FOTOT/ Rrëfimi i Barack Obamas: 8 vite president më “shkatërruan” martesën

25 Nëntor 2020, 10:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rrëfimi i Barack Obamas: 8 vite president më

Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar:

“Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”

Ndërsa ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë:

“S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak”.

Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje.

Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”

Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle:

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh.

Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment.

Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”

Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën:

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam.

U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”

Ai vazhdoi:

“E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”

Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.

Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.

“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin”, shprehet Obama.

Barack Obama pranon se statusi i presidentit ia bëri më të vështirë gjërat në jetën familjare dhe bashkëshortore, duke shtuar tension tek Michelle dhe marrëdhënia me të.

“Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë.

Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia.”- tregon Obama.

Ai tregon se kishte disa netë, kur shtrihej krah të shoqes në errësirë dhe mendonte për ditët kur gjërat mes tyre ishin më të thjeshta, kur e qeshura e saj ishte konstante dhe dashuria e tyre më pak e ngarkuar nga gjëra të tjera.

Në ato çaste, Obama thotë se zemra fillonte t’i rrihte fort vetëm nga ideja se ato ditë mund të mos ktheheshin më kurrë.

Nga ana tjetër, Michelle, gjatë bisedës me Oprah në 2018-ën, pranoi se karriera politike e Obama-s solli sfida të mëdha në lidhjen e tyre.

“Kur je e martuar dhe ke fëmijë, plani yt mund të kthehet përmbys menjëherë. Veçanërisht, nëse je i/e martuar me dikë që ka një karrierë të tillë si politika.

Barack më mësoi si të devijojë, si të përshtatem.Tani unë kam dy fëmijë dhe po përpiqem të mbaj përgjegjësinë e gjithçkaje derisa ai të kthehet nga udhëtimi i radhës.

Ai ka një optimizëm për t’u admiruar, prandaj kishim shumë punë për të bërë si çift. Çfarë kuptova ishte se kisha nevojë për mbështetje dhe e doja prej tij, por më tepër se kaq ishte të zbuloja se si ta ndërtoja jetën në një mënyrë që të funksiononte për mua.”- përfundoi ajo.

9 komente në “FOTOT/ Rrëfimi i Barack Obamas: 8 vite president më “shkatërruan” martesën”

  1. american16al says:

    Ka qene periudha e shkaterrimit kudo..!!!
    Shikoni realitetin se cfare gjurmesh ka lene..

  2. Iliria e bashkuar says:

    Ky nuk eshte i pari. Sot edhe ne nje pune te thjeshte reziku dhe realiteti ne pune jane te dhimbshme

  3. Bionse says:

    Ke te drejt kur sta preva bibilushin.

  4. Plaku Pa Mjeker says:

    Humbje e madhe per nje kaqol si Oleshi….

  5. Chicago , Nendori i dyte , 2020 ! says:

    Cifti Obama u vune ne dispozicion te punes plot per plot tension dhe sakrifica familjare , per te realizuar me te miren me te mundeshme per ne te gjithe . Kjo gje ndodhi ne vitet e moshes biologjike dhe psikologjike ; pra kur marrdheniet martesore perjetojne gati si tek cdo cift , ate qe une mund ta pershkruaj me delikatese si “krizen e rinjohjes ” .
    Ju te dy Obamat keni pergezimet dhe mirenjohjen me te madhe per ato 8 vite te tensionimit tuaj .
    A u lind vetvetiu kriza e 2008 , apo u krijua , si per te qene “lokomotive” per te levizur interesat drej te te interesuareve per ate krize ?
    OBAMAT , ne meshtetje te njeri-tjetrit , u ngjiten dhe munden te drejtojne kete “lokomotive” te frikeshme me vetedijen e tyre te plote . Falenderim ciftit Obama!

    Cikago , 2020

  6. Anna says:

    Anna

    Shqipetaet RRACIT! WOW
    Eshte per te ardhur keq se sa te pa edukuar jane nje pjese e mire e popullsis shqiptare, dhe kjo duket me mesazhe qe shkruajn per neper media te ndryshme. Po me rracite eshte stafi i gazetes Tema qe leojn mesazhe te tilla rraciste!

    1. Oto says:

      Ti Anna te ha karin dhe te le edhe pa bole….. Kurvicke e shpartalluar

  7. sulo Permeti says:

    Kur qe obama i biri i hysenit,nga Kenia,-shtepia e bardhe u quajt per here te pare ne historine e saj,shtepi e ZEZE.
    I pazoti per te menaxhuar,e futi gjithe boten arabo-muslimane,ne nje kaos te pa pare.Ju vra ne Libi,ambasadori amerikan,per turp ,obamat nuk morren as mundimin te ngrinin telefonin…LIbia dhe gadafi,i binin kokes AL-kaedes,teroristet e tjere,i varte ne shesh,por ishte “diktator”sipas perendimit.Kishte harrem thoshin….ata jane mesuar me kete kulture.
    Obamat ju turen edhe Sirise,e bene shtet te vdekur,por ja qe i doli rusi dhe e shpetoi vendin nga thonjte e obamave.

    1. Oto says:

      Po ta kuptonin keta zvarraniket e Obames demin qe i ka sjelle Amerikes dhe gjithe globit koha e tyre nuk do te ishte perseritur prape ora e Biden me Kamalen. Kete do ta vuajne brezat me tutje ashtu sic po e vuakme edhe ne te gjitha te zezat qe solli legjislacioni i Clintonit ne 1992.
      Keta langot majtiste duan kohen e diktatures me nga 2 kg oriz e makarona per muaj dhe te mos punojne.
      Dembele te pandreqshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje