George Clooney pranon se iu ka dhënë nga 1 milion $ miqve të tij: Më kanë ndihmuar, nuk dija si t’ua shpërbleja ndryshe

18 Nëntor 2020, 09:23Lifestyle TEMA

George Clooney është me të vërtetë shumë bujar. Në një intervistë për revistën “GQ”, aktori i famshëm konfirmoi thashethemin e vjetër se ai i ka dhënë 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion $ secilit.

59-vjeçari u shpreh: “Kur nuk kisha një familje timen, kisha këta miq, të cilët, në një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo një tjetër.

Mendova se pa ta, nuk do të kisha gjithçka që kam sot. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi.

Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje