Portali “Berisha Family”: Armina shet kapëse flokësh me ar dhe gurë Swarovski. Atë e ka zgjedhur vetë ‘Balmain’

24 Nëntor 2020, 18:44Lifestyle TEMA
Portali “Berisha Family”: Armina shet kapëse flokësh me ar

Portali “Berisha Family”, përveç botimeve të përditshme të marrëzive të Sali Berishës, statusve të Shkëlzenit dhe denoncimeve të Jamarbër Malltezit, reklamon edhe hiret e Armina Mevlanit.

Së fundmi, portali “Berisha Family” shkruan se ajo ka nxjerrë në shitje karfica ari, ndërsa e ka përzgjedhur për reklamë edhe vetë firma Swarovski.

“Të vishesh nga koka te këmbët me markat më të mira, më të famshme e më të shtrenjta është një gjë dhe të të zgjedhin ato aty është një gjë tjetër.

Armina Mevlanin e kanë zgjedhur. Dhe as më shumë as më pak vetë ‘Balmain’, një nga markat më të njohura franceze, që para pak minutash ka publikuar në faqen e saj në Instagram kushtuar linjës së flokëve @BalmainHairCouture, një spot me produktet e markës reklamuar mbi flokët e Arminës, duke na lajmëruar që diçka pikante dhe e ëmbël po vjen.

Ndërkohë Armina ka gati një javë që ka prezantuar në faqen e saj një edicion të limituar kapësesh flokësh me ar dhe gurë Sëarovski dhe disa produkte për flokët, nën kujdesin dhe sugjerimet e stilistes së flokëve Egerta Shehu, gjithashtu e përzgjedhura e ‘Balmain’, të cilës i është besuar ekskluziviteti i markës në Shqipëri dhe ja ku kemi dy vajza shqiptare nën logo markash të mëdha”, shkruan portali “Berisha Family”.

10 komente në “Portali “Berisha Family”: Armina shet kapëse flokësh me ar dhe gurë Swarovski. Atë e ka zgjedhur vetë ‘Balmain’”

  1. ?? says:

    PO KJO , PO KRIHET ??

    1. Prind says:

      Fshati digjet, Arminna krihet ?

  2. Zigur Qarri says:

    Fotografia nuk ka të bëj fare me atë që fotografohet,
    por me se si duket , ajo apo ai që fotografohet .
    Një foto e bukur mund të ket prapa një kriminel, manjak, gënjeshtar , hajdut , person që i ka marrë gruan shokut apo babain fëmijëve.
    Të bukura janë fotot e personave të virtytshëm edhe pse me hundë të madhe , buzë të holla apo me flokë të rallë .

  3. Ekush e ka mire me Qatarin, kush tjeter vec Ebu Saleh Bin Al-Berrishi says:

    BALMAIN e ka ble Katari nuk te ka zgjedhu ty moj Armina (duhet ta ndrosh emnin ne Emine, ose Aminah se nuk e ke te gjate me shefin arab).Ato kane zgjedhur vjehrrin Salihh bin AL Berrisha ai na futi ne lidhjen arabe , sepse fale tij jemi rregjistrue edhe ne bote shtet islamik.Prandaj na “don “Europa shume se na konsiderojne si bisht islamik.

  4. Lani says:

    Familje fisnikesh perendimore keta! Kishin nje kal, 30 koke dhene dhe nja 5 pushke?!

  5. Bardha says:

    Fytyr e ndyr dhe e urryer e ktij vendi, ne ka Zot duhet te perfundoni keq, nese ka spak duhet te futeni ne burg dhe te dorezoni cka keni vjedh.

  6. TTT says:

    Karmina Gjyzeli, goca Ben Fernetit, nuse tek Shpella e Saleh Kermes, dathnore part time e Zen Bile Sypidhit

  7. Krenaria e Shqipërisë says:

    Një like nga S’PAKU

    “dua një kapëse”

    Një kapëse sepse se kapin dot! IRONI

    stë pëlqen komenti që e bllokon?

  8. Paula says:

    Te zgjidhesh imazh nga nje firme prestigjoze nuk ka fare te beje me sa lek ke . Ajo eshte e bukur dhe ka modeluar. Pse kaq hate nga ju si gazetare?? Nuk ju takon. Nxirrini lajmet sic jan. Un e ndjek ne instagram dhe ajo thjeshte ka bere foto per kete firm si imazh

  9. Velo says:

    Të nderuar komentues, bëhuni më të arësyeshëm. Mllefin për Saliun mos e shkarkoni tek kjo vajzë. Nuk i ka bërë ajo pisllëqet që rëndojnë mbi Salën. Ajo thjesht është e dashuruar, apo dhe martuar me një djalë që e do. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje