne grade te tille te duket sikur e ka biznesin e tij familjar …….plera , deri kur ???? 2022 eshte ends larg , qeroheni ndyresiren se na u be shume i neveritshem…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje