Liria ka emër, UÇK,  Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të luftës së Kosovës: Ata që bënë realitet përpjekjet për liri do dalin ballëlartë

22 Nëntor 2020, 11:24Politika TEMA

“Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë. Kësaj nisme i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj I cili ka pritur në zyrën e tij, bashkë me Pandeli Majkon, disa prej organizatorëve të saj, si Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha.

Veliaj thekson se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri.

“Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha, e Pandi Majko, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. #LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, shkruan Veliaj.

Në një kohë që drejtuesit e luftës së UÇK-së po përballen në Hagë, në Shqipëri dhe në Kosovë po dalin fakte të reja, të cilat implikojnë kreun e PD, Basha, si pjesë e grupit hetimor të Hagës që inspektoi zonën verilindore të Shqipërisë, pas akuzave të pabaza të Dick Marty dhe Carla del Ponte për krimet e luftës së UÇK-së kundër Serbisë dhe për akuzat e gritura ndaj tyre me të ashtuquajturën Shtëpi të Verdhë në Gurrë të Matit.

Basha rezulton se ka qenë pjesë e grupit që ndërtoi dosjen për Fatmir Limajn, për Haradin Balën dhe Isak Musliun! Përkthimet për pjesëtarët e kësaj zyre kanë nisur nga hetimet e Fatmir Limajt e deri tek “Shtëpia e Verdhë” në Kukës. Antropologu peruan Jose Pablo Baraybar, që ka qenë pjesë e ekipeve hetimore, është shprehur publikisht se Basha ka qenë përkthyes gjatë hetimit të çështjes së “Shtëpisë së Verdhë”, që ka rezultuar në deklaratat famëkeqe të ish-kryeprokurores Carla Del Pontes dhe tek raporti i Dick Marty’t.

Gjithashtu, Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, ka deklaruar publikisht se kasetën-provë ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës.

1 komente në “Liria ka emër, UÇK,  Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të luftës së Kosovës: Ata që bënë realitet përpjekjet për liri do dalin ballëlartë”

  1. Ppsh says:

    I nderuar veliaj
    Thaci beri presin mbi kuvend qe te miratohej ajo gjykate, ky eshte fakt
    Pra zotrote je kunder asaj gjykate apo jo?
    E riperseris pse nuk ngre padi per gjenocid qeveria kunder serbise?
    Kjo eshte detyra juaj ne mbrojtje te popullit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje