Vetëflijimi në Kombinat, flet për herë të parë Blerta Josifi: Unë u izolova e para por jo aq drastike sa Anisa, ne lexonim shumë

16 Nëntor 2020, 13:32Kronika TEMA

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

Në intervistën për “Shqipëria Live”, Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

Blerta Josifi: Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë.

Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj.

Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.

Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.

Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.

3 komente në “Vetëflijimi në Kombinat, flet për herë të parë Blerta Josifi: Unë u izolova e para por jo aq drastike sa Anisa, ne lexonim shumë”

  1. Bato says:

    Me sjelljen e saj duket qe shendeti i saj mendor eshte i demtuar rende. Ne vend qe ta mbajne nen kujdes mjeksor ne ndonje spital neuro psikiatrik, i hapin dyert e medias?!!!

    1. xx says:

      cfare plehrash lexoje moj Blerta.Ku i kishe mendt qe te kuptoje realitetin?/ kaq mendjelehte?? Vertet ke menduar se do te riktheheshe??? Sado propagande te behet per gjoja vdekjet dhe me vone ringjalljen,mos i besoni o njerez,.

  2. Tjeter auto e tjeter afto says:

    Fol shqip o gazetar qe kujton se di edhe greqisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje