Autoritetet lokale në Utah të SHBA janë hutuar nga zbulimi i një monoliti të çuditshëm metali, që u gjet në shkretëtirën e Utah nga një ekuipazh helikopteri.
Objekti “i pazakontë” ishte vënë re ndërsa po numëroheshin dele, gjatë një fluturimi në një zonë të largët jug-lindore të shtetit amerikan.
Ekuipazhi i helikopterit ka bërë të ditur se metali ishte “ si i mbjellë në tokë”, midis shkëmbit të kuq.
Nuk ka asnjë tregues se kush mund ta ketë instaluar monolitin, që është i gjatë 10 deri në 12 metra. Ndërsa, në një intervistë për kanalin lokal të lajmeve KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, është shprehur se “kjo është gjëja më e çuditshme që kam hasur atje gjatë gjithë viteve të mia të fluturimit.”
Imazhe të metalit në shkretëtirë, janë shpërndarë nga Departamenti i Sigurisë Publike të Utah, ndërsa janë shprehur se autoritetet do të përcaktojnë nëse është e nevojshme të hetohet më tej ky rast.
Ata po ashtu kanë bërë të ditur se është e paligjshme instalimi i strukturave të ndryshme pa autorizim në toka publike, më shprehjen “pa marrë parasysh nga cili planet jeni”, duke nxjerrë në këtë mënyrë edhe dyshime për ndonjë vizitë alienësh.
Ha, ha, ha.
E ka dergu Stanley Kubrick nga varri me doren e ndonje fansi te tij.
Dërgoni Majkon, Mediun dhe Delijorgjin që ta shesin për skrap.