Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump është i bindur se do të drejtojë edhe për një mandat të dytë

16 Nëntor 2020, 09:02Bota TEMA

Në një moment kur vetë Trump e la të hapur mundësinë e kalimit të pushtetit nëse certifikimi final do dtë ishte i tillë, stafi i tij këmbëngul në faktin që zgjedhjet kanë probleme dhe Trump është fituesi i vërtetë i tyre.

E tillë ishte dhe deklarata e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, për një program televiziv.

“Besoj se Presidenti Donald Trump më 20 janar do marrë pjesë në inaugurimin e tij”, iu përgjigj Kayleigh McEnany pyetjes nëse presidenti do të marrë pjesë apo jo në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden.

“Presidenti Trump është i bindur se do të jetë në atë post dhe për një mandat të dytë”, tha McEnany.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje