“Macron pranon ftesën për të vizituar Kosovën”, Hoti: Folëm për dialogun me Serbinë dhe liberalizmin e vizave

19 Nëntor 2020, 17:21Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një konferencë virtuale me presidentin francez Emmanuel Macron.

Një një postim në Facebook, kreu i qeverisë kosovare shprehet se ka biseduar me Macron-in për veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Postimi i Hotit

Presidenti Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë

Sot zhvillova një video konferencë  (takim virtual) me Presidentin e Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron.

Presidenti i Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron, fillimisht vlerësoi Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë Francës, me rastin e sulmeve të fundit terroriste në Paris.

Ndërkaq, vlerësova lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Republika e Francës në mbështetje të shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

E njoftova Presidentin Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e Presidentit Thaçi.

Sigurova Presidentin Macron se, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që partitë politike parlamentare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

Presidenti Macron përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara.

Bashkë me Presidentin Macron biseduam edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktualë.

Po ashtu u dakorduam që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit.

Lidhur me liberalizimin e vizave u dakorduam  që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të  ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve. Presidenti Macron, ju përgjigj pozitivisht ftesës sonë për vizitë shtetërore në vendin tonë.

(TemA)

4 komente në ““Macron pranon ftesën për të vizituar Kosovën”, Hoti: Folëm për dialogun me Serbinë dhe liberalizmin e vizave”

  1. Kim été says:

    Vëndin tonë e vizitoj Sarkozy këtë vit.

  2. Eri says:

    Makroni e perdor politikisht viziten per interesin e tij personal dhe duke i vene edhe nje here damken Kosoves si vend islamik,ne momentin qe po kalon acarimi i Frances dhe Turqise.Keni per ta pare kur te thoje Makaroni qe ja Kosova nje vend islamik qe e ka tolerancen dhe paqen fetare.Asgje nuk perfiton Kosova pervec se perdorimit te turpshem nga Makaroni.Makaroni kundershtoi hapjen e negociatave me Shqiprine per antarsim ne BE dhe liberalizimin e levizjes se lire te Kosoves.

  3. Arberor Epiroti says:

    Z. Hot kujdes nga ata që nga koha e Ali Paashes e në vazhdim ndaj kombit shqiptar kanë bërë sjellje tepër armiqesore, deri në zhdukjrn tonë. Mos rreshqisni në “ja ne shqiptarët jemi dashamires me këdo”. Edhe nje herë kujtoni historinë, miqtë dhe armiqte tanë. Sqaroj armiqte nuk i kemi krijuarne por, ata jane sjellë e sillen me armiqësi ndaj nesh. Prandaj kujdes me vigjilencënkjojo vetëm për këtë rast dhe për Kosoven, por për të gjithë edhe për Shqiperine.
    Arbëror Epiroti. 20/11/2020 0. –

    1. Klimax says:

      Kush e dogji dhe shkaterroi Krujen e Kaninen dhe nga kush u larguan banoret e tyre per ne brigjet italiale e greke more Arberor Epiroti? Kush e dogji dhe shkaterroi Sulin e Voskopojen dhe nga kush banoret e tyre u larguan nga trojet e tyre drejt brigjeve te Korfuzit e ne thellesi te territoreve greke? Kush ishin qylafo-poturaxhinjte qe luftonin ndaj arvanitasve? Kush ishin qylafo-poturexhinjte qe edhe kur popujt e Ballkanit i derguan ultimatumin e fundit Portes se Larte, ata ishin te vetmit qe luftonin per flamurin osman? Per ke komb e ke llafin?!!! Shikon ndonje lidhje identiteti te islamikeve qylafo-poturexhinj nen komandon e pashallareve Gjedik, Daut, Haim, Ahmet ,Ibrahim, Ajaz, Ali, Fazlli, etj, etj, me Kastriotet dhe Arianitet e Arberise, me arvanitasit Bocari, Kundurioti, Kolokotroni, Kryezi, Bubulina, etj, etj? Ke histori te kujtojme? Te djeshmen mish e thua me Perandorine Osmane apo te sotmen me aleatin e vetem dhe vellane e te njejtit gjak, Turqine dhe Erdoganin?!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje