Patozi kujton Olldashin në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë: Si ditën e parë…

20 Nëntor 2020, 11:16Sociale TEMA

Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka publikuar një video në Facebook, teksa këndon me kitarë një këngë në përkujtim të Sokol Olldashit.

Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për t’i kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë.

Në çdo përvjetor të vdekjes së Olldashit, Patozi nuk harron ta përkujtojë në rrjetet sociale mikun e tij, duke i kushtuar poezi apo edhe vargje këngësh.

Deputeti dhe ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi humbi jetën 7 vite më parë pas një aksidenti tragjik me automjetin e tij, në Krrabë të Tiranës.

2 komente në “Patozi kujton Olldashin në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarë: Si ditën e parë…”

  1. Sandro says:

    Bjerii kitares bjeri kur e kishit gialle se mbrojtje,Mos me thuaj qe skishe degjuar gje qe do ndodhte nje aksident se shpejt.bjeri kitares bjeri..

  2. Beni says:

    I perjetshem kujtimi i tij. Pushofte i qete ne parajse !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje