Nga Bledi Lumani
Në disa faqe online në Shqipëri, kryesisht në ato që paguhen nga PD, ka nisur një fushatë e ethshme sulmesh kundër dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, i cili thotë se i ka dorëzuar kasetën origjinale të filmimeve që ka bërë për masakrën, Lulzim Bashës.
Melaim Bellanica e ka denoncuar këtë fakt që disa vite më parë.
Por atëhere, mediet shqiptare, që i ka “blerë” Rama të gjitha, nuk e pasqyruan fare si lajm.
Ato që e botuan numëroheshin me gishtat e dorës, ishin vetëm një apo dy medie.
Këtë radhë ka ndodhur krejt e kundërta, duke parë edhe ngjarjet që po zhvillohen në Hagë.
Dëshmia e Bellanicës është kthyer nga Top Channel, duke parë zhvillimet e fundit, në lidhje me hetimin e UÇK-së.
Dhe ka sens, që dëshmia e tij të rikthehet, pasi ka lidhje me aktualitetin politik në Kosovë.
Rikthimi i kësaj dëshmie ka tronditur aq rëndë Lulzim Bashën (i cili, edhe nëse nuk ka lidhje me këtë kasetë, prapë është në një situatë të vështirë, pasi ka hetuar për “krimet” e UÇK-së), sa ka lëshuar gazetarë e medie që figurojnë në borderonë e pagesave të kunatit, të merren jo me akuzat, por me vetë Melaim Bellanicën.
Ky i fundit, nga viktimë e terrorit serb, tani është kthyer në viktimë të sulmeve të paprecedenta mediatike, si një njeri i marrë, që sheh ëndrra me sy hapur, apo më keq, si një i paguar nga Edi Rama, që të përflasë Lulzim Bashën.
Fakt është, që akuzat e tij publike ndaj Bashës, janë bërë vite më parë në një TV në Kosovë, kur askush nuk e njihte dhe askush nuk e kishte kontaktuar nga Shqipëria.
Pra atëherë kur nuk ishte “blerë” as nga Rama, as nga Top Channel.
Në Shqipëri, këto akuza i kanë “zbuluar” vetëm këto ditë, kur është vënë në lojë “nderi” i Lulzim Bashës.
Dhe e kanë kthyer këtë të fundit, nga të akuzuar, në viktimë të një komploti të madh serbo-rus, e kush e merr vesh tjetër.
Melaim Bellanica ka parë tmerrin me sy dhe pavarësisht se rrezikonte jetën, ka pasur guximin të filmojë atë që ndodhi, për t’i treguar botës krimet e serbëve.
Ndaj kush merret me të, duke e trajtuar si të çmendur apo të blerë nga Rama, duhet ta mendojë njëherë këtë fakt.
Ndryshe nga ai, Lulzim Basha është njeriu që ka shkuar në Kosovë të dokumentojë “krimet” e UÇK-së, për t’ia treguar botës.
Kjo është një diferencë e madhe mes të dyve, edhe nëse kaseta nuk do të ekzistonte fare dhe do të ishte një trillim i Bellanicës.
Fakt është, që Lulzim Basha nuk e fshin dot të shkuarën e tij, me apo pa kasetë.
Dhe në këtë pikë, Melaimi nuk e ndihmon dot!
BASHA QERROHU !!!!!!
O Bledi. Po ai personazh (Melaimi) edhe mund të ketë halucinacione përderisa ka thënë që bisedon me të vdekur natën . Për më tepër ish deputeti i Partisë Socialiste (PS) ka deklaruar që kasetën e mori BBC. Kështu që nuk është fare habi që t’ja këtë futur kot me kasetën.
Kurse në lidhje me ‘krimet’ e UÇK që po përmend zotrote, edhe sikur të jetë e vërtetë (që prapë nuk është provuar) , çfarë faji do kishte Basha ?? Nqs UÇK ka kryer krime gjatë luftës duke vrarë robër apo tortura njerëz , të cilat njihen si krime lufte, atëherë patjetër që lidershipi i saj duhet të mbajë përgjegjësi, dhe këtu nuk ka lidhje Basha apo një tjetër që mund të ketë kryer hetime. Nqs nuk i kanë kryer këto krime që akuzohen atëherë akoma më mirë, do dalin me të pastër e të fortë nga pricesi. Apo ti thua meqenëse UÇK është krahu jonë shqiptar , ne shqiptarët duhet të mbyllim sytë e veshët e gojën edhe po ditëm gje. Le t’i kapi bota krimet , jo ne. Hajde mendje hajde . Pse kështu funksionon demokracia perëndimore ?
shume bukur e ke shkruar more Artan – por ne analogji – perse Basha dhe te tjere nuk dalin ballazi perpara gjykates sone te gjykohen per krimet qe akuzohen se kane bere ne Shqiperi – dhe nese vertetohet se jane te pafajshem – hallall; biles une them qe Basha duhet te shkoje ne Hage dhe te deshmoje per “punen/detyrat” qe ka mbuluar gjate asaj periudhe, sepse mund te ndihmoje me faktet qe ka mbledhur kunder shqiptareve
jemi mesuar ne Shqiptaret ti bejme gjerat me dy standarte – sipas interesave
Basha Qerohu eshte shume PAK. Ky Delenxhi do bere Kaçamak e te Sikteriset nga syte Kembet .Edepsez i Pashembellte.
Problem i madh ne shqiperi sot eshte kriminalizimi i mediave.Pas vetingut ne drejtesi dhe politike eshte urgjene nje veting per gazetare qe mbrojne politikane te inkriminuar dhe frymezojne krimet qe bejne disa politikane.Kane mbrojtur paturpesisht ngjarjet tragjike te 97, kane mbrojtur vrasjet e Gerdecit e 21 janarit ashtu sikurse mbrojne dhe sot pa u skuqur aktivitetin e Bashes kundra UÇK.Dhe kundrejt pagesave te majme ata sot jane me vila e pasuri marramendese.E pa pike turpi thuhet qe Rama ka kapur median.
Keta gazetare te inkriminuar njihen nga te gjithe si :
1.Fahri Balliu
2.Blendi Fevziu
3.Enton Abilekaj
4.Arian Çani
5.Qim Peka
6.Sonila Meçe
7.Eni Vasili
8.Andi Bushati
9.Andi Bejtja
10.Armand Shkullaku
11.Robert Rakipllari
12.Agron Gjekmarkaj
13.Fatos Lubonja etj.
Na thoni kush prej ketyre i sherben Rames ?
Lista eshte e plote; por mua me cudit nje figure e re e medias – Abilekaj , qe eshte shfaqur muajt e fundit; nga nje gazetar ordiner, me buze te fryra dhe mendje e logjike idiote, pa pike turpi, ben karagjozin dhe ofendon shqiptaret me servilizmin e tij ; dhe nuk i shkon se eshte nga Laberia, por para parase jane dhjere edhe burra me te mire; ne fakt, ne liste mungon edhe A. Cipa, Por ai nuk del hapur, por ben kamaleonin – dhe ka zgjidhur ngryren -gri te erret.
Humbja e kasetës është humbje e madhe për drejtësinë. Por jam i bindur që mos ta kishte dorëzuar kasetën Bashes ky do gjindej diku mes shkurreve i vrarë si Trebicka.
Kaseta ndodhet ne arkivin ushtarako politike te Beogradit.Ai ruhet bashke me studimin e Cubriollovicit.Kjo do te vertetoj se si eshte zbatuar Ky studim ne praktike.Per ta cuar kete kan ndimuar dy persona njeri quhet Lulzmovic dhe tjetra eshte nje grua me emer Argitovic Per nje shume te vogel 1.5 miljon $ qe I kan ndar bashke si vllezer.Per kete mund te ndihmoje Iluminati dhe z.Alfredovic Cakovic per ta kthyer kaseten lulovicit.Kjo kasete do te perdoret nga ILUMINATI PER TE FITUAR ZGJEDHJET E 25 Prillit I degjuar i Beogradit Lulush Bashovic.Pte realizuar kete operacjon do te duhen ca fonde secrete qe mund te dergohen nga nje kompani Ruse nga fondest e Putinit.
Nuk besoi te kete media me te keqe ne bote si mediat shqipetare.Ato i fryjn zjarrit pr t’a ndezur se sa per t’a shuar.Ato jane te inkriminuara e te paguara nga Sali Berisha,Meta,Basha,Fallxhorja te cilet mbulojn krimet e tyre ne menyren me te keqe.Ata mbulojn katrahuren e 97, duke then se nuk e beri Saliu por Ps-te,grushtin e shtetit ne 98-ten nuk e beri Saliu por ps-te,gerdecin nuk e beri Saliu por PS-te,vrasjen e kater demostrueseve ne bulvard ne 21 Janarit nuk e beri Saliu por Edi Rama,vrasjet si Azem Hajdari,Kostea Trebickes,Sokol Olldashit e te tjera krime makabre te saliut i mbulojn pikerisht kete gazetar e analiste qe paguhen nga pd.ke dhe LSI.Edhe sot ata kerkojn te mbrojn Lul Bashen per krimet ne Kosove duke mohuar kaseten e Bellanices qe eshte nje fakt i pamohueshem dhe nuk mund te mbulohet dot.Edi Rama ka lene nje thenje te madhe,gozhde,gazetaret dhe analistet ne shqiperi jane fundi i kazanit.Megjitheate,populli e kupton te verteten dhe qendrimi absurd i mediave te shitura te opozita nuk ngre pesh fare.Populli nuk ja jep voten Berishe,Bashes kurre,Metes apo Fallxhores,se,jane kriminela dhe te pasinqert ndaj popullit.
Z.Mero kam nje pyetje per ty dhe gazetaret e tjere :eshte e pabesueshme qe nje shqiptar 23-24vjece ne ate kohe si Basha apo te tjere te mernin nje dore te mire parash per shembull 1000000 $ per;sherbime: extra ju duket e pabesushme??por beni nje llogari te thjeshte kur u bene milioner ata per 4 -5 vjete Basha e kompani..??? Me duket se ka ndodhur dhe here te tjera qe pasi kane bere ca para kure kane qene te rinje dhe pastaj jane mare me politik Apo jo Z .Mero shife njehre kete option.