Memorie.al publikon dëshmitë e rralla dhe të panjohura të znj. Flora Sata Dishnica ish-sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare gjatë periudhës së Luftës, që u nda nga jeta para pak javësh, në moshën 96 vjeçare, e cila bashkë me bashkëshortin e saj, Dr. Ymer Dishnica dhe fëmijët e tyre, vuajtën në internim deri në fillimin e viteve ’90-të, pasi ishin goditur familjarisht nga Enver Hoxha që në fillimin e viteve ’50-të, si “armiq të popullit”! Dëshmitë e rralla të znj. Dishnica, e njohur ndryshe si Gjystina Sata, lidhur me intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e Enver Hoxhës, në eliminimin fizik të shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi, për të cilin, ai (Enveri), kishte ngarkuar Liri Gegën, gjatë kohës që ajo ishte në rrethin e Dibrës me Divizionin e Parë Sulmues, që e komandonte, bashkëshorti i saj, gjeneral-major, Dali Ndreu, të cilët gjithashtu, Enveri i pushkatoi në vitin 1956, edhe për të mbuluar gjurmët e krimeve të tij gjatë periudhës së Luftës!
Nga Dashnor Kaloçi
“Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhërave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i dëshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’. Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit dhe unë i thashë, se ja dhashë Enverit, por ai më tha: ‘Dëshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram.
Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhëtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi. Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Ju japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fongramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paskë qenë me sukses’?! Kështu e kujtonte ish-sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Flora Sata Dishnica, e cila u nda nga jeta para pak javësh në moshën 96 vjeçare, (më 7 nëntor 2020) intrigat dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të Mustafa Gjinishit, një prej personaliteteve të Luftës Antifashiste në Shqipëri.
(Këto dëshmi që publikohen për herë të parë në këtë shkrim, ja kemi marrë znj. Flora Sata Dishnica, para disa kohësh në shtëpinë e saj në Tiranë, së bashku me studjuesin dhe historianin e njohur, Sherfif Delvina, (kushëri i parë i bashkëshortit të saj, Dr. Ymer Dishnica), me kusht që t’i publikonim vetëm pas ndarjes së saj nga jeta. Në këtë kontekst, edhe në shënjë homazhi, për znj, Flora Sata Dishnica, Memorie.al vendosi publikimin e tyre.)
Kush ishte Mustafa Gjinishi?
Mustafai u lind në vitin 1910, në fshatin Gjinish të Peqinit në një nga familjet më të njohur të asaj krahine. Babai i tij Adem Gjinishi, në fillimin e viteve 1920, u bashkua me grupin e politikanëve që kishin si udhëheqës të tyre Fan Nolin dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 1923, ai u vra nga kundërshtarët e tij politikë, që sipas disa dëshmive, thuhej të kenë qenë mbështetësit e Shefqet Vërlacit, që asokohe ishte në aleancë të ngushtë me Ahmet Zogun. Nga fundi i viteve ’20-të, Mustafa Gjinishi, mundi që të përfitonte një bursë shtetërore për të vazhduar studimet në shkollën Teknike Amerikane të Harry Fultz-it në Tiranë, gjë e cila i’u mundësua nga Mbreti Zog, i cili e kishte bërë si zakon që për t`ju ardhur në ndihmë familjeve të kundërshtarëve të tij politik, u’a dërgonte fëmijët nëpër shkolla.
Pas mbarimit të kësaj shkolle me rezultate shumë të mira, Mustafai, u kthye pranë familjes së tij në rrethinat e Peqinit, të cilët vazhdonin të ishin në armiqësi me Vërlacët dhe gjithashtu edhe Mbretin Zog. Nisur nga kjo situatë, Mustafai u detyrua që të emigronte jashtë Shqipërisë dhe u vendos në Jugosllavi, ku fitoi dhe azilin politik. Gjatë kohës së emigracionit, Gjinishi, u punësua për disa kohë pranë ambasadës Britanike në Beograd, në rolin e përkthyesit. Pas agresionit fashist italianë ndaj Shqipërisë në vitin 1939, Mustafai u bashkua me Abaz Kupin e Mustafa Kaçaçin, si dhe disa emigrantë të tjerë antifashistë, të cilët asokohe ndodheshin në Jugosllavi në pritje për t’u kthyer në Shqipëri.
Në kuadrin e organizmit të Luftës Antifashiste në Ballkan, gjë e cila ishte marrë përsipër nga qeveria Britanike dhe amerikanët, aty nga fundi i vitit 1941, Gjinishi u kthye në Shqipëri së bashku me Abaz Kupin e Mustafa Kaçaçin, të shoqëruar nga një major anglez i quajtur Crispp. Gjatë kthimit në Shqipëri në mënyrë ilegale, ata kaluan nga Dibra, ku morën kontakt dhe me Haxhi Lleshin, e së bashku me të erdhën në Tiranë, ku Gjinishi hyri menjëherë në lidhje me Myslym Pezën, mikun më të ngushtë të babait të tij Ademit.
Po kush ishte Mustafa Gjinishi dhe cila ishte e kaluara e tij që nga koha kur i’u vra babai, (kandidati për deputet i Parlamentit Shqiptar si mbështetësi i Fan Nolit) dhe jeta e tij në emigacion në Jugosllavi, si përkthyes pranë ambasadës Britanike në Beograd? Përse Britanikët e ndihmuan Gjinishin që të kthehej në Shqipëri bashkë me Abaz Kupin dhe majorin anglez Crissp? Çfarë raportesh kishte ai me Enver Hoxhën dhe antarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, e cilat ishin arsyet që e detyruan Enver Hoxhën të vendoste për eleminimin fizik të Gjinisht dhe në çfar rrethanash u krye vrasja e tij?
Kujtimet e Enverit për ardhjen e Gjinishit në Shqipëri
Lidhur me ardhjen e Gjinishit në Shqipëri, Enver Hoxha në kujtimet e tija të botuara në fillimin e viteve ’80-të, midis të tjerash ka shkruar: “Gjinishi ishte një njeri i zgjuar, dinamik, aktiv, por mendjemadh, i mbyllur ndaj nesh dhe jo i sinqertë. Fliste me gjeste si për të krijuar autoritet. Donte të tregonte se kishte lidhje dhe influencë të madhe tek Myslym Peza, si dhe në shumë rrethe ‘nacionalistësh’ antifashistë, e linte të kuptohej se në këto rrethana, i dëgjohej shumë fjala dhe këshillat e tij. Nuk na thoshte asgjë konkrtete.
Më vonë zbuluam se ku ishin ‘bazat’ dhe ‘mbështetjet e tij’. Gjoja ilegal, ai bridhte anembanë Tiranës me syze të zeza, me rroba blu, herë me borsalinë, herë me qillota dhe herë me kasketë, veshur me kapardinë të bardhë dhe mbante një çantë të zezë në dorë, ku kishte letra, një ‘dhjetëshe’ turqie dhe dy bomba jugosllave. Njerzit tanë na raportonin se ai shkonte dhe takohej me Irfan Ohrin, Mit’hat Frashërin, Sheh Karbunarën, Kamber Qafmollën e Abaz Kupin e të tjerë. Se ç`bisedonte ai me ata, pak gjëra konkrete na thoshte”, kujton Enveri ardhjen e Gjinishit në Tiranë, të cilin ai do ta kishte më pas një nga bashkpunëtorët më të ngushtë.
Me Enverin në Pezë dhe Labinot
Pas kthimit nga Jugosllavia, Gjinishi së bashku me Koço Tashkon u caktuan nga Komiteti Qëndror i PKSH-së që të punonin me nacionalistët dhe të bënin propagandë për t`i afruar ata në Frontin Nacionalçlirimtar që kryesohej e udhëhiqej nga Partia Komuniste. Lidhur me këtë, Enver Hoxha në kujtimet e tija midis të tjerash ka shkruar: “Komiteti Qëndror ngarkoi Koço Tashkon, Mustafa Gjinishin dhe Anasatas Lulën të cilët do të bënin punën e partisë me nacionalistët. Anastas Lula e kishte mëndjen jo të rriste influencën e partisë, por ta minonte atë dhe të krijonte fraksionin e vet me Sadik Premten. Koço Tashkoja, me pleqtë e tij mbyllej nëpër kafenera e bënte me ta ‘politikë të madhe’, kurse Mustafa Gjinishi, ishte më aktiv, por në kontaktet e lidhjet e tija kishte gjithnjë gjëra të dyshimta dhe mistere”. (Enver Hoxha.
“Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” fq. 69) Gjinishi së bashku me Koço Tashkon, që përpara Konferencës së Pezës, kishin hartuar një plaformë ku kërkonin që Partia Komuniste të thërriste dhe të afronte në radhët e Frontit të gjithë nacionalistët dhe antifashistët që kishin dhënë prova se ishin për luftë kundër italianëve. Përveç emrave të njohur si Muharrem Bajraktari, e Abaz Kupi, ata kërkonin që në rradhët e Frontit, të afroheshin edhe një pjesë e Klerit Katolik të Veriut të cilët kishin kundërshtuar agresionin italian ndaj Shqipërisë dhe ishin në pozita antifashiste, si dhe Mehdi Frshërin që kishte qenë i internuar nga italianët.
Për ardhjen e Abaz Kupit në Konferencën e Pezës, Enver Hoxha pyeti Gjinishin nëse po t`i bëhej ftesë, a do të vinte ai aty. Gjinishi i’u zotua Enverit se do ta rregullonte ai atë gjë. Enveri e porosti Gjinishin, që ai të bisedonte me Abaz Kupin por të mos i lutej shumë, duke u shprehur: “Në dashtë të vijë, në mos dashtë, udha e mbarë”. (Gjinishi me Tashkon e shihnin si një gabim të madh qëndrimin e Enver Hoxhës ndaj nacionalistëve dhe për këto pak ditë pas asaj Konference, Koço Tashko, i bëri një letër të gjatë Kominternit, ku ai denoncoi politikën e PKSH-së dhe personalisht të Enver Hoxhës).
Në Konferencën e Pezës, ku Gjinishi ishte një nga inicuesit kryesorë të saj, së bashku me Koço Tashkon, ai mori pjesë në delegacionin e Partisë Komuniste, që përbëhej nga: Enver Hoxha, Dr. Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku dhe Koço Tashko. Në këtë mbledhje, Mustafa Gjinishi, së bashku me Enverin dhe Dr. Dishnicën, u zgjodhën në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar, që përbëhej prej shtatë vetash. Gjinishit në atë mbledhje i’u caktua që të kishte në patronazh Shqipërinë e Mesme, për të punuar me nacionalistët dhe t`ju dërgonte atyre mesazhet e asaj Konference. Më pas Gjinishi u zgjodh dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, (mbledhja e së cilës u mbajt në Labinot, më 10 korrik 1943), së bashke me: Enver Hoxhën, Mojsiun, Kupin, Pezën, Lleshin, Çitakun, Dishnicën, Spahiun, Baba Fajën, Ndreun dhe Malëshovën.
Sekretar i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar në Mukje
I ngarkuar nga Komiteti Qëndror i PKSH-së, me detyrën e përfshirjes së nacionalistëve në rradhët e Frontit, Mustafa Gjinishi, pasi kishte biseduar më parë me Hasan Dostin, e bisedoi atë gjë dhe me Abaz Kupin, e të dy hartuan një mesazh (të cilën e firmosën dhe Myslym Peza me Dr.Ymer Dishnicën), ku ata i ftonin krerët e Ballit Kombëtar për bisedime. Këtë mesazh ata i’a dërguan më pas krerëve të Ballit, për të shikuar mundësinë e një mbledhjeje të përbashkët midis tyre, të cilën ata e pranuan dhe u mblodhën më pas në atë që tashmë njihet në histori si ‘Konferenca e Mukjes’. Mustafa Gjinishi ishte një nga 12 pjesmarrësit e delegacionit të PKSH-së që u përfaqësua në atë Konference ku dhe u zgjodh si sekretar i mbledhjes, që u drejtua nga Thoma Orollogai dhe më pas edhe Sekretar i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar, me kryetar Hasan Dostin. Siç dihet kjo marrveshje u denoncua më pas nga Enveri dhe Gjinishi e Dr. Dishnica, do të kishin konseguenca të njëpasnjëshme lidhur me atë marrëveshje.
Gjinishi: Nuk dihet fati im pas denoncimit të Mukjes
Aty nga vjeshta e vitit 1943, Hasan Dosti, njëri nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar, thirri në një takim në shtëpinë e tij tek “Moskatet”, mikun e tij Gjinishin, për të biseduar rreth parandalimit të gjakderdhjes që kishte filluar mes komunistëve dhe Ballit. Këtë takim e konfirmon dhe Viktor Dosti (djali i madh i Hasanit,) i cili ka qenë prezent në bisedën që babai i tij zhvilloi me Gjinishin. Lidhur me këtë, Viktori kujtonte: “Mustafai kishte ardhur edhe herë të tjera në shtëpinë tonë bashkë me Nako Spiron, sepse ai ishte mik i ngushtë i babait. Më kujtohet se atë ditë, ai ishte shumë i shqetësuar dhe kur erdhi në shtëpi, kishte me vete një çantë me bomba. Gjatë bisedës, ndërmjet të tjerash babai e pyeti Gjinishin se: kush do ta fitonte luftën dhe Gjinishi i’u përgjigj: ‘Po të bashkohemi ne të Nacionalçlirimtares me ju të Ballit, do të fitojë Shqipëria’.
Ndërkaq babai e vazhdoi bisedën duke i thënë Gjinishit: ‘Po të mos bashkohemi, do të fitoni ju, sepse ju e dini dobësinë tonë, që ne nuk mund t`ju konsiderojmë armiq dhe t`ju luftojmë ashtu siç na luftoni ju’. Pas kësaj, Gjinishi vazhdoi: ‘Po fituat ju, unë jam i sigurtë se nuk do të më hyjë gjëmb në këmbë. Përndryshe s`dihet se si do të vejë fati yt dhe i imi bashkë’. Pas këtyre fjalëve Gjinishi u ngrit dhe u largua nga shtëpia jonë për të mos u takur më kurrë me babanë tonë Hasanin, që e donte dhe e respektone shumë”, kujtonte Viktor Dosti, lidhur me atë takim ku Gjinishi i shprehu Dostit pasigurinë që e priste në rast se Lufta do të fitohej nga partizanët e Enver Hoxhës!
Dyshimet e Enverit për Gjinishin!
Xhelozia e madhe që kishte Enveri ndaj Mustafa Gjinishit, duket se do të shtohej akoma edhe më shumë në pranverën e ’43-it, kur pranë udhëheqjes së lartë partizane të Enver Hoxhës, erdhën dhe u atashuan misionet britanike. Kjo gjë, duket qartë në kujtimet e tij ku, Enveri mes të tjerash shprehet: “Me ardhjen e misionit anglez, Gjinishi, na u kapërdis si maçoku ne thekër, megjithëse edhe ai edhe ata ruanin aparencat. Mustafa, ‘i gëzueshmi’, i ‘interesanti’ dhe ‘i sinqerti’ siç thoshin anglezët për të, kishte avantazhin se dinte anglisht dhe mund të fliste lirisht me ta, dhe mund të përkthente mbarë e prapë. Mundoheshim të bënim lidhjen mes disa takimeve të anglezëve me personalitete ‘nacionaliste’ dhe takimeve që pati bërë më parë Mustafa, me këta njerëz që tash ishin haptaz me Ballin, por megjithatë akoma nuk e kishim gjetur fillin e shtjellimit të këtij lëmshi”.
Enveri i shpreh qartë dyshimet që ai kishte për Gjinishin, se mos ai ishte ‘agjent i anglezëve’! Lidhur me këtë, Enveri shkruan se në atë kohë, ai kapi një sinjal nga radioja britanike BBC, që i drejtohej “Tafarit”, i cili sipas tij, ishte pseudonimi i Gjinishit, gjë të cilën ja kishte konfirmuar dhe Mustafa Kaçaçi. Pas asaj Enveri thotë se, e thirri Gjinishin në Labinot dhe e detyroi që ai të tregonte se ishte agjent i anglezëve dhe ai e pranoi që ishte bashkpunëtor i anglezëve, për të mirën e Shqipërisë, por jo agjent i tyre dhe lidhjet me ta i kishte filluar që në Jugosllavi me nënkolonelin Oklai Hill, i cili e kishte nisur atë në Shqipëri bashkë me Abaz Kupin.
Po kështu, Enveri dëshmon se pasi Gjinishi i tregoi të gjitha lidhjet dhe detyrat që i kishin dhënë anglezët, ai i ka kërkuar falje dhe i ka thënë se: “meritonte pushkatimin” duke i’a dorzuar dhe revolverin atij. “Pas disa orësh rrahje mendimesh në mes nesh, duke peshuar çdo gjë: rrethant e luftës, rrethin shoqëror dhe njohjet e Gjinishit, rrezikshmërinë e tij, veprimet e tija tradhëtare, karakterin fodull, bajraktar, pohimin e plotë të veprimtarisë, vendosëm të mos e dënonim me vdekje”, dëshmon Enveri, lidhur me vendimin për të mos e pushkatuar Gjinishin, pasi u mësua se ishte “agjent i anglezëve” dhe sipas tij, Gjinishi tha se do të mbeste besnik i Partisë,: “Por dhe në të ardhmen, ai su bë kurrë njeri i mirë, vazhdoi rrugën e tradhëtisë, ishte dhe mbeti agjent i anglezëve”, shkruan Enveri në kujtimet e tij. (“Rreziku anglo-amerikan” fq.202-203).
Lexoni “Bijt e Shqipes”te Julian Amery,kujtime,dhe do te shihni kur u rekrutua,cfare detyre mori nga oklei hill,ne ate kohe,major i OOS ,sherbimi sekret englez,zyra operacionale,drejtimi qe mori pas ndarjes me Abaz Kupin ne diber.jane thene qarte dhe hapur.
Ky Kaloshi i boton intervistat pak dite mbasi vdesin intervistuesit. Praktike e njohur e keshilluar edhe nga Rajersoni. Sigurishte individe te indinjuar, ne nje moshe qe nuk dine se çthone, perbejne shumicen e intervistave te tij. E vdekura shok me te vdekuren, ndersa te gjallet me te gjallet. Te gjithe ish oficeret britanik qe erdhen ne Shqiperi kane botuar kujtimet e tyre dhe per fat te keq te Kaloshit thone te kunderten e intervistave te tyre. Nje gje duhet te kuptoi mire Kaloshi, ka kaluar nje kohe e gjate dhe arkivat po hapen gjithnje e me shume, ato jane pasqyrim i kohes dhe i verimtarise se kohes, prandaj jane te verteta. Keshtu qe lum miku ji me i sakte.
O re kaloq. Dishnica nuk ka qene i internuar e
presekutar deri ne 90 sepse vajza e tij emri nuk me kujtohet tashti(nje respekt te vecante per edukate e saj)Ka mbaruar ULB NE VITET 73-74.
Megjitheate respekt per ate familje.
Eh more Qemal Stafa, sa qef kishe ti hipje Sates per Shkoder.
Ç’është e verteta ne “memoaret”, e dashnor kaloçit, po spekullohet si shume me të ashtuquajtrit të “persekutuar” si kategoria e Ymer Dishnices e co. Ymer Dishnica u “godit” me porosi te Miladin Popoviçit si ish kryetar i delegacionit te PKSh ne Mukje, nga ku siç dihet doli “Marreveshja” e famshme dhe ku Dishnica ishte kryetar i delegacionit te PKSh. Duke pritur delegacionin ishin rrjeshtuar disa nga anetaret e Shtabit te Pergjithshem sigurisht dhe Enveri e Miladin Popoviç. Se pari “marreveshjen ” dr. Dishnica ia dha enverit. Ky e lexoi dhe nuk pati ndonje reagim negativ, por kur ia kaloi ate Miladinit, ku u zbardh ne fytyre, ia hodhi syve Enverit duke i thene : Ç’eshte kjo paçavure o Enver!” dhe u largua me shpejtesi per ne çadren e Shtabit. Enveri si langua i shkoi pas. Pas 10-15 minutash therresin daktilografisin, te cilit i diktuan letrene e famshme te Shtabit, per shpalljen e Ballit Kombetar ” Organizate tradhetare”, si prelud i Luftes Civile. Me vone, Enveri, me diktat te Popoviçit apo nga servilizmi ndaj tij, e menjanoi Ymerin, duke e hequr nga Byroja Politike. Por vetem kaq. Po kaq ishte dhe ‘persekutimi’ i Ymer Dishnices, mbas luftes. Po të mos kishte ndodhur ai “incident” i Mukjes, Dishnica si komunist i devotshem qe ishte, do te ishte, deri ne fund, ose nje nga bashkepunetoret e ngushte te Enver Hoxhes, ose si i dyshuar nga paranoja e tij, do ta pesonte si shume te tjere. Dishnica duke qene afer tij, e njihte mire, ndaj nuk u tregua reagues si shume te tjere dhe siç i thone “uli koken”, duke pare me tej jeten e tij.
Tani te vijme tek “internimi” i Ymer Dishnica, i cili si mjek u transferua familiarisht në Berat. Aty punoi i qete dhe si njeri i ndershem e me kulture, ishte i nderuar nga komunisteti vendas. Femijte iu diplomuan në Universitet: Vajza ne stomatologji dhe djali i tij Peri në Inxhinieri të ndertimit. Dhe keta u martuan dhe jetuan deri në fillim vitet ’90, të qete në Berat. Mbas 1990, Peri nga komuniteti i Beratit u zgjodh ne vitin 1992, deputet i PD, por me pare ia kishin propozuar kete vete doktorit. Ky u kishte thene, se kishte ikur koha e tyre dhe se per me tej kishin femijte e tyre per ato pune dhe keshtu ia ofruan Perit. Ashtu si dhe i ati dhe ky ishte njeri i urte, kokeulur dhe diskret me kohen. Kaq pra ishte ‘persekutimi’ dhe ‘internimi’ i Ymer Dishnices. Pare keshtu, për të respektuar realisht ata që nga regjimi i Enverit dhe ideologjia e Ymerit (qe si shume prej tyre, ngeli komunist deri në fund), hoqen të zitë e ullirit, disa edhe pa varr, me kategorine e Ymerit, duhet treguar pak më “doreshtrenguar”, sepse siç thote populli, kjo kategori, kur në një menyre apo në një tjeter nuk i kundervune Diktatorit, siç thotë populli, jetuan si “veshkla në mes të dhjamit”, edhe pse ndoshta pretendonin më shumë. Duke lexuar shkrimin e D.Kaloshit, mu kujtua nje episod nga nje takim i shkurtër me dr. Ymerin
Një dite, aty nga viti 1993, rastesisht tek rruga e Kavajes, e takova dr. Dishnicen në sportelin e një kioske. E dija kush ishte, mbasi njihesha me të birin. Nga një miku im M.Spahiu, (më siper ai daktilografisti i Shtabit), i dija historite e kohes së Luftes dhe veçanerisht, historine me Mustafa Gjinishin (Tafarin), i cili m’i kishte treguar keto histori qysh heret aty nga viti 1970. Dhe ky sigurisht qe një nga ata që kishte” rënë nga fiku”, me prishjen me sovjetiket ne vitin 1960, por realisht i persekutuar si grupi i Liri Berishes, Koço Tashkos etj, njeherazi shok i Nako Spirutj. M.Spahiut, gjithe jeta, deri në vitin 1990, i kaloi i internuar në Zvernec e Grabian të Lushnjes, me familjen e tij, dhe me pas duke ia zbutur pak vuajtjet (ndoshta si shok feminije me Ramiz Aline), e çuan punetor në fermen e Elbasanit, M.Spahiu ishte burre fisnik, dhe komunist “parimor” siç e quanin veten. Si kurioz qe isha, shpesh e pyesja per probleme te ndryshme te asaj kohe, meqe ai kishte qenë qysh atehere ndihmes i Nakos për Rinine, por edhe i atashuar prane Shtabit te Pergjithshem. Aty u ndodh, edhe kur erdhi Dishnica nga Mukja. Mos e zgjas, meqe ai ishte deri ne mbarim te luftes parne Shtabit, e pyesja dhe për atë kohe dhe me tregonte shume hollesi. Duke i ditur keto, kur takova dr. Dishnicen, si per shkak per të hapur bisede me të, i sigurt qe e njihte, i thashe gjoja se kishte të fala nga M.Spahiu. Ai i habitur me pyeti ku dhe nga e njihja. I tashe se e kam mik familjeje. Nuk di pse, por me nxitim si pergjigje më tha: “Di shume ai, di shume!”-dhe si duket duke mos dashur ta zgjaste muhabetin, morri sendin qe porositi dhe u larhgua, bile dhe pa më pershendetur. Nuk e kuptova sjelljen e tij! Diçka, mesa duket e mundonte nga ajo kohe, mbasi deri diku episodet që tregon e shoqja e tij Flora, po aq, në mos më shume, dinte dhe miku im. Flasim per 27-28 vjet me pare, kohe kur te gjithe keta ishin gjalle!
Dmth qyteti Berat ku ka jetuar Dr. Ymer Dishnica paska qëne qytet ku qytetaret beratas u konsiderokan qytetar pa vlere. Po i ndjeri djali i Dr. Dishnuces më duket quhej Fredi vdiq pas viteve 90 ishte inxhinjer e vdiq né moshe tè re. Nje nga vajzat ishte Agronome. E bukur. Por më tè bukur kishte kultures, edukaten modele se si duhet tè ishte nje vajze e nje grua. Dr. Dishnicen e vleresonte gjithe qyteti. As qytetaret beratas nuk i shikonin tè kaluaren e as Dr. Dishnica nuk i shikonte origjinen e biografine. Veprimtaria e familjes Dr. Dishnica duhet tè merret shembull e model. Dr. Dishnica e familja e tij nuk u shprehen kurre publikisht jemi tè persekutuar. Ishte i vetmi doktor që bente vizita né shtepine e tij. Ishte irespektuar
Musatafa Gjinishi, ishte nje burre i madh i Kombit tone.
Mustafa Gjinishi ishte shoku me i ngushte i gjyqshit tim Salih Bajraktari, te dy studente te shkelqyer te shkolles “Harry Fullc”, ne Tirane.
Ne kujtim dhe per ndere te tij, gjyshi im, ja ngjiti emerin djalit te tij te pare, Mustafa Bajraktari, i cili fatkeqesisht nuk arriti te dale i gjalle nga burgu famëkeq i Burrelit. Gjyshi im, Sali Bajraktari, me ka treguar mua rreth viteve 1982, qe si arriti Enever Hoxha, ta vriste pabesisht nacionalistin, intelektualin e shquar Musatafa Gjinishi.
Me kujtohet shume mire kur gjyshi im me thoshte se, Mustafa Gjinishi i kishte thene se Salih, shqyr qe nuk je takuar apo ste ka njohur ty Enevri, sepse do te vriste menjehere ne menyre te pabese, ashtu sic ke per te degjuar shume shpejt per mua, kur te me vrase, pa i bere asgje, Por thjesht nga xhelozia, pasi ai Enveri, behej bishe, i semure psiqik , kur takonte dhe punonte me njerëz me te zote se ai.
Ngushellime, familjes se nderuar Gjinishi.
Me respekt te madh Vladimir Mulaj
Nje tjeter vrasje e dokumentuar e EH.
Mustafa sipas historise se tij dhe fammiljes ka qene i shkolluar dhe i zgjuar. Por si shqipetare i etur per pozite dhe pasuri i sherbente sherimit Anggleze. Enverit nuk mund te mos e kuptonte kete “loje” te Mustafes dhe i tregoi vendin. Lufta per pushte ka qene eshte dhe do jete e eger, sidomos per Shqipetare qe per pozite dhe pasuri i kane sherbyer dhe dreqit por jo ceshtjes kombetare.
Mustafa Gjinishi ish nje intelektual nacionalist iperkushtuar,per nje Shqiperi te lire dhe te pamvarur,per nje Shqiperi ku principet demokratike,liri,barazi,drejtesi te zbatoheshin per te gjithe popullin.S’ka asnje fare vlere se me ke do bashkepunonte ai per te realizuar qellimet e tij.
Por tashme nje gje eshte e qarte,shume me mire qe ai mund te kete qene i lidhur me anglezet,se sa ay vagabondi i gjirokastres qefillimisht u lidh me Titon,pastaj me krykriminelin Josif Stalin,me vone me Mao Ce Dunin,pastaj me vehten dhe po te kish jetuar me gjate me ndonje alien nga ndonje planet tjeter.Dhe e gjitha kjo vetem per ate karige te shkrete te diktatorit qe aq shume e donte ai i”Sokakut te te mareve”te Gjirokastres.
Po mire,nhe gje nuk kuptohet,.!Si ka mundesi qe nje drejtues i levizjes ilegale clirimtare,te bredhe hapur ne Tiranen e fashisteve dhe te takohet me gjithe kuslinget e spiunet.Me kete prizem eshte i mendoj se esjte i drejte eleminimi.Ashtu si per cdo armik te luftes.
Po te kishin mbajtur kete qendrim te drejte, edhe Komandantet e luftes ne Kosove nuk do te ishin sot,me pranga be duar,ne Hage.
Enveri e donte jashtezakonisht Shqiperine dhe kombin e tij,por ai kishte idete e tij te palekundshme dhe nuk bente kompromis as me femijen e vet per ideale.Ishte idealisti me i madh qe ka njohur historia.
Shiko ky paska qene spiun,ne te gjithe boten graten luftes te qeronin ta provoj edhe te spiunojne kunder Amerkes,Anglise,Gjermanise e secilit vend nuk te perkdhel po te rrase ne burg e jo kur je ne lufte