Ronaldo vs Messi: ‘Duel’ për ‘lojtari i shekullit’

23 Nëntor 2020, 15:05Sport TEMA

Në 27 dhjetor do të zhvillohet ceremonia e përvitshme Globe Soccer Awards ku protagonistë do të jenë yjet e futbollit botëror.

Në edicionin e këtij viti të Globe Soccer Aëards nuk do të jepen cmime vetëm për më të mirët e 2020, por do të vlerësohen edhe futbollistët, klubet, trajnerët dhe agjentët më të mirë të 20 viteve të fundit.

Për herë të parë, 4 nga çmimet që do të jepen do të marrin parasysh rezultate e sezoneve të periudhës 2001-2020. bëhet fjalë për një sesion unik që do të zbulojë më të mirët e shekullit.

Edhe këtë radhë në Globe Soccer Award do të jetë gara mes dy yjeve Cristiano Ronaldo e Lionel Messi që do të diskutojnë edhe cmimin e lojtarit më të mirë të vitit së bashku edhe me Robert Lewandowskin që fitoi gjithçka me Bayernin e Mohamed Salah që fitoi titullin e Premier League me Liverpool.

Kandidatët dhe fituesit e mundshëm do të zgjidhen nga tifozët dhe juria e Globe Soccer Aëards që do të përbëhet nga ekspertë të futbollit.

Tifozët do të votojnë për të preferuarin e tyre në secilën prej kategorive në portalin globesoccer.com, votime që nisin pikërisht nga kjo e hënë dhe emrat e finalistëve do të publikohen në fillim të muajit dhjetor.

Në listën e kandidatëve në kategorinë e futbollisti të shekullit në 2001/2020 përveç Messit e Ronaldos, figurojnë edhe emra të tillë si David Beckham, Andrea Pirlo, Andriy Shevchenko, Ronaldinho , Luis Figo, Xavi hernandez, Zinedine Zidane. Ky i fundit figuron edhe në listën e kandidaturave për çmimin e trajnerit të shekullit së bashku me emra të tillë si Didier Deschamps, Sir Alex Ferguson, Pep Guardiola apo Jose Mourinho.

3 komente në “Ronaldo vs Messi: ‘Duel’ për ‘lojtari i shekullit’”

  1. kacatori says:

    Messi legjende e pamposhtur

    Ronalo pederast mendjamadh

  2. diana says:

    e ke gabim ronaldo eshte me i miri

  3. zani partizani says:

    O po dale se shekulli do edhe 80 vjet qe te mbyllet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje