E akuzoi për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Fatos Klosi i përgjigjet Berishës

19 Nëntor 2020, 09:25Politika TEMA

Gjykimi i kupolës së UÇK-së në Hagë ka rihapur debatin edhe në Shqipëri. Sali Berisha deklaroi në “ABC” se shërbimi sekret shqiptar ka marrë pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit duke akuzuar direkt kreun e këtij institucioni asokohe Fatos Klosin. Sali Berisha kërkoi hetimin e Klosit.

“Nuk kam dijeni për asnjë vrasës, apo autor vrasje nga asnjë drejtues apo anëtar i UÇK-së, apo jo UÇK-së, nuk kam dijeni, po kisha dijeni, absolutisht do i depozitoja.

Dijenia e vetme që kam është që Shërbimi Sekret shqiptar ka marrë pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, këtë e kam thënë dhe e them, asnjë tjetër, pra Fatos Klosi, është për mendimin tim një njeri që duhet të hetohet për këtë plotësisht, asnjë tjetër.

Dhe po të dija, se nuk do të nguroja, nuk do të mbaja kurrë të fshehtë një vrasje në shpirtin tim. E kam thënë 20 herë këtë gjerë sot, këtë nuk e mohoj unë.

Xhavit Haliti ka ardhur disa herë në zyrën time dhe i di qëndrimet e mia ndaj UÇK, ka ardhur Ahmet Krasniqi, Azem Syla, kanë ardhur disa prej tyre dhe jam unë, që kur të tjerët i sulmonin, i shpallja luftëtarë lirie” tha Berisha.

Por cfarë mendon ish-kreu i SHIK-ut? Fatos Klosi në një prononcim për ABC News i cilësoi si absurde deklaratat e Sali Berishës. Megjithatë, ai tha se “topi” është në fushën e ish-kryeministrit.

“Di që prokuroria shqiptare u mor shumë me atë punë atë kohë, dhe absolutisht nuk iu afrua, nuk kishte asnjë të dhënë nga ta fillonte hetimin. Pastaj ngeli kështu, problem i hapur, asnjëherë prokuroria nuk është prononcuar që ka të dhëna për këtë çështje.

Ai (Berisha) e ka për detyrë, unë si i akuzuar them jo, nuk është e vërtetë, i ngelet “topi” atij që të thotë, nga e di, si e di, kush janë faktet, kush ia ka thënë dhe plotë gjëra.

Edhe sikur të hapet një proces unë këtë them “jo, nuk di absolutisht asgjë, shërbimi nuk arriti në asnjë fakt. Berisha tani që bën këtë akuzë, e ka për detyrë, ka “topin”, të tregojë nga e di, si e di?”.

Por përse insiston Berisha? Në këtë pikë, Klosi zbulon përgjegjësinë më të madhe të ish-kryeministrit.

“Kur s’e di ç’është politika pse merresh me politikë”. Është një shprehjen e tillë. Ai e konsideron politikën të tillë që mund të ndodhin të tëra dhe nuk mban përgjegjësi njeri dhe nuk ka mbajtur njeri përgjegjësi për të gjitha shpifjet.

Këtu janë thënë gjëra monstruoze nga politikanët për njëri- tjetrin dhe askush nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Nuk është dënuar njeri për një gjysmë llafi. Berisha e futi këtë frymë në politikë. Ai ishte i pari që bëri politikë, fitoi zgjedhjet e ’92, u bë president, dha shembullin si bëhet politika dhe vijon edhe sot, të gjithë politikanët nuk dolën dot edhe sot, mund të thuash cfarë të duash dhe nuk mban përgjegjësi. Kjo është filozofia e Berishës.

Unë nuk kam asnjë problem. E njoh më mirë nga të gjithë veten time dhe e di më mirë nga të gjithë se cfarë kam bërë. Nuk e vras mendjen fare.

Unë jam sharrë që në ditën e parë në SHIK. Në fillim më bëri përshtypje, më pas filloi gati gati të më pëlqejë, pasi e dija që akuzat ishin kot. Thosha deri sa merren me mua, dikush jam për ta. Edhe po vazhdon, i vetmi është Berisha, nuk është njeri tjetër, se nuk janë të gjithë si ai.

Në fillim më bënte cikë përshtypje, pastaj më kënaqte, tani jam asnjanës, tani vetëm qesh me veten, të shkretët ne, kush na ka drejtuar, kush kanë qenë ata që e morën në dorë këtë vend për ta kaluar nga një sistem autoritar në një gjoja demokratik dhe tani 30 vite që kanë kaluar kjo mënyrë e të bërit politikë, dhe kjo është për mua përgjegjësia më e madhe e tij” tha ai.

16 komente në “E akuzoi për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Fatos Klosi i përgjigjet Berishës”

  1. Taipi says:

    NGA MENYRA SI FLETE EDHE TI NJE KOQE GOMARI JE NUK KA MUNDSI TE MOS KESH DEGJUAR SI SHEFI SHIKUT POR PO SKE BYTHE TE FLASESH MOS FOL KOTE

  2. miza says:

    Ju te dy jeni kriminela, keni lyer diart me gjske shqipetaresh!
    Ti Hans Klosi, perse merr pension nga Hashimi e Kadriu?Cfare ke bere ti qe merr pension?Po ti ke vrare kundershtaret e Ashimit ,Kadriut, Azemit me shoke, ti i ke pergatitur dhe instruktuar ne Hotel Rogner! Kur nuk paske gisht ti more kriminel, perse nuk i zbulove, perse nuk zbulove asnje vrases te Haklajve, e thjeshte i vrave ti, ti……i!!??
    Kush i vtaau paraardhsit tuaj ne sherbimin sekret shqipetare?A ben pjese to ne grupin e vraseve me asgjesim te metodave te fizikes berthamore?Fol ti kriminel, kush e vrau Safet Zhulalin, kush e vrau Kujtim Hysenaj, kush e vrau Bashkim Gazidede???Prokuroria menjehere te vihet ne levizje, keta te dy jane spiune e kriminel te rrezikshem!

  3. Cufi says:

    Shikoni ata qe jane marre me tregti armesh prane partise vicidolit se ky ushtrine e kishte ne Shqiperi e jo ne lufte, prandaj hedh shashka karaxhixhi e askush nuk e thirre e ta pyes nga drejtesia jone e qelbur e nese shpif ta plase brenda kete monster.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Ja,cfare njerez te papergjegjshem na kane drejtuar…Une e di qe Berisha eshte nje palaco,por edhe ky eshte nje i pa afte qe sherbeu ne nje post shume te rendesishem per Kombin!..
    Ne mes te Tiranes u vra ministri i Mbrojtjes i Kosoves dhe asnje dosje,asnje dyshim,asnje i kapur…
    Dhe kryetari i SHIK-ut ,Fatos Klosi, qesh…me Berishen…

  5. rexha 10 says:

    KA NJE NDRYSHIM TE MADHE KJO DEKLARATE E BERE PUBLIKE ME THASHETHEMET E TJERA .AI TE BEJNE FAJTORE PUBLIKISHTE ,DHE TI VAZHDONE AKOMA HISTORITE E POLITIKES SE NJE NJERIU ME TE GJITHA TIPARET E KRIMINELIT ,NJERIU TE SHITUR ,DHE AQE ME TEPER QE DREJTOI GATI PER 30 VJET.NUKE MUNDE TE LIHET TE FLASE KY NJERI SICE KA DERDELLITUR GJATE GJITHE KOHES SE TIJE.
    PRANDAJE DUHET TI DREJTOHESH PROKURORISE ,DHE TE KRYHET NJE CESHTJE PENALE.BOLLE ME ME LOJEN E KUCEDRAVE ,SEPSE ISHIT JU E SHUME TE TJERE SI PUNA E JUAJ QE E LATE KETE MOSTER QE TE VRISTE KE TE DONTE ,DUKE JU PERDORUR SI LEVA,DHE KAKARISTE SI TE DONTE.
    POPULLI I DI MIRE BEMAT E KETIJE POLITIKANI TE SHITUR ,PORE NUKE DINE SE PERSE SHIK NUKE VEPRONTE SI DUHET?.PERSE NUKE CONTE PERPARA PERGJEGJESISE KAMELEONIN E VRASJEVE. SQARO EDHE VRASJEN E AZEMIT,E SHUME TE TJERE KURE ISHE KAPO I SHIK.

  6. Shqiptari says:

    Te besh komente dhe te japesh verdikte pa njohur funksionimin me ligj te institucioneve të çon ne komente dhe vleresime jo te drejta.
    Ne vendin tone,SHISH,apo dikur SHIK,Sherbim Informativ Kombetar.Pra,Shiku i dikurshem me ligj ka per detyren vetem “Të INFORMOJË”,Pra ky institucion ka punonjsit e tij,inspektore,agjente dhe rrjetin e bashkepunetoreve qe mbledhin INFORMACIONE nga terreni dhe i perpunojne per ti bere te besueshme dhe ua referojne institucioneve eprore apo agjencive te zbatimit te ligjit.Shish eshte i ngarkuar me ligj per te grumbulluar informacion ne disa(7 drejtime)
    Ai nuk heton,nuk ndalon,nuk heton,nuk precedon,nuk ndalon,nuk kontrollon dhe nuk arreston askend, me ligj.
    Per ndryshe,jane policia,prokuroria dhe agjenci te tjera ne varesi te qeverise qe gjurmojne,kontrollojne,ndalojne,arrestojne procedojne penslisht tere shkelesit e ligjit.Keto institucione qe Berisha i kishte ne varesi jane pergjegjese te sigurojne jeten,pasurine,rendin dhe qetesine ne vend.Ato hetojne krimet dhe vrasjet,ato kqyrin vendin e ngjarjes,marrin provat,zbulojne dhe arrestojne autoret e ngjarjes dhe te dyshuarit ne krim,jo Shiku qe thote Berisha.
    Ka perenduar koha kur Berisha e kishte kthyer kete institucion ne instrument ferri,arrestimi ,rrembimi dhe asgjesimi te personave qe preknin ne kallo Berishen.
    Perrallat e Berishes per disa ngjarjete renda,rrembime,vrasje dhe ekzekutime nga instrumentet represive qe ai kishte ngritur,nuk mund te fshehin apo ti transferojne te te tjeret keto krime makaber qe ai ka bere.
    Jane te fiksuara me figure dhe me ze qendrimet e tij ndaj UÇK-se, si grupim terrorist
    Eshte i fiksuar qendrimi i tij per Rambujene
    Eshte i njohur qendrimi i tij per Embargon Naftes me shoqerine shteterore Shqiponjs qe drejtohej nga O Tritan, tu befte nena,qe furnizonte makinerine luftarake te Mikosheviçit me nafte shqiptare per te bere genocid ne Kosove.
    Njihet boterisht qendrimi armiqesor krejt i hapur,publik i Berishes ndaj drejtuesve te larte te UÇK-se,ndaj intelektuakeve si Rexhep Qosja dhe te tjere.
    Dihet boterisht mbeshtetja e Berishes ndaj ish drejtuesve te Lidhjes Komuniste te Kosoves ne ish Jugosllavi.Sot nje nga keta ish komuniste Jugosllave,Isa Mustafa eshte miku dhe Leati besnik i Berishes dhe Bashes.
    Per fat te keq,ky komunist provincial ngaterron veten me Klosin.Berisha mbetet njeri i vogel,i ardhur nga malet e Tropojes,me prejardhje teresisht komuniste,i rritur si militant dhe komunist konseguent matet me Klosin.
    Z.Klosi rrjedh nga familjet e medha intelektuale shqiptere
    Te te pakten prej dy-tre shekujsh
    Te paret e tij,Ismail Klosi,ish prokuror i shtetit vrare nga Haxhi Qamili ne 1915,Bilbil Klosi,Minister idrejtesise,babai i te ndjerit Ardian Klosi.Te afermit e tij Blendi Klosi dhe plot te tjere personalitete dhe intelektuale.Vete zoti Klosi ka studiuar ne France dhe eshte nje pedagog i nderuar.
    Sado mellef te kete njeriu,nje gje eshte e sigurt;
    Nje njeri i fisem,i shkolluar,me prejardhje fisnike,i lindur dhe i rritur ne nje familje intelektuale prej 2- 3 shekujsh,i shkolluar jashte vendit,rralle ndodh te beje krime,aq me teper te jete i ashper,inatçor,hakmarres dhe vrases.
    Nese z.Klosi eshte perjashtim,atehere terhiqem,por druaj se edhte e kunderta.Komunistet ishin dhe mbeten specialiste per te ngritur akuza dhe kurthe te ndyra.

  7. Cufi says:

    A keni pa ndonje deklerat nga sherbimet e cilit do shtet po hilja e Karaxhixhit eshte ne se ashte ai prapa kesaj pune dhe kane zbulua

  8. Oktapod says:

    Nuk ka astje dyshim që Fatos Klosi qendron prapa vrasjes se Ahmet Krasniqit the te shume te tjerve…
    Po ashtu nuk ka asnje dyshim qe ky Klos eshte po ai qe vrau dhe shkaterroj perfundimisht familjen Haklaj ne Tropojë…
    Lere cfare thot…qesh…ai qesh prej zori, megjithese se drejte vdekjes natyrale prap don te jetojë…
    Historia shqiptare nuk ka per ta njohë më kurrë një monster te tillë…
    Ne shpirtin e tijë flenë shumë kufoma te pafajshme…

  9. PD says:

    Krasniqi ishte ne Shqiperi per tu hedhur ne Kosove dhe per te luftuar kunder serbit per clirimin e saj, apo per te sulmuar kryeministrine e Shqiperise me antitank, per llogari te nje moterqiri si Sali kerma dhe padronit te tij ne Beograd?!
    Sherbimet sekrete te asaj kohe ishin komplet te shkaterruara dhe te kontrolluara nga Amerika dhe Klosi nuk kishte as sherbim, as qeverine socialiste qe ta mbeshteste dhe as brumin prej hajvani tribal me banda Izetesh, Hajdaresh, Luzhajsh e Kulicesh!
    Krasniqi, si Tritan Shehu, si Hajdari dhe Izet Haxhia, ngeli viktime e intrigave te njeriut qe i besoi.
    Pas grushtit te shtetit te 1998, eleminimi i shpejte i gjithkujt qe kishte bashkepunuar ne kete akt antishqiptar, ishte prioritet absout per zhdukjen e gjurmeve, deshmitareve per mbijetesen e vete Berishes.
    Kush e beri?!
    Po ajo dore ” vrasjesh te bardha” qe vrau Olldashin dhe Kosta Trebicken. Pasi kontrollin mbi PDne e ka prioritet absolut qysh me 1990.
    Ka ardhur koha qe ti japim nje mesazh Beogradit, duke varrosur per se gjalli kermat me te cilat percelloi dhe mban peng Shqiperine.
    Mbi Sali Berishen duhet nje hetim me te njejtat medota qe u trajtua Koci Xoxe dhe Kadri Hazbiu, por ne pamundesi duhet nje ” surprize” me moderne dhe me me fantazi.

  10. Shenjestra says:

    Saliut po i djeg bytha se ka me qindra per te mos then mijra akuza dhe kerkon te beje shoke te tjere si vehtja.Akuzat e Berishes jane shpifje se ai vazhdimist e ka ndertuar punen e tij mbi shpifjet,trillimet dhe mashtrimet.Por Saliu ka te drejte se drejtesia shqipetare nuk po vepron,t’a hetoi dhe t’i japin denimin qe meriton si krimineli me i madh shqipetar.Ai,kate drejte sot qe kakarise se nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe per te gjitha te zezat qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli.

  11. Roberto says:

    Ore po a do dale ndonje burre qe ta marre kete Berishen dhe ta nxjerre perpara drejtesise per te gjutha krimet e bera ne kete vend?? Berisha familjarisht,Lulezim Basha familjarisht dhe shume te tjere jane agjente te paster te UDB dhe jane rrekrutuar nga sherbimi sekret Serb. Nuk eshte e rastesishme pozicioni ne UMNIK dhe vajtja ne Kosove e grupit Lulezim Basha me te shoqen dhe kunatin,Argita Berisha me Jamarber Malltezin apo Edit Harxhi me te tjere. Spiuna te popullit Shqiptar dhe atyre te Kosoves qe kane mbeshtetur Sali Berishen si qorrat e bibes duke mbajtur ne gji nje gjarper te zi qe per 30 vjet ka helmuar te gjitha tokat dhe krahinat e Shqiperise. BURG BURG per KRIMINELIN ME DAMKE SALI BERISHA.

  12. timo says:

    Mos vallë perëndimi i ka dalë garant Berishës që ka guximin të cicërojë për ditë!!!

  13. iksi says:

    Nuk kemi drejtesi sepse po te kemi drejtesi duhet t’ ju marrin prokuroria te dyve “per veshi” te tregoni atje si i dini çfare dini sa dini , kush i ka bere vrasjet te gjitha se po doli njera dalin te gjitha vrasjet qe jane bere gjat ketyre 30 viteve te errta . Duhet Enver Hoxha me u ngjall dhe me i zbulu , brenda javes i zbulonte dhe ju tregonte vendin (litarin ) midis sheshit Tiranes .

  14. Rakipi says:

    Ll Ll Ll Ll dhe EEEEE asnjehere nuk te mora vesh. Kur del ne Tv. mi shpie zorret tek goja. Njeri koti, Do te thuash ndonje gje dhe nuk thua asgje. Pika neve kush na ka drejtuar. Ke qene kryetar i Shishit, Ti ke gjithe informacionin dhe duhet ti vesh pikat mbi I. Por ti as ta ha as te leshon.

  15. Bilal Avdia( Hoti) says:

    Ahmet Krasniqin e ka vra Fatos Klosi. Xhavit Haliti
    i ka ddorzue ne nji kafe Fatos Klosit nji çante me pare.
    Ai u vra se ishte ministri i Ibrahim Rugoves.
    Keshtu u zhduken shum figura te njohura.

  16. Epirioti nga Dukati says:

    Fatos Klosi eshte nje njeri i nderuar nga familje intelektuale. Nga njerezit qe ne ato periudha te renda nuk u perlye ne asgje. Gabimi i tij ishte qe nga nje pedagog i nderuar te pranonte te drejtonte nje organ te qelbur nga paraardhesi Gazidede. Gabim e ka qe del neper intervista dhe TV injorantesh duke mbrojtur nje institucion te qelbur jo prej tij. Ai ka aftesi te nderohet ne fushen e shkences, kurse per SHIKUN, le te shkruaje liber dhe me siguri do kete sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje