Projekti i pazakontë: Fshati ku gjithçka paguhet me... buzëqeshje

23 Nëntor 2020, 13:15Lifestyle TEMA

Në Francë ekziston një fshat për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, në mënyrë që të mos e përjetojnë sëmundjen në një dhomë spitali, por të përballen me Alzheimerin duke u ndjerë sikur të jenë në shtëpi.

I vendosur në afërsi të Dax-it, ky fshat i projektuar ekskluzivisht për të sëmurët me Alzheimer, në vend të një shtëpie klasike për të moshuarit, është hartuar si një ndërtesë e vetme.

Fshati është hapur në qershor. Për momentin ka 105 banorë përfshirë këtu mjekët, infermierët, të cilët përveç momentit të urgjencave shëndetësore, nuk veshin uniforma të bardha që mund t’i krijojnë pacientëve gjendje ankthi apo trembje.

Pasi dalin nga dhomat e tyre, të gjitha ndërtesa të ulëta dhe të organizuara si apartamente të vogla të pavarura, pacientët lëvizin lirshëm në rrugët e fshatit të përbërë nga stola, pemë, ashtu si shumë qytete të vogla në jug të Francës. Edhe këtu, banorët e fshatit mund të shkojnë të blejnë bukë si në furrtari, të ulen në kafene, apo të blejnë në supermarket, ku çdo produkt paguhet me buzëqeshje.

Ndër të tjera, ka teatër dhe takime fikse, shfaqje muzikore dhe filma. Po ashtu, banorët mund të shkojnë në parukeri apo në librari, ku krijojnë miqësira me pacientët e tjerë, ose t’i mirëpresin anëtarët e familjes e të afërmit që vijnë për t’i vizituar.

Fshati është frymëzuar nga modeli Holandez, një projekt që ndiqet me shumë interes nga ekspertët shkencor, pasi duket se lejimi i pacientëve të jetojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe në një kontekst më pak “spitalor”, mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes.(positizie.it, scan)

1 komente në “Projekti i pazakontë: Fshati ku gjithçka paguhet me… buzëqeshje”

  1. Dani says:

    Qojin edhe politikanet shqiptare atje amane se do kenaqen se mendoj se Jane tu vjedhe iliri do thote shifni sa hjdute te tmershem qe jemi ne vjedhim keta qeshin saliu e luli thone keta Jane frigacake se kane frige se mos i vrasim prandaj qeshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje