Pamjet nga morgu, reagon Insituti i Mjeksisë Ligjore: Neveri për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha, prokuroria të hetojë këtë veprim kriminal

20 Nëntor 2020, 22:38Kronika TEMA

Drejtori i Insitutit të Mjeksisë Ligjore, Bledar Xhemali ka reaguar pas pamjeve nga morgu që janë publikuar në media.

Institucioni i Mjeksisë Ligjore thekson se ky veprim i shpërndarë në media ka si synim përhapjen e panikut dhe për të nxirë bluzat e bardhë në këtë luftë ndaj koronavirusit.

“Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve.

Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media.

Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit.

Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, përfundon njoftimi. (TemA)

15 komente në “Pamjet nga morgu, reagon Insituti i Mjeksisë Ligjore: Neveri për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha, prokuroria të hetojë këtë veprim kriminal”

  1. Sami says:

    E keni atje brenda çakallin. Admir Sinemati quhet.

  2. Bledi says:

    Domethene foto qenkan reale se nuk thuhet askund qe jane montazh

    1. Mondi says:

      Po e vertete.Per kete e kishte fjalen Rama kur ju mbylli brenda.Ate qe beri dhe po ben bota pdhe per te njejtin arsye. U hodhen zagaret ne sulm se u ishte prekur liria.Cfare prite zotrote. Ti vendosnin te ndjeret ne piedistale me tufa me lule kur nuk ka vend ku ti vendosesh.Me vjen keq per ata qe zbatojne rregullat.

    2. Pato says:

      Po pse cfare pret te shohesh ne morg njerez te gjalle? Fotot keqeperdoren per panik.. ne itali i merrnin me kamion ushtrie por nuk i perdori opozita atje per politike. Ne Amerike i varrosnin ne varre te perbashkta se nuk kishin vende ne morg. Ne cdo vende ne Evrope te kishin marre me shqelma ne gjykate por ketu nuk ka shtet. Deri dje thoshnin nuk ka virus dhe virusi eshte Rama sot po derdhin lot per viktimat e virusit.

  3. Niku says:

    Dmth “fajin” e ka “fotografi”?!?! Nuk eshte justifikim qe skena te tilla mund te shihen ne shume morge apo spitlale ne mbare boten, pasi ngado qe te vijne keto skena jane thjesht MAKABRE..

  4. Zaho says:

    Hapni edhe arkivolet tani e bejuni foto …shkerdhata !!!

  5. Xha Mezini says:

    Ose Zija Ismailajn

  6. Ladi says:

    E cfare tjeter mund te presesh nga monstrat Berisha, Basha, Meta Kryemadhi. Ata kane urdheruar vrasje njerezish e jo me te kene problem te luajne me te vdekurit. Instituti i Mjekesise Ligjore duhet ti drejtohet prokurorise, e cila per fat te keq nuk ekziston. Ky krye-prokurori i ri eshte nje cope mishi pa sy fare. Ku e gjetet more aman. Cfare sherbimi qe i keni bere krimit me nje njeri te tille.

  7. Drini says:

    E cfare tjeter mund te presesh nga monstrat Berisha, Basha, Meta Kryemadhi. Ata kane urdheruar vrasje njerezish e jo me te kene problem te luajne me te vdekurit. Instituti i Mjekesise Ligjore duhet ti drejtohet prokurorise, e cila per fat te keq nuk ekziston. Ky krye-prokurori i ri eshte nje cope mishi pa sy fare. Ku e gjetet more aman. Cfare sherbimi qe i keni bere krimit me nje njeri te tille.

  8. Lyl Byth Basha says:

    Prap me babale keta anti shqiptaret e Sali vdekjes dhe Likemones

  9. Cuf says:

    Nje turp i madh kush i stimulon keto gjera nje opozit teper e ndyt,morgu asht vend ku grumbullohen te gjithe te vdekurit pamvaresisht smundjeve qe Kane pasur e shpesh kalohet dhe kapacitetet ne rast epidemish,morgu nuk eshte hotel e cohet nje ordinier e fotografon ambjentet dhe lot me ndjenjat e njerzeve qekane humbur te afermit e tyre Pse prukoria e leshit nuk vepron.

  10. Qyterar i zakonshem says:

    Nese i parqiten te afermeve pamjet e personave gjate ndrhyrjeve kirurgjikale do te tmerroheshin dhe do te shokoeshi nga gjaku dhe zorret e njeriut te tyre ne tavolinen e operacionit. Dhe operacioni nuk del gjithmon me sukses . Ne kete rast njerezit e pacientit me fotot ne dore do akuzonin kirurgun per vrasje me paramendim. Do akuzonin doktorin se e ka therur njeriun e tyre.

  11. Drenova says:

    Pse cfare prisni ju nga kjo opozite?
    Doemos qe do shfrytezoje te vdekurit,se me te gjallet kurre nuk ka ngriotur asnje problem!
    Pse ka heshtur opopzita per ujin e pa pijshem,qe shitet si i pujshem dhe me nje cmim 8 here me i shtrenjte se energjia elektrike?
    Pse nuk flet opozita se kjo qeveri ka 8 vjet dhe nuk ka rritur ASNJEHERE PENSIONET?
    Pse nuk flet kjo opozite kur BB raportoi se 50% e bizneseve jane informale,pra qe nuk paguajne taksa e tatime,nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore duke i sjelle shtetit deme kolosale ne buxhetet?
    Pse hesht kjo opozite se e ashtuquajtura “Bashkeqeverisje me qytetaret” e Rames u ka MBYLLUR GOJEN 4 milion shqiptareve te ankohen duke nxitur edhe korrupsionin?
    Nuk pret asnje zyrtar sot qytetaret te ankohen,nuk jep pergjigje kryebashkiaku Veliaj kur i dergon email me ankese etj dhe kjo eshte perbuzje ndaj qytetareve e jo sherbim!
    Bashkia vjedh qytetaret nepermjet UKT,por askush nuk te degjon,bile as kryeministri Rama etj!
    Por opozita nuk merret me hallet e njerezve,por vetem per te marre pushtetin per vete!

  12. nkolla says:

    Ohoooooooooooooooooooooooooooo krie prokuror, a thua je gjalle apo te ka marre edhe ty virusi. Po si more nuk bere asnje pune more te marrte dreqi se bashku me ato qe te vune ne ate post, kur te njihnin se cfare plehu je? Po si more mund te vazhdohet keshtu me kete drejtesi te ndyre qe po ngrini more shoku rama? Po a mendon se do te marresh vota pa denuar me pare kriminelet dhe hajdutet kryesore te vendit, duke filluar me berishen, bashen, mediun, liken e monen, e sojin e tyre. Kete duhet ta kesh parasysh o shoku rama sa here kerkon vota nga qytetaret.

  13. Politikë says:

    Pse kanë frikë këta të morgut nga një foto nuk e kuptoj??

    fotot nuk hanë njerëz
    pse u intereson opinioni i njerëzve –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje