Maqedonia e Veriut nxjerr bilancin e 24 orëve të fundit: 1.134 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale

17 Nëntor 2020, 14:36Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara në qendrat për COVID në spitalet e vendit kurohen 549 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për coronavirus.

“Në spitalet e brendshme ka rreth 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet të lirohen të tjerë nga pacientët që janë shëruar. Të gjitha departamentet klinike disponojnë me vende në të cilat ka edhe aparate për oksigjen”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë edhe përkundër valës së madhe të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, MSH është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë do të zgjerojnë kapacitetet për pacientët me coronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje