Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë pranë familjeve të prekura.
Basha deklaron se është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë.
Sipas tij, puna për rindërtimin është larg nga përmbushja, ndërsa donacionet dhe ndihma ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti.
“Sot vizitova familjen e Bujar Çukës në Thumanë që humbi bashkëshorten dhe djalin në tragjedinë e 26 nëntorit. Isha pranë tyre për t’ju dhënë forcë dhe shprehur ngushëllimet në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Bujari dhe vajza e tij Megi nuk kanë parë të bëhet drejtësi për përgjegjësit e asaj katastrofe ku ata humbën dy njerëzit e tyre të shtrenjtë, Fatmirën dhe Sardin.
Është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë. Kemi dëgjuar kaq shumë premtime dhe kaq pak rezultate.
Si gjatë gjithë kësaj kohe edhe sot u takova me familje që për fat të keq pritet ta kalojnë dhe dimrin e dytë në çadra.
Puna për rindërtimin është larg nga përmbushja. Vetëm një pjesë e donacioneve dhe ndihmës ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti. Ku janë paratë e donatorëve? Ku janë premtimet?
Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Familjet shqiptare meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit.
Ne do ta bëjmë këtë qeveri dhe do t’i sjellim shpresë Shqipërisë”, shkruan kreu i PD-së në rrjetet sociale.
Shume i mencur ky idiot
Ky vetem LEH
Ky i Shkrete vetem di te nxije
Po sot cfar beri RAMA o Legen
Pse nuk e thua
RAMA PUNON ju vetem nxini
Populli ka Sy dhe shikon
Skan par drejtsi per ate qe u ka ndodhur..pse rama ja hodhi termetin shqipris..Basha je I pa vler..pa vizion..pa shpres..dhe kur si ke keto vertyte ca shprese ka shqiprija nga ty o kart e djegur per shqiptaret..
Lulush, ato villat e tua me parat e shqipëtarëve të Kosovës i ke blerē, apo me parat e rrugës së kombit .?
Kur denoncon edhe Clirimtar Gjata, se kujton qe eshte harruar vjedhja ne KQZ e dietave per nje udhetim fiktiv ne Amerike.
Te isha une ne qeveri, nuk do ekzistonte me virusi !
Bashke me Xenin, Salen, Giten kemi krijur nje grup specialistesh per te krijuar vaksinen e pare ne Ballkan.
Grupi do drejtohet nga i Qimi i Pekajve dhe Agim Doci, anetare Tritan Shehu, Jemin Gjana, Nard Ndoka, Lek Plepi e Ciljeta!
Po u kriju, vaksina do jete falas per gjithe njerezimin!
Rrofte poplli shqiptar, padyshim!✌️
…qenka zgjuar pas 1 viti, prape sukses eshte
Skan par drejtsi per ate qe u ka ndodhur..pse rama ja hodhi termetin shqipris..Basha je I pa vler..pa vizion..pa shpres..dhe kur si ke keto vertyte ca shprese ka shqiprija nga ty o kart e djegur per shqiptaret..
Fieri!
Qenke shqiptar ti, turp te kesh!
Po te ishte Sala me Xenin ne pushtet, kurren e kurres nuk do te kishte ndodh termeti!
Koronavirusi do te ishte perhap ne gjithe boten por jo ne Shqiperi!
Doktori do te kishte zbuluar dhe vaksinen per gjithe njerezimin!
E pa degjuar.Opozita qendron një hap “para” mazhorances,i pregatit plane masash në leter dhe i jep urdher Qeverisë ;”Të zbatojë pa vonesë planin e Opozites”,ndryshe -vazhdon Ajo-,”Do të pergjigjeni penalisht sapo të marrim Pushtatin”.KUJE MË DREKË thotë Laberia.