Mos i gjobisni miqtë e 'kastravecit' Bes Kallaku

23 Nëntor 2020, 14:50Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Për të gjithë ata(përfshi dhe Ilir Metën), që pozojnë në krah të kastravecit Bes dhe Ijes(të cilët në të vërtetë janë rritur në bollëk).

Mos i gjobisni, po merreni “humoristin” kastavecin Bes e çojeni në Lëpushë të Librazhdit, atje ku jeton Niko. I cili është detyruar të jetoje me varfërinë dhe skamjen.

Mos e gjobisni as Monikën, po merreni dhe cojeni në Fanjë të Librazhdit, në atë fshat ku jeton Servetja, e cila u mor me zor për të votuar për Monikën(Servetja është bërë antare e LSI-së, për një arsye.

Mos ti largonin djalin nga puna). Mos gjobisni as Xhensilen, po merreni dhe cojeni në Xhyrë të Librazhdit, aty ku jeton Antoneta, e cila çdo mëngjes bashkë me të atin bën gati bakëtitë për kullotë.

Cojeni atje Xhensilën e Besit dhe ta kuptojë se çfarë është puna dhe dinjiteti.

As ata të “shoqërisë civle” mos i gjobisni, ndërprtuni fondet dhe shikojeni si bëhen pastaj. Se nja dy që pash aty tek ditëlindja e Besit i kanë cuar prindërit jasht për kurim.

Pavarsisht se në librezën e punënës nuk kanë asnjë ditë punë.

As atë deputetin që pinte raki mos e gjobisni, i hiqni mandatin dhe cojeni te ruajë lopët. Se pa mandat deputeti është askushi, është zero me bisht.

Kush jeni ju more maskarenj që i beni karshillik ligjit? Nuk doni Ramën! Dakort. Kur të vijnë zgjedhjet thyejani turitë me votë Ramës. Por jo ti bëni karshillik ligjit.

Shteti ka disa mënyra për të drejtuar: nëpërmjet urdhrit, direktivës, ose nëpërmjet modeleve, ku përfshihen motivimi, politka, ose të gjitha ato mekanizma që rregullojnë mardheniet midis drejtuesve dhe të qeverisureve.

E ju o maskarenj nuk jeni mbi këto, pavarsisht se jeni miqt e Ilirit, Ramës, Bashës apo kastravecit Bes.

9 komente në “Mos i gjobisni miqtë e ‘kastravecit’ Bes Kallaku”

  1. Yt plehhre says:

    I coni ,keta kastraveca dhe kunguj,nga fshati ku kane ardhur.
    Keta zgjebsa malok e fshatar erdhen pa breksa dhe sot i bejne karshillik ketij populli dhe i duket vetja vipa.

  2. sali says:

    Mire presidenti e te tjeret se ai nivel jane,Po si mundet nje krye bashkiak i cili lufton qe qytetaret e tij te zbatoje ligjin me neglizhencen me te madhe shkel ligjin vete,Me cfare fytyre ky lloj agai mund tju kerkoje dhe denoje qytetaret e bashkise te tij kur nuk zbatojne ligjin,Nuk e kuptoj

    1. Adeci says:

      Ai pinxhua qe thua ti duhet shkarkuar urgjentisht.

  3. Astrit says:

    Ligji eshte njesoj per te gjithe, mor legen,Apo ke mik Like hajdutin ti?

  4. Roberto says:

    Shume e drejte dhe shkrim shume i bukur.. Kur behet fjale per ne Shqiperi te gjithe kungujt dhe kastravecat ngrene krye ndersa sa kalojne kufirin ulin koken futin bishtin nder shale dhe largohen si zgjebsa. Ligjin ne Shqiperi e bente Maliqi prandaj keta shijne ne leme sot por nuk ka me ha Muci pi Muci. Ligjet jane njesoj per te gjithe.

  5. Olimpia says:

    Blloshmi,perse nuk luftoni fort te merni drejtimin e PD por e keni lene ate ne dore te kriminelit Berisha,te lolos Basha.????Ne se doni me te vertet nje qender te djathte moderne o krijoni nje force te re ose beni betejes brenda PD per te fshire primitivet anarkotribale qe e kane kthyer ate ne vegel te famijes kriminale Berisha.Ju kujtoj se Salvini ne Itali e,, fshiu ,,trashigimine e Bosit,ndoshta formalisht ,por arriti te depertoje edhe ne jug,megjithese ne thelb mbetet nje parti e ekstremit te djathte,populiste ,mashtruese.

  6. vlora says:

    Edi Rama mos te shfajesohet .Nje gje te pakten e ka ne dore ,ate karagjozin qe vuri k/bashkiak ta shkarkoje se ai kur shkel ligjin vete cfare u kerkon qytetareve te tij?Keta jane pushtetare hora qe kane vajtur atje ku kane vajtur per te vjedhur dhe jo per ti sherbyer popullit.Te pakten ai k/bashkiak do peshtyre ne fytyre

  7. Suka says:

    Sa injorant jemi ne shqiptaret.Si mund te quhet aktor I madh Bes Kallaku.Ne kohen e monizmit kishte grupe amatore kulturore,si ne ndermarrje dhe kooperativa bujqesore.Nje moster e tille si Kollaku,nuk arrinte kurr te ishte pjesemarres ne keto grupe per inorancen e tije dhe nivelin shume te ulte qe ka.Por sot kenaqen inorantet me te dhe ato qe e shoqerojn.

  8. Permeti says:

    Patrioti im nga suka ke shum te drejt….bes k….nje injorant i trash shpellar qe genjeu nje vajz te bukur per grua….i lidhuur me trafikun e …..pa brek ne b….ron ne lluks ….po te kish tru nuk do kish ber pervjetor te till….po ka ngren corben e prishur dhe tani nuk i ndahet purtha ketij dru me pre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje