Basha nxjerr disa letra në emision: Qeveria ka fshehur 414 vdekje nga Covid, janë pa vula, pa firma dhe pa emra mjekësh sepse ata janë të friksuar

20 Nëntor 2020, 00:19Politika TEMA

Lulzim Basha ka habitur jo pak mbrëmjen e së enjtes.

Ai ka publikuar në ‘Opinion’ disa letra që i cilëson si dokumente.

Edhe pse pa vule dhe pa firmë, Basha tha se janë dokumente nga spitalet dhe denoncimet që i vijnë. Kreu i PD shtoi se letrat janë pa kokë sepse disa mjekë guximtarë por të frikësuar, ia kanë dhënë atij.

“Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu” – tha Basha.

Edhe pse kreu i PD nuk dha asnjë të dhënë serioze, sipas shifrave që përfitoi t’i publikonte figuronte se autoritetet raportojne 509 vdekje në total, ndërsa Basha raporton 923.

E thënë ndryshe, sipas Bashës qeveria ka fshehur 414 vdekje.

5 komente në “Basha nxjerr disa letra në emision: Qeveria ka fshehur 414 vdekje nga Covid, janë pa vula, pa firma dhe pa emra mjekësh sepse ata janë të friksuar”

  1. Presheva says:

    Deri ku mundë të shkoj ky budallallëk i ktij kikirikut, kopje e saliut kur e akuzojnë me fakte si përgjigje ka krejt dicka tjetër.
    Vetëm spiuni di të sillet në ktë mënye.

  2. Artan says:

    Tani ai thotë kemi emrat dhe mbiemrat e personave nga morgu, ftoi edhe prokurorinë të fillonte urgjent hetimet, tha edhe që viktimat janë të deklaruar vetëm nga spitalet COVID (pra nuk mund të ketë shkak tjetër vdekje veç COVID) dhe juve te Temës akoma merreni pse nuk dha emra, pse nuk ka kokë shkresa , pse nuk ka vula. Po kaq mjeran militantë jeni ?? Aty në emision do i nxirrte ai ato ? Ai mban përgjegjësi direkte ligjore për ato që thotë se deklaroi se kemi emra mbiemrat e personave të vdekur në morg kurse ju akoma tek ura e Tares. Do ishte më e zgjuar të deklaronit si Rama, që tha se shifrat nuk i deklaron qeveria. Pra ja ngeci përgjegjësinë spitaleve. Por ju nuk duroni dot dhe doni ti përgjigjeni shpejt Lulit duke bërë gabime amatoreske. Fshijeni tani këtë artikull dhe bëni një tjetër me temë të ngjashme ‘Basha akuzon qeverinë për shifrat që ka përgjegjësi të publikojë spitali’ që të lani dhe ju duart.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    A ke ndonje per te gjallët per te thënë, se per te vdekmit e morem vesh?! Gje amorfe!

  4. Cufi says:

    O more karnivale po kush ka frige sot ti kujton se ashte koha e shpellarit dhe aq ma teper mjeket jane profesioniste e jo bakall si ti.Baba yt shpirteror thoshte ne mars se ka me qindra te vdekur,tani del ti si kur nuk ka gjendje civile e agjensi varrimi e keta te vdekur nuk Kane pasur familjare apo kane vdekur ne ShQUP.

  5. Km says:

    Jane pa emra,pa firme,pa vula,pa emer mjeku .nga ka dale kjo …liste pa emra,por me shifra?nga morti i PD.po emrin e shtetit te morgut e ka?dmth emrin e lulzim bashes?jo.thelbi:nuk mbaj pergjegjesi per cfare them dhe publikoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje