Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK: Firmosin 18 deputetë socialistë për komisionin e posaçëm. Kërkohet dosja e Llallës e 2014 për grupin e Drenicës, dërguar EULEX

25 Nëntor 2020, 19:39Politika TEMA

18 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për ngritjen e  një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të verifikojë gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, pas miratimit të rezolutës nga KiE iniciuar nga senatori zviceran Dick Marty, ku ngrihej pretendimi se në territorin shqiptarë UCK kishte kryer trafik organesh.

Shqipëria përmes institucioneve të saj publike thuhet në kërkesë, pas miratimit të kësaj rezolute ka ndërmarrë një sërë procedurash verifikuese të ngritura në raportin e sipërpërmendur.

Në të tilla kushte firmëtarët e kësaj kërkese kërkojnë ngritjen e një komisioni të posaçëm të kuvendit të Shqipërisë për administrimin e  dokumentacionit dhe hartimit të një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të Dick Martyt, nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve në ndihmë të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UCK-s në territorin e republikës të Shqipërisë.

Top Channel ka mësuar se menjëherë pas ngritjes të këtij komisioni në seancën plenare të 3 Dhjetorit, do të kërkohet një dosje me 6 fashikujt hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e kaluar EULEX në Kosovë në Qershor të vitin 2014.

Kjo dosje është hartuar  në kuadër të procedimit penal në Hagë për të ashtuquajturin Grupi Drenicës, ku bënte pjesë Ramush Haradina, Fatmir Limaj dhe disa luftëtarë të tjerë të UCK.

Në përfundim të punës Komisioni i posaçëm parlamentar duhet të paraqesë një raport e hartojë një projekt rezolutë për parlamentin./Muhamed Veliu

1 komente në “Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK: Firmosin 18 deputetë socialistë për komisionin e posaçëm. Kërkohet dosja e Llallës e 2014 për grupin e Drenicës, dërguar EULEX”

  1. XXXL says:

    Shpallja e Kosovës Republik u pranua nga qeveria Socialiste
    Marrja e pushtetit nga partia Demokratike e heshti totalsht republikën e Kos e sabotoi ate ku u humbën të gjitha shpresat dhe fillojnë largimet biblike nga vendi
    Rikëthimi i partisë socialiste në pushtet mbështet luftën dhe konvergjon me çlirimin e
    Kosovës
    Viti 2008 e gjenë Kosoven shtet të pavarur dhe me valë të parë të pranimeve ndërkombëtare qeveria e shtetit amë ishte diku nga e fundit që edhe aju ju bashku njohjeve ndërkombëtare ishte prap Partia demokratike në pushtet
    2014 v. Qarqe prosllave europiane fillojnë kampanjë kundër luftës dhe bartësve të luftës hartohet rezoluta për gjykata speciale qeveria shqiptare i bashkohet kësaj fushate
    Dhe prap erdhi shpresa nga shteti amë gjegjësisht Ps që denigrusit e luftës gjegjësisht bartësve të luftes të identifikohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje