Rama mungon në Kuvend, Berisha "shfrenon" fantazinë: Ka shkuar të bëjë vaksinën anti-COVID në Abu Dabi! Avioni privat i kushton 200 mijë euro

26 Nëntor 2020, 11:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka munguar gjatë seancës së sotme Parlamentare, e cila përkon me 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar prapaskenat e kësaj mungese të kreut të qeverisë. Për Berishën, Rama ka shkuar me avion privat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

ipas ish-kreut të PD, Kryeministri Rama ka shkuar në Abu Dabi për të bërë vaksinën anti-COVID, ndërkohë që në statusin e tij shkruan se një udhëtim i tillë kushton të paktën 200 mijë euro.

“Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot  Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikërisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anti-covid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhëtimi blic, une dënoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shkruan Berisha.

5 komente në “Rama mungon në Kuvend, Berisha “shfrenon” fantazinë: Ka shkuar të bëjë vaksinën anti-COVID në Abu Dabi! Avioni privat i kushton 200 mijë euro”

  1. genti says:

    Spaska te sosur injoranca te ne. Ky tipi e beri shqiperine si nje hale e madhe dhe del e nxjerr brockulla cdo dite. Mr fatkeqesia vetem shan te tjeret e nuk e di veten sa i urryer eshte bere ne kete bote.

    1. Transparenca says:

      I nderuar Genti.
      Eshte fare kollaj qe te provhet se Berisha flet perçart si jo rralle here.
      Mjafon qe marrveshja e nenshkruar nga Kryeministri ne Abu Dabi te vihet ne dispozicion te medias e te publikut ne faqen e internetit te Kryeministrise

  2. vlora says:

    Ajde votoe PD .Lul distancohu nga ky hale se po te prish pune

  3. katunariviçidolit says:

    Shkurt, Qarte.
    Sa perpara do ishte Shqiperia dhe populli Shqipetar, nese ky person anti shqipetar dhe antipopullor nuk do ekzistote.?
    Pavaresisht se ne fundvitin 1989-1990, nga artikujt e botuar kam qene disi simpatizant i tij, shpejt kam kuptuar njeriun me te kamfluar qe do i sillde deme me te medha se sa i solli Shqiperise sundimi Otoman per 500 vjet.

  4. keqardhje says:

    PO une e pashe dhe degjova direkt nga Durresi sot Edi Ramen. Ky nuk duron dot me: i kane shkare te gjitha dhe po u a fut semundjen dhe Ilirit, Lulezimit e Monukes apo dhe njerzeve miop e shurdhe si ai qe denonconte qeverine per vdekjen e nenes nga Shijaku qe fakt genjente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje