Ky është momenti kur një tigër përballet me një prej arinjve më të rrezikshëm në botë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga një udhërrëfyes në rezervatin natyror të Todoba Andhari në Indi, ku tregohet përballja e ashpër e dy grabitqarëve pranë një liqeni.
Në një moment tigri i Bengalit e vë poshtë ariun 150 kg, por kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi ai ia doli të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes.
Pas disa minutave përleshje të dy grabitqarët largohen nga njeri-tjetri për të gjetur prenë e radhës. (TemA)