Persona të armatosur kanë grabitur filialin e një banke në Prishtinë në orët e para të mëngjesit.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, grabitja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit ku persona të armatosur kanë sulmuar bankën që ndodhej në “Rrugën B”.
Grabitësit kanë përdorur eksploziv për të hedhur në erë bankomatin që ndodhej në ambientet e bankës dhe me pas kanë qëlluar me armë në drejtim të rojes. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi grabitja në Prishtinë, ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe për kapjen e autorëve.
Momentalisht ende nuk dihet sasia e parave që grabitësit kanë marrë në bankë.