Edhe pse mjekët rrëzuan demoncimin e kreut të PD, Lulzim Basha se është fshehur numri real i vdekjeve nga Covid-19, kryedemokrati vijon me akuzat.
Në një postim në Facebook së fundmi Basha poston deklaratat e mbrëmshme, duke pretenduar se po fshihet numri i të vdekurve nga COVID në Shqipëri.
“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, shkruan Basha në postimin e tij.
Ndërkohë më herët në një deklaratë për mediat, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i konsideroi deklaratat e Bashës një goditje ndaj punës së tyre, duke e trajtuar ekipinin e mjekëve si të përfshirë në një vepër monstruoze.
“Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.
Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit.
Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre.
Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla.
Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore.
Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha.
Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta.
Në këtë kohë të vështirë kjo është gjëja e fundit që na shkon në mendje ndërkohë që krejt të kundërta duhet të jenë mesazhet e figurave publike të popullit”, deklaroi Çomo. (TemA)
Keta adhuruesit e D.Trump it jane pa boshte ne lidhje me coronen, njeher thone nuk ekziston e dalin ne proteste, pastaj thone po vdesin shume dhe si tregojne.
Cfare mut shteti jemi.Ose arrestoheni per shpallje paniku,ose do te thote qe ka te drejte ky debil.A ka prokurori ky shtet,ligje apo jo?Njeri ne kete rast, duhet te jete fajtor.
MOS UMERNI ME LULUSHE SE AI E BEN KETE PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA PROBLEMET QE KA ME VIDJON DHE ME GJITH PISLLEQET QE I KA BER UCK AI ESHTE I PUNSUARI UDB
MOS JA VINI RE SE KY NUK DI TE NUMEROI….
O Lule mos u mer me shifra se ti nuk di te numerosh por nxirr kaseten e kosovareve….
Jurist, këtë gjë po thotë edhe lul basha (edhe pse une jam me PS)
“ca mut shteti” – (edhe pse ndoshta jo për ato që thotë basha)
pra “ca mut shteti” kjo është e vërtetuar.
Jurist, këtë gjë po thotë edhe lul basha (edhe pse une jam me PS)
“ca mut shteti” – (edhe pse ndoshta jo për ato që thotë basha)
pra “ca mut shteti” kjo është e vërtetuar.
Basha nuk mund të thotë dot: “Ca mut shteti që nuk më arreston” – këtë mos e prit
Kovid 19 po e vuajme te gjithe, por s’kemi c’fare ti bejme asnje , ti vetem sill bashkeshorten te te votoje me 25 Prill qe te me zevendesoje dhe mua, pasi nuk mundem per arsye largesie dhe pune megjithe deshiren e mire, ngaqe zgjedhet jane ne Prill dhe une vij me 4 vota ne Korrik, por eshte shume vone, por ama i kam dhe i ruaj per PD-ne, por jo per ty, pasi nuk e mohojme shtetesine shqiptare, pavaresisht qe e kishim ate variant, jo per gje por nuk e kemi ofendim qe krahas kombesise si nje gje e pamohueshme te kemi dhe shtetesine.
Spiun or spiun ke qene,- i tha ai tek ai filmi-kete po deshe te shkruar ta jap. Dhe ky do te largoje vemendjen nga spiunlleqet e Kosoves dhe merret me piken me te ndjeshme te njeriut, me humbjen e te afermeve te njerezve. Para pak kohesh keta te PD thoshin qe i shtojne kot numrin e ketyre me COVID-it se marrin leke per cdo te vdekur. Tani i fshehin te vdekurit…. Dhe ky do te qeverise vendin…