Sulmuesi Antonie Griezmann po has vështirësi te skuadra e Barcelonës.
Ai nuk ka treguar ende formën e pritur prej tij dhe nuk ka qenë aty ku duhej. Francezi përflitet vazhdimisht dhe për një konflikt me Leo Messin.
Tifozët e kanë shpesh në vëmendje diçka të tillë dhe mediet i hedhin benzinë zjarrit.
Kampioni i botës nuk ka duruar më dhe ka folur hapur për diçka të tillë në një rrëfim për Movistar.
29-vjeçari u ka kërkuar të gjithëve të heshtin dhe të mos abuzojnë me jetën e tij.
“Më pëlqen të flas e komunikoj në fushë. Ka ardhur koha t’i rregullojmë gjërat.
Ka një kohë të gjatë që lexoj shumë komente dhe fjalë rreth meje, mendoj se mjafton me kaq“, – tha Griezmann.
Nuk eshte kaq e lehte mor djalosh , Barcelona dha 120 milion euro qe ti tr tregoje se sa vlen , vlerat e tua , sic e kupton deri tani nuk e ke treguar , 120 milion duhen justifikuar , jo me fjal por me vepra , dhe ato qe kur ke shkuar ne klubin e famshem jane ne kerkim …..
Prit se sezonin tjeter mund ti tregosh vlerat,sepse nuk do te te largohet Messi si pllake varri qe te rri mbi krye.
Dhe atehere do shohim vleren tende qe pretendon.