Fitore për Gegën, Kukësi merr tre pikët e para në kampionat. Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët

25 Nëntor 2020, 18:55Sport TEMA

Kukësi ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat, duke mposhtur ekipin e Laçit me rezultatin 1-0.

Një fitore që shkon për trajneri  Skënder Gega, i cili po kalon momente të veshtira pasi po lufton me koronavirusin, ku sot ka udhëtuar drejt Turqisë për kurim më të specializuar.

Autori i golit për kuksianët ishte sulmuesi Agim Ibrahimi, që i dha suksesin e parë ekipit të tij.

Një humbje e rëndë për Laçin që dhe pse shihej si një ekip pretendent në fillim të sezonit, ende nuk po arrin që të marrë rezultatet e duhura.

Ndërkohë, në takimin tjetër mes Teutës dhe Vllaznisë nuk pati fitues.

Takimi i luajtur në “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 me të dyja ekipet që marrin nga një pikë.

Pas këtij barazimi Vllanzia vijon të qëndrojë në krye të renditjes me 10 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje