Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë.\
Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.
Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tash është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.
“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie.
Tani për tani, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.
“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje.
Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.
Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu.
Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.
Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015.
Mirë e keni ju zoti Engel por ja që Serbia (me ndihmën Rusisë) është shumë e fuqishme dhe diplomacia e saj ka peshë në arenën ndërkombëtare, ka arritur puna deri aty sa që serbët tani po na dalin viktimat e pafajshme kurse shqiptarët po dalin xhelatët e tyre.
Kurse ne në Shqipëri kemi Like bajgën që pi raki maleve dhe fshatrave.
AHE MOJE AMERIKE :,SA HERE QE NA THUA NJE FJALE TE MIRE, AQE ME SHUME JEMI NE FRIKE.
Të hetohet edhe Nato për libinë
Të hetohet edhe Nato për libinë …..
I nderuar z.engel
Qe te kete nje hetim duhet te kete nje padi
Kosova nuk padit dot per gjenocid sepse nuk eshte antare e okb-s
Rama qe akuzon lulin ka 8 vjet qeveri dhe eshte i vetmi qe te padise serbine per gjenocid nuk e ben dot se ka gjera me urgjente psh. Minshengeni ku serbia na shfaqet moter dhe kosova na rri jashte
Ne kemi probleme me tradhtaret jo me armikun