Tërmeti, Kryemadhi tregon pikëllimin: Një vit më parë zemra ime u nda në dysh, shqiptarët kanë nevojë për një lidership tjetër që t'i përballojë krizat

26 Nëntor 2020, 11:32Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntoritm, ku tregon se ka qenë mjaft e pikëlluar.

Në një deklaratë të shpërndare në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan mes të tjerash se lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes.

Kryetarja e LSI thekson se shqiptarët kanë nevojë për një lidership tjetër që t’i përballojë krizat.

Mesazhi i plotë nga Monika Kryemadhi:

Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.

Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.

Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme. Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të.(TemA)

7 komente në “Tërmeti, Kryemadhi tregon pikëllimin: Një vit më parë zemra ime u nda në dysh, shqiptarët kanë nevojë për një lidership tjetër që t’i përballojë krizat”

  1. ???? says:

    UAAA !!!! NA EMOCIONOI KJO !??
    TANI U KUJTUA KJO!?!?

  2. Kjo do strehonte ne sarajet e saj te gjithe te demtuarit e termetit , po me sa duket se mblodhi dot mendjen se ishte shume e tronditur , dhe i mbeteshin jashte qente dhe macet .

  3. Life is game says:

    Lidership te Ri? Po. Por perjashtuar Ty dhe tet shoq!

  4. Andet e Bushatit says:

    Dhe me siguri, ti dhe Luli me suiten e tij ( F Mediu, N Ndoka, A Duka, V Dule, Sh Idrizi, D Shehi ) nuk do te jeni lidership ne Shqiperi, por do te vazhdoni te xhvasni vendin, ashtu siç e keni ne gen.

  5. TE FALA,RROKU says:

    Si ka mundesi qe kjo kryehajdutja,trafikantja,e pa pergjegjshmja,qe ka miljarda,sic thote Saliu, i paska ra ne koke halli qe ka populli,kjo qe shkrihet per popull,besojeni o popull,se kjo eshte per ju,kjo kry ….. dhe i shoqi president,te ardhmen e keni te sigurt,te shkuaren kerkojani atij te gjatit,per pasurine time,mos u kompleksoni,baben e kam pasur brigadier,detyre e larte ne kohen e partise,me ka lene rehat me pasuri,do pysni ju cfare zanati ke,deputete,ku punon,deputete,sa shkoll ke,doktorature ,per te tjerat,jo shume pytje,me shkrurni per hallet tuaja

  6. U SHOFSHI, FARË E KEQE !??? says:

    Kur do të vijë dita të mos i shohim dhe të mos i dëgjojmë më këto plehra?

  7. Qytetari says:

    Me te vertete tu ca e tu nda me dysh, por jo nga pikellimi e trishtimi, se zarbat si ty apo zaberhanet si yt shoq , jane te imunizuar ndaj trishtimeve; por tu ca nga gezimi , se menduat se kaq e pati Edi Rama dhe nuk do ta mbante dot peshen e asaj katastrofe natyrore. Me kot u gezuat e mbetet zemer care , termeti vertetoi se Shqiperia paska gjetur zotn e saje , qe di te menaxhoje e tja dale edhe me katastrofa te tilla. Do kishte qene mjerim i vertete per kete vend po te kishit qene ju ne krye. Pergatituni Mona, por jo per te qeverisur, por per ne burg , per hajdutlleqet dhe bemat e gjemat e tjera qe i dini mire se ckini bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje