Italia bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës: Një pikë për çdo 20 mijë banorë

24 Nëntor 2020, 10:01Bota TEMA

“Italia do të ketë një pikë “ruajtje dhe administrimi” vaksinash anti-covid për çdo 20 mijë banorë”. Kjo është bërë e ditur nga komisari për emergjencën Domenico Arcuri ndërsa ka dhënë detaje për planin që po përgatit Italia për shpërndarjen e vaksinës. Ky plan duhet të jetë gati për  javët e ardhshme.

Plani që Italia po përgatit merr në konsideratë 4 çështje: shpërndarje nga kompania prodhuese e vaksinës ose shteti blerës, temperaturën e ruajtjes së vaksinës, modalitetin e shpërndarjes si dhe intervalin kohor mes dozës së parë dhe të dytë.

“Duke konsideruar këto 4 variabla, po organizojmë një plan që parashikon përfshirjen e Rajoneve dhe Komunave të cilave u kam kërkuar që të më tregojnë pikat e administrimit në brendësi të spitaleve” është shprehur Arcuri.

Deri më tani, Italia ka shpenzuar 94 milionë euro, që është edhe kuota që Bashkimi Europian i ka kërkuar Italisë për të blerë për sasinë e vaksinave që janë deri më tani të gatshme.

1 komente në “Italia bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës: Një pikë për çdo 20 mijë banorë”

  1. Me te parë e me të bërë says:

    Nga keto vaksinat me shume intuita me thote te besoj vaksinen e Moderna dhe ate gjermane.
    Kjo e Oksfordit me duket kot, se eshte bere me nje virus te marre nga shimpanzete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje