Shqipëria luan ndaj Bjellorusisë shanset për të zënë vendin e parë në Ligën e Kombeve, teksa së fundmi janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Edi Reja ka bërë disa lëvizje nga ndeshja e kaluar me Kazakistanin.
Ndryshime të cilat janë të detyruara, por edhe zgjedhje teknike e italianit.
Kështu, Reja ka ulur në stol Uzunin i cili në ndeshjen e fundit ishte jashtë rolit të tij duke u aktivizuar si anësor me detyra si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse dhe sot i ka dhuruar një fanellë titullari Memollës, i cili është më natyral në atë rol.
Ndërkaq, në stol ka përfunduar edhe Kallaku, teksa rikthehet nga minuta e parë Gjasula.
Sa i përket të pezulluarit Abrashi, ai do të zëvendësohet nga ana e Laçit, ndërsa Albi Doka starton në vend të Hysajt i cili ka rezultuar me COVID.
Ky Uzuni eshte lojtar pa tru dhe bredh kot ne fushe. Reja ben mire te mos e therrase fare. Sa per Hysajn ai eshte karte e djegur sepse nuk eshte me i besueshem. Lotosporti me sa duket eshte sporti i pare i tij.
Para Laci!
Para Kukesi!