REPORTAZHI: Peshkatarët e huaj mbajnë në det flotën shqiptare të peshkimit

20 Nëntor 2020, 14:06Sociale TEMA

Gati gjysma e peshkatarëve ne portin e Durrësit tashmë janë shtetas të huaj nga Egjipti dhe Turqia, pasi shumë pak të rinj vendas janë gati të punësohen në sektorin e vështirë të peshkimit.

Nga Gëzim Kabashi

Hasan Ebif ka ardhur nga Egjipti në Durrës kur ishte 25 vjeç dhe që nga ajo kohë punon si peshkatar në një nga anijet e këtij porti.

“Një daja im, që punonte në një fabrikë çimentoje në Shqipëri, u bë sebep që të vija këtu,” thotë Hasani, i cili në këto 12 vjet qëndrimi në Durrës, bashkë me zakonet e durrsakëve, ka mësuar të flasë shumë mirë gjuhën shqipe.

Tani ai ka një leje qëndrimi të rregullt për motive pune në Shqipëri, por në vitin 2008, duhet të bente njëlloj siç bëjmë edhe ne në vendet e BE-së, pra nuk mund të qëndronte këtu më shumë se sa 6 muaj në vit.

Numri i të huajve që punojnë në sektorin e peshkimit në qytetin bregdetar tashmë e ka kaluar shifrën 100, dhe punëdhënësit ankohen se të rinjve vendas nuk u pëlqen ky profesion.

Ndërsa numri i të huajve, kryesisht egjiptiane dhe turq, në portin e peshkimit është shtuar së tepërmi, peshkatarët vendas që dalin në pension nuk zëvendësohen nga të rinjtë shqiptarë.

“Unë punësova disa kushërinj të mijë nga Përmeti në katër motopeshkatoret që kam në pronësi, por asnjëri prej tyre nuk qëndroi gjatë,” tha për BIRN Ilir Kapllani, i cili ka përfunduar studimet në degën e veterinarisë, dhe prej vitesh ka filluar të punojë në biznesin e peshkimit.

Iliri tregon se ka qenë i detyruar të punësojë 10-12 shtetas egjiptianë, pasi po aq peshkatarë nga Durrësi dolën në pension vitet e fundit, por thekson se nuk është penduar.

Ai vlerëson korrektesën dhe profesionalizmin e të huajve, të cilët vijnë përgjithësisht nga i njëjti qytet, pranë Aleksandrisë, në bregun e lumit Nil dhe detit Mesdhe njëkohësisht.

“Dinë të bëjnë gjithçka, nga punët e detit deri riparimi i rrjetave,” dëshmon Iliri, I cili nuk e fsheh edhe mërzinë që vendasit po i largohen këtij zanati.

Kafrelshikh quhet qyteti egjiptian nga ku ka ardhur edhe Hasani, i cili pohon se edhe i ati ka qenë peshkatar, njëlloj si shumë bashkatdhetarë të tij që kanë ardhur vitet e fundit në Durrës.

Dy vjet më parë atij i është bashkuar edhe i biri 18-vjeçar, i cili tashmë ka nisur punë një motopeshkatore tjetër.

“Muhamedi po pret  të marrë lejen e qëndrimit për punë,” thotë i gëzuar Hasani, ndërsa përshëndet miqtë e të njohurit e tij në kalatën dhe urat ku janë ankoruar anijet e peshkimit.

Ai thekson se peshkimi është një profesion shumë i vështirë – 4-5 ditë në det larg familjes e më pas edhe përgatitjet për lundrimin e ardhshëm.

“Në det bëhemi të gjithë një familje,” i kthehet bisedës 37-vjeçari nga Egjypti. Aq sa jemi, 4 apo 5 vetë, punojmë bashkë, hamë bukë bashkë, kujdesemi për njeri-tjetrin”.

Avniu, një peshkatar i vjetër nga Durrësi, kujton se para katër vjetësh një peshkatar egjiptian morri peng anijen ku punonte dhe iu drejtua vendit të tij, ndërsa thekson që ky është një sektor nuk ka qenë i lehtë as për egjiptianët.

“Pati një mosmarrëveshje me pronarin e anijes dhe në mes të detit ndërroi drejtim,” tha Avniu. “ Iku me gjithë anijen dhe morri thuajse me dhunë edhe dy peshkatarët e tjerë të anijes, të dy shqiptarë,” shtoi ai.

Aniu tregon se kjo histori që  përfundoi në faqet e para të gazetave pati një fund tragjik, pasi egjiptiani, të cilit ‘i kishte marrë koka e erë’, e hodhi në det njërin nga shokët e ekuipazhit

“Shokët e viktimës këtu në peshkim, jo pak herë u kërkonin pronarëve dhe kapitenëve që ti largonin nga anijet egjiptianët e tjerë që punonin këtu, po çfarë faji kishin këta të shkretët,” theksoi peshkatari i vjetër durrsak.

Përtej kësaj historie tragjike, Hasan Ebif dhe bashkatdhetarët e tij ua kanë fituar zemrën shokëve të peshkimit me punën dhe thjeshtësinë e tyre. Dikush u drejtohet për një këshillë zanati, një tjetër kërkon një vegël pune, një i tretë thjesht i fton në kafe.

“Janë djem të mirë e disa prej tyre mund ta kryejnë pa vështirësi detyrën e kapitenit të anijes, por ligji shqiptar nuk i lejon,” më thotë Besim Troplini, i cili përveçse kryen detyrën e nënkryetarit të Organizatës së Peshkimit, edhe punon prej 40 vjetësh në këtë sektor.

Besimi sqaron se peshkatarët e huaj duhet të kenë pasaportë shqiptare për të drejtuar një motopeshkatore dhe institucionet shqiptare duhet ti pajisin me këtë dokument ata që e kërkojnë.

“Ja, Hasani është një nga ata, por procedurat për tu pajisur me pasaportë janë mjaft të gjata,” tha ai. “Dhe po ashtu edhe ato për tu pajisur me leje qëndrimi për motive pune”.

Hasani ka një çantë plot me dokumente të çdo lloji, të cilat i ruan që kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. Janë dokumentet e qëndrimit e të punësimit, kontratat  e qerasë për shtëpinë ku banon në një lagje pranë qendrës së Durrësit, faturat e paguara të ujit dhe energjisë e plot të tjera.

“Baba më ka mësuar, ‘mos i hidh shkresat’, tregon ai, dhe më pas më thotë: “Mezi po pres që të vijë edhe gruaja me vajzën nga Egjipti. Ja më thuaj ti, a ka kuptim që jetojmë të ndarë? Unë me djalin këtu ajo me vajzën atje”.

Ai shton se ndonjëherë mblidhet me bashkatdhetarët e tij për të festuar Vitin e Ri, apo ndonjë festë tjetër, por familja sipas tij është gjë tjetër.

Gati gjysma e peshkatarëve në Durrës tashmë janë të huaj, shumica egjiptianë, por nuk mungojnë edhe turqit. Dhe duket se e njëjta gjë po ndodh edhe në Vlorë e Shëngjin.

E pyes Besimin se përse vendasit i largohen këtij profesioni.

“Çfarë të them? Një nga nipat e mijë po bëhet 30 vjet në këtë punë, dy të tjerët ikën nga peshkimi pas disa muajsh,” thotë ai, ndërsa shton se shteti duhet të nxisë punësimin në këtë sektor.

“Dega e peshkimit që u rihap në shkollën e hoteleri-turizmit duhet të forcohet, pasi edhe ne jemi mjaft të interesuar për të rinjtë që duan të punësohen këtu,” përfundoi Besim Troplini.

17 komente në “REPORTAZHI: Peshkatarët e huaj mbajnë në det flotën shqiptare të peshkimit”

  1. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Mjaft te futni trurin ne pune!
    Nese doni te terhiqni shqiptare ne kete profesion, mesoni serbishten ose greqishten, nderroni emrat, kthejini ne Karapidhis ose Sllobodan e do shikoni si do vershojne shqiptaret te punojne prane jush!
    Ne anijet e peshkimit vini muzike greke, serbe e tallava e loja u kry!
    Perralla ne lesh,
    Shendeti nder nesh!

    1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

      Pse ja fut trapit kot???

      Po cfare lloj bastardesh jane disa prej jush qe komentoni ketu mor pash nderin???

      Nese nuk keni cfare beni, shkoni dilni per vrap ose bjeribi me dor, mos flisni kot me kot.

      Servet urrehen ne Shqiperi dhe jevgjit neo grek nuk duhen fare, prandaj kjo ironia jote nuk ka vlere.

      Kultura e krijuar ne 30 vite por mbi te gjitha rrogat e ulta, dhe pasiguria per jetese ne Shqiperi ka bere qe te mos kete peshkatare ne Shqiperi.

      Ketu nderhyn shteti.

      1. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

        32 Perandoret Iliro Romak!
        Nje popull qe degjon tallava gjithe diten, voton PS PD LSI , vetem shqiptar nuk mund ta quash!
        Faktet jane para teje, ne jeten e perditshme.
        Greket apo serbet perdorin emrat e gjysh stergjysheve, emrat qe perdorin shqipfolesit sot jane thjesht qesharake, sikur te jemi popull nomad.
        Sa i perket punes i njejti Josif qe pastron banjot e hotelit ne Kalkidha, kur kthehet te shpia si Isuf nuk pranon te punoje ( cdo lloj pune) te bashkeqytetari i vet!
        E imja eshte sarkazem, uroj qe urrejtjen ndaj serbeve, grekeve e turqve ta kishin 40 perqind e popullsise, do ishte e mjaftueshme por realiteti eshte kokforte!
        Mjaft te permend kontrabanden e naftes, kafes qe u krye me Serbine nen udheheqjen e Skenderbeut.
        Skenderbeun nuk e votoj une por njerez qe per fat te keq timin, tendin e gjithkujt qe e don kete vend, eshte e papranueshme.
        Cfare do deshironim une, ti eshte thjesht enderr, realiteti quhet Erdogan, Janullatos, Vucic, Sali, Edi, Monalikja apo Sinan Hoxha!

        1. Valer% says:

          po pse o qelbesira akoma urreni fqinjet? Pse greket dhe serbet e kane fajin se s’doni ju te punoni ne vendin tuaj?

        2. 32 Perandoret Iliro Romake says:

          Vetem per punen e emrave ke te drejte e kete histori dhe per asgje tjeter. Per emrat e huaj qe vene Shqiptaret, e kane me se shumti Shqiptaret e Shqiperise kete sindrome dhe jo geget e ish jugosllavise. Eshte nje semundje qe vjen nga kompleksi i krijuar per perendimin dhe prej politikaneve tane dhe kjo semundje hiqet me ringritje kombetare dhe me ligj kunder emrave te huaj.

          Gjithe pjesa jote tjeter ama eshte gabim dhe ekzagjerim prandaj zgjohu nga ekzagjerimi ku je.

          Tallava Shumica e Shqiptareve nuk degjojne.

          Shumica e Shqiptareve nuk votojne asnje nga partite e medha hajdute.

          Shumica e Shqiptareve sot nuk bejne pune te ulta por jsne biznesmene dhe investitore.

          Isufi qe behej Josif per pastrim banjosh eshte nje dukuri e 90s.

          Kontrabnden e Naftes e beri Saliu ne 1994, ne kohen e luftes ne Bosnje dhe Kroaci dhe jo ne luften e Kosoves.

          Sa per Turqine nuk besoj se duhet te kemi inate dhe per.me teper urrejtje. Eshte shtet dhe komb mik ne cdo aspekt.

          Ke ngelur ne fiksime shume te gabuar.

          Ky i joti quhet nacionalizem viktimizues dhe une kam nacionalist vet.

  2. Ana says:

    Cunat e rinj rrine gjithe diten ulur ne kafene me nje kafe, me telefonin duke pare facebook. As te qine nuk dine. Me sa duket edhe ne kete sektor do e marrin meshkujt e huaj ne dore.

    1. xxx says:

      pyet baben tende a dı te qı a jo .tı ne qofte se ke dyshıme eja nje nate me mua se te ndryshoj opınıonın per shqıptaret. e fundıt goce hıstorıa ka tregur qe ata qe punojne pune te renda sı peshkımı apo ndertımı nuk qın shume nga lodhja fızıke e madhe. sa per ata shqıptaret e kafeneve qe fole tı mos kı merak atyre dru u rrı gjıthe dıten se nuk kane lodhje fızıke.. te ıshte e mıre puna e rende punonte dhe mbretı

    2. 32 Perandoret Iliro Romake says:

      Ana do me vije keq nese je femer dhe shkruan me keto fjale.

      Por per nje gje te siguroj, per qi..rje , pushke dhe shpate Shqiptaret jane te paret ne Europe.

      Ishin kombi i fundit mercenaro luftarake ne Europe dhe mbanin gjalle ushtrite dhe lufterat e Perandorise Osmane gjer ne 1860.

      Prandaj nese je femer, hajde me mamane se te gjejme nje zgjedhje per 5 min.

      Jevgjit e Egjitpti qe jane sunduar historikisht nga Shqiptaret nuk kane shance ne Shqiperi.

    3. Valer% says:

      Hahaha…akoma me historie tuaja te Tanzimatit juve! Dilni nje cike andej nga Europa…ka plot femra shqiptare me meshkuj te huaj. Arsyeja dihet pse.

      1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

        Po mire Valer pederi, te behet qejfi ty???

        Femra Shqiptare me te huaj ka, por me se shumti jane nga Shqiperia se shqipot e Shqiperise e kane familjen me te demtuar dhe vuajne nga komplekse me te medha inferioriteti.

        Ata shqipot e Kosoves dhe Fyromit qe mbahen per ” islamike” etj jane me nacionalist dhe rrall here femrat e tyre shkojne me te huaj.

        Pavaresisht kesaj, edhe femrat nga Shqiperia me te huaj jane minorance ne krahasim me sllavet qe shkojne me perendimore dhe xaxa apo perendimoret qe nuk kane lene hajdar te huaj pa thyer.

  3. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Pune korrakesh,ajo qe mund te bejne eshte vec me i rene sumes…….allah uakbar.

    1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      Zakonisht per renine sume njihen pederastet ne Europen perendimore dhe jevgjit neo grek si ty, nje persierje rracash dhe mbetje perdhunimesh dhe jo myslimanet.

      Shqiptaret jo e jo njehere.

      1. Ziu says:

        Se kishim pake hasona ne ketu!

  4. Koli says:

    Fatkeqesisht te ne per 30 vjet u denigrua puna e ndershme dhe te jetuarit me dinjitetin e punes.Ky brez nuk u edukua me punen dhe rendesine e madhe qe ka ne formimin e njeriut puna.

  5. mik says:

    Te gjithe e dime qe shqiptari nuk eshte dembel, por kur e merr veten asht teper kapadai dhe tahmaqar ne te njejten kohe.
    Ne pergjithsi punedhanesit tane jane teper fodull, dhe i poshterojne keqas punetoret e tyre. Shume prej ketyre punedhansave i konsiderojne punetoret e tyre si prone. Me punu dy ore falas jasht orarit per pronarin eshte bere diçka e zakonshme ne kete vend.
    Ne nuk rrespektojme ligje per mbrojtjen dhe te drejten e punetorit. Ne Shqiperi ka me qindra e mijera aksidente ne pune, te cilet nuk jane kompensu kurre ( biles as nepermjet gjyqeve ).
    Pergjithsisht, shqiptari nuk asht dembel, por keqtrajtohet nga punedhanesi i vet, qofte ky punedhanes edhe farefis i tij.
    Ne kete vend, ne pune ma mire trajtohet i huaji se vendaliu, prandaj kerkesa asht gjithmone per punetore vendas. Vendasit abuzohen ma kollaj.
    Ne asnje vend te botes shqiptaret nuk konsiderohen dembela, vetem ne Shqiperi.

    1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      E ke teresisht gabim nese mendon se trajtohet me mire punonjesi i huaj se Shqiptari.

      Indianet, zezaket, sllavet ne Shqiperi trajtohen si skllever.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje