Vendosin Cikalleshi-Manaj, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe renditet e para në grup

18 Nëntor 2020, 17:51Sport TEMA

Pas Kazakistanit, Shqipëria ka arritur të fitojë sfidën e fundit në grup kundër Bjellorusisë, duke arritur objektivin final që ishte vendi i parë në grup.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e ngushtë 3-2 në takimin e sotëm, duke dhuruar një 90- minutësh mjaft të bukur, ku shkëlqeu reparti ofensiv me dyshen Cikalleshi-Manaj.

Një dopietë e bomberit Kavajas dhe goli i Rei Manajt, ishin ato që vulosën fatin e takimit të sotëm.

Ndërsa, për miqtë golat u shënuan nga ana e Skavysh dhe Ebong.

Pas këtij suksesi Shqipëria e mbyll në vend të parë në grupin 4 të grupit C me 11 pikë të grumbulluara. (TemA)

3 komente në “Vendosin Cikalleshi-Manaj, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe renditet e para në grup”

  1. Toni says:

    Ju lumte djemve dhe tranjerit ishime me fate sot dhe referija na ndimoje penadhtija ishte dhe siqet dhe goli i 3 me duket se e ndaloje topin me dore por si do qofte bravo por shume vende per pemersime????

  2. Arben says:

    Penalltia ishte dopio, portieri i tyre mu duk si boksier qe nuk mori mundimin te kerceje ne top, por tentoi ta largoi topin me nje gogitje alla Tajson pa levizur kembet,ku me pare goditi ne koke me brryl Manajn e pastaj topin. Goditjet ne koke automatikisht ndalohen per shkak te rrezikshmerise, e ndaj e dha me te drejte penallti Gjyqtari. I diskutueshem ishte goli i trete,por nuk reaguan asnje nga ljtaret e stafi i Bjellorusise, si dhe mungoi sistemi Var. URIME SHQIPERIA.

  3. Dull tropoja says:

    Urime kombetarja.me shime mungesa por ja arriti objektivit.Kjo skuader do suksesoje ne mjaft kompeticione.e shoh ne boteror 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje