Mbi 59 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

23 Nëntor 2020, 10:41Bota TEMA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 59 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Gjithsej 59.027.330 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.589.088 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.140.312), Brazili (6.071.401), Franca (2.140.208), Rusia (2.114.512), Spanja (1.589.219), Britania (1.512.045), Italia (1.408.868), Argjentina (1.370.366), Kolumbia (1.248.417) dhe Meksika (1.041.875).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,39 milionë njerëz, kurse mbi 40,7 milionë janë shëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema