Deputetja Duda Balje ka reaguar pas deklaratave nga Beogradi, duke thënë se për komunitetin që përfaqëson ajo, vendosin vetë ata, dhe nuk ka nevojë të pëzihet Beogradi, shkruan Gazeta Metro.
Balje ka reaguar pas deklaratës që serbët e komunitetet tjera në Kosovë janë duke u rrezikuar pas vendosjes së billbordëve “Liria ka emër”.
Reagim ndaj deklaratës së të ashtëquajturit drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverin e Sërbis!
LIRIA KA EMËR !
Zyrtarit dhe zyrtarve të Sërbisë që kanë shprehur frikën nga jehona e banerve ” Liria ka emër” si deputete e parlamentit të Republikës së Kosovës dhe kryetare e partise SDU ( Unioni social-demokratik) ju them që frikën e tyre mos ta ndërlidhen edhe me komunitetet tjera jo shqipëtare në Kosovë. Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Sërbis që as nuk jetojn në Kosovë.
Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqipëtar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë.
Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet ti pengoj askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë!