Hoti i përgjigjet Kurtit: Vendimi për mbrojtje institucionale të të akuzuarve është marrë që prej themelimit të Speciales

18 Nëntor 2020, 10:11Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit, se qeveria duhet të mbështesë financiarisht ish-krerët e UÇK’së, të cilët po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hoti, i ftuar në nje emision televiziv ne Shqiperi, ka thënë se mbështetja për personat e caktuar është tashmë edhe në bazë ligjore, e cila është ndërmarrë që prej themelimit të Dhomave të Specializuara.

“Kurti duhet ta dijë se kur është themeluar Gjykata Speciale, është kriju baza ligjore, që ne në mënyrë institucionale të ofrojmë mbështetje financiare për personat që akuzohen në këto dhoma”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka konsideruar se shteti i Kosovës duhet të organizohet për t’ju dalur në mbrojtje ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kurti ka thënë se këtë nuk mund ta bëjë qeveria aktuale. “Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendimi nga shteti.

UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Me fjalë tjera, kjo është edhe punë qeverie, kjo është sidomos punë qeverie.

Është Qeveria e Kosovës ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces. Mbrojtja dhe bashkërendimi duhet të bashkërendohen e të sintetizohen.

Për fat të keq, Kosova nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.

3 komente në “Hoti i përgjigjet Kurtit: Vendimi për mbrojtje institucionale të të akuzuarve është marrë që prej themelimit të Speciales”

  1. Bashkim says:

    Shume drejte vetem ALBINLADEN MUND TE BEJE ATE QE SPO E ARRIJNE SERBET. AI VAZHDIMISHT I DASHTE NE BURG ME I FUTE HASHIMIN E TERE KUPOLEN E UCK se

  2. Bashkim says:

    Eshte koment i perseritur bravo Tema

  3. studenti says:

    Kur tovici i bene keto deklarata jo se i dhimet UCK,por per perfitime elektorale.Ai dhe Osmanka kerkonin nga cdo funkcioner i BE qe vizitonte Kosoven,burgosjen sa me pare te te akazuarve.Tash shitet per Patriot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje