Plas grushti mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes

19 Nëntor 2020, 17:12Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë mjaft të tensionuar, ndërsa po diskutohej për çështjen e të pagjeturve të luftës. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, u përplas fizikisht me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo erdhi pas një përplasjeje verbale mes zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, dhe ligjvënësve të partisë opozitare, të cilët i thanë atij se nuk kishte të drejtë të fliste për çështjen e të pagjeturve të luftës.

Pas tensioneve, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, u bëri apel deputetëve për qetësi në sallë.

Ndërkohë, seanca ishte thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje si interpelancë ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, për dy pika të marrëveshjes me Serbinë të nënshkruar në Uashington, konkretisht për Liqenin e Ujmanit dhe personat e pagjetur të luftës.

5 komente në “Plas grushti mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes”

  1. xhela says:

    VV eshte nje parti banditesh me ne krye idjotin Albin Kurti…. Dhunen e perdor ai qe ska logjike por ne VVjane te gjith WC…..

    1. leka says:

      Dakort per VV,por kush eshte LDK,parti e themeluar ne beograd nga udbashet e Kosoves.Isa Mustafa perpiqet ta reformoje por pa sukses.Krahu pro serbe eshte shume ifuqishem.

      1. Trump says:

        Isa Mustafa eshte I udb. Ai e pengon réforme, perzuri nga partia Vjosa Osmanit e te tjere.

  2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Nuk kishte grushta por kishte shtyerje ne mes te deputeteve.

  3. Baliu says:

    LyDyKu-cat prej se e tradhtuan elektoratin e vet jan bere si derri i plagosur, por edhe pak muaj e do te perfundojne si PySyDy-ja e Dardan Mollaqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje