Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…

25 Nëntor 2020, 17:45Politika TEMA
Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga

Memorie.al publikon një foto të rrallë nga arkvi personal i Enver Hoxhës, e cila para viteve ’90-të nuk e pa kurrë dritën e botimit dhe ajo është bërë e njohur vetëm vitet e fundit, pasi Enveri aty ka dalë me disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë gjatë periudhës së Luftës, madje personalitete nga më të spikatura të Lëvizjes Antifashiste, Partisë Komuniste dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku ai u mbështet fillimisht dhe më pas i eliminoi të gjithë, disa fizikisht dhe disa në burgje, internime etj.

Kjo foto e cila i përket vjeshtës së vitit 1942,  është bërë në Pezë, (mendohet të jetë e nëntorit të vitit 1942), krahas Enverit që është i ulur nën këmbët e Abaz Kupit, aty ndodhen edhe Haxhi Lleshi (në krah të djathtë të Enverit), Mustafa Gjinishi (në krah të majtë të Enverit) dhe sipër tyre në këmbë (nga e djathta e fotos), janë: Myslym Peza, Sejfulla Malëshova, Baba Faja Martaneshi, Abaz Kupi dhe Dr. Ymer Dishnica.

Të parët që u goditën nga Enver Hoxha nga shtatë personat që janë në këtë foto, ishin Dr. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, të cilët që në shtatorin e vitit 1943, pak ditë pas Konferencës së Mukjes, ai (Enveri), i quajti ‘oportunistë dhe devijatorë që kishin rënë në prehrin e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit’, pasi ata të dy kishin firmosur “Marrëveshjen e Mukjes”, gjë e cila u bë shkas që ata më pas të shpalleshin prej tij si të padëshirueshëm.

Mustafa Gjinishi, me urdhër të Enverit, u vra pas shpine më 23 gusht të vitit 1944, nën “kujdesin” e Liri Gegës, (anëtare e Byrosë Politike të PKSH-së), nga një njësit partizan i Divizionit të Parë Sulmues i komanduar nga gjeneral-major, Dali Ndreu, kurse Dr. Ymer Dishnica, (ish-sekretar politik i Partisë Komuniste Shqiptare), me bashkëshorten e tij, Flora (Gjystina) Sata Dishnica, pas mbarimit të Luftës, do të internoheshin familjarisht, fillimisht në Elbasan dhe më pas në Berat, ku ata qëndruan deri në shëmbjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Po kështu, në atë kohë, (në vjeshtën e vitit 1943), Enveri filloi goditjen ndaj Abaz Kupit, i cili u largua nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe krijoi “Lëvizjen e Legalitetit”, për t’u larguar më pas nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944, pasi Enver Hoxha e kishte shpallur “armik të popullit”, duke e konsideruar si “tradhëtarin më të madh” pas Mbretit Zog.

Pas Gjinisht, Dishnicës dhe Kupit, nga skena politike u zhduk Baba Faja Martaneshi,  i cili mbeti i vrarë te Kryegyshata Bekatishanie në Tiranë së bashkë me Baba Fejzon, më 17 mars të vitit 1947, pasi u qëlluan me disa plumba pistolete nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Abazi, teksa me porosi të Enver Hoxhës kishin shkuar për t’ë firmosur tek ai një dokument (Statutin) që kishte hartuar qeveria shqiptare, i cili e vinte Komunitetin Bektashian, nën urdhrat dhe thundrrën e regjimit komunist.

Pas Baba Faja Martaneshit, “rradha” i erdhi Sejfulla Malëshovës, ish-ministër i Arsim-Kulturës dhe tituallar i Lidhjes së Shkrimtarëve që me themelimin e saj në 1945-ën, të cilin Enveri e spostoi nga detyrat partiake dhe shtetërore që nga viti 1946 dhe më pas e internoi në rrethin e Fierit, ku ai  vdiq në vetmi dhe mjerim të plotë më 9 qershor të vitit 1971, pasi për vite me rardhë kishte punuar si punëtor dhe magazinier duhani.

Të fundit që e pësuan nga hakmarrja apo xhelozia e c’mira e Enverit, ishin Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi, që u lanë formalisht në detyra dhe funksione honorifike deri në fund të jetës së tyre. Myslym Peza, një nga personazhet me merita më të mëdha në Luftën Antifashiste, ndërroi jetë më 7 shkurt të të vitit 1984, (i abandonuar tërsisht nga Enveri), kurse Haxhi Lleshi, u shkarkua në vitin 1982 nga posti honorifik i Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe pas asaj periudhe, përveç disa privilegjeve si pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste, s’pati më asnjë funksion tjetër. Madje, sipas kujtimeve të sekretarit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, të bëra publike vitet e fundit, Enveri kishte urdhëruar që Haxhiu dhe Babë Myslymi, të mos shkelnin më në selinë e Komitetit Qëndror dhe as në shtëpinë e tij (Enverit), në raste festash apo përvjetorësh, siç shkonin pjesa tjetër e udhëheqjes së lartë të PPSH-së.

19 komente në “Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…”

  1. Historia says:

    Kerma fallsifikator te Historie.

    Ajo Foto eshte bere ne Peze gjate konferences historike ne shtator te 1942.

    Myslym Peza qe Mik per kokë i Enverit. Mbase e thote dhe Nevila Nika se e kish krushk. Bab Myslym ISH verbuar ne fund e nuk shikonte. Dhe ne minutat e Fundit Para se te vdiste me shkurt 1984 Kur i vajti Enveri ne shtepi, per tiu gjendur prane shokut te tij te armeve, Baba me gjithe qe i verber e njohu nga hapat. Dhe e pyeti: “erdhe Enver?”

    Dhe DHA shpirt.
    E dine familjaret dhe shoqeruesit qe qene prezent.

    Shikonin kete Video te YouTube

    https://youtu.be/NOAoHJb80nQ

    Minuta 1:40 -3:07

    Enver pret per ditelindje shoket e byrose ne shtepine e tij ke blloku.
    Midis tyre dhe bab Myslymi i verbuar tashme, Haxhi Lleshi, Shefqet Peci.

    Shikojne dashurine dhembshurine dhe respektin reciprok te ketyre burrave te forte, kalitur ne kohe Lufte dhe sakrifcash.

    Dhe paszaj flisni per abandonim…

    Haxhi Lleshi dhe Shefqet Peci, trima luftetare, komandant te formacioneve partizanet, burrat pleq qe i morri neper kembe klika fashiste e pas 90, pasardhesit e ISH tradhetareve dhe kolaboracionisteve te nazi-fashizmit.

    Enverin i desh dhe e deshen, ishin shoke Lufte dhe Patriote, burrat shtetit.

    1. XZ34 says:

      Babe Myslymin e verboi dashuria e pakufishme per partine, nga kriminel ordiner u be pasha dhe vdiq si kriminel ne pension. Njeri i madh si te gjithe shoket e Levizjes.

    2. Qinon Maliqi says:

      Nuk duket si Enver Sopata ai atje n foto.
      Foto esht fallsifikim.
      Fizikisht,Dulla ishte 2 metrosh shpatullgjer,e jo si mi pa shpatlla si n at foto.
      Emocjonalisht psikologjikisht Dulla s ishte tip humbsi,qe t rrinte me dur n gjunj si fakir.. Dulla t qinte ropt. E ka tregu veten s ka nevoj per komente.
      Edhe n video me ze e figur esht regjistru kur thot “qijini motren “..ke mbledhja byros per puçistet.dhe ishte koha e “njeriut t ri” edukat kultur..sjellje socjale….
      Ishte inatçi Dulla e jo zorrxhi fotografish si kjo.
      Foto e fallsofikume…
      Ça s bo demokracija,edhe derrin e bo daj,edhe hallen e bo xhaj.
      …bythqesh…!

      1. Scutari says:

        Ha ha ha ha!! I madh!! Fotoja edhe per mua ka nderhyrje…

    3. Gjinishi says:

      Myslymi ishte i shquar e me emer para se te lindnin komunistet dhe partia e tyre. Ata, komunistet vetem se e ndyne dhe e terhoqen ne luften e tyre vellvrasese. Vrasja e Gjinushit ishte e tmerreshme per mikun e tij Myslym Peza, por qe nga ai çast Myslymi e mbylli gojen se e dinte mitre se çfare e priste. Perfitoi çfare mund teperfitonte nen regjimin e tyre. Ne intimitet ai thoshte gjere te tjera.

    4. Andi says:

      Enveri duket sikur po dhjet ne breke nga frika dhe nga komplekset e inferioritetit ndaj Abazit.

  2. Historia says:

    Kerma fallsifikator te Historie.

    Ajo Foto eshte bere ne Peze gjate konferences historike ne shtator te 1942.

    Myslym Peza qe Mik per kokë i Enverit. Mbase e thote dhe Nevila Nika se e kish krushk. Bab Myslym ISH verbuar ne fund e nuk shikonte. Dhe ne minutat e Fundit Para se te vdiste me shkurt 1984 Kur i vajti Enveri ne shtepi, per tiu gjendur prane shokut te tij te armeve, Baba me gjithe qe i verber e njohu nga hapat. Dhe e pyeti: “erdhe Enver?”

    Dhe DHA shpirt.
    E dine familjaret dhe shoqeruesit qe qene prezent.

    Shikonin kete Video te YouTube

    https://youtu.be/NOAoHJb80nQ

    Minuta 1:40 -3:07

    Enver i pret per 75 e lindjes (16 Tetor 1983) shoket e byrose ne shtepine e tij ke blloku.
    Midis tyre dhe bab Myslymi i verbuar tashme, Haxhi Lleshi, Shefqet Peci.

    Shikojne dashurine dhembshurine dhe respektin reciprok te ketyre burrave te forte, kalitur ne kohe Lufte dhe sakrifcash.

    Dhe paszaj flisni per abandonim…

    Haxhi Lleshi dhe Shefqet Peci, trima luftetare, komandant te formacioneve partizanet, burrat pleq qe i morri neper kembe klika fashiste e pas 90, pasardhesit e ISH tradhetareve dhe kolaboracionisteve te nazi-fashizmit.

    Enverin i desh dhe e deshen, ishin shoke Lufte dhe Patriote, burrat shtetit.

    Shikoni veten tuj qe jeni tu vra vellai vellane per Pune lekesh e tu Ju marre grate e mashtruar vajzat.

  3. Soreto says:

    Bravo Historia. Turp per Kaloqin, me gjasme djale partizani. Kaq thelle e paskan kap sa po mohon edhe baben e vet. Turp.

  4. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Sot armiqte e ketij populli kur flasin per Enverin, aq trima jane, sa para se te flasin shikojme nje here para e nje here mbrapa per te kontrolluar venndin. Hieja e Enver Hoxhes do t’ju ndjeke pa fund deri ne kater breza! Vazhdoni akoma!!!!

  5. Pranvera. says:

    Myslym Peza ishte i verber, por e verboj Enveri, se kur Myslymi shkoj ne France ne Paris, dhe u kthye I thot Enverit, or Enver po ne flasim kot per ata Francezet ata qafira ishin rehat more burr, dhe mbas kesaj ai nuk pa ma me sy se kishte pa shum atje.

  6. Ganiu says:

    Prap me dobicin e gjirokastres? Ai mendoi vetem per karriken. Njeriu me i zi i ketij kombi. Vrasjen e kishte sport.

  7. Aleksander says:

    Sa do mundoheni me ul figuren Madheshtore te Shokut Enver aq here do fallimentoni si pseodo gazetar,
    Mas Gjergj Kastriotit, vjen Enver Hoxha,
    Nuk ka Shqiptar te tjere ne Bote para tyne.

  8. Edesada says:

    e ka spiropalla radhën – të shohim!

  9. Pedro i ri says:

    Perralla Kaloshiane. Çfare duhet te benin M. Peza dhe H. Lleshi mbas viteve 80′. Ishin pleq. Naturisht qe do hapnin rruge per te tjeret.

  10. Shenjestra says:

    Me pis njeri si ky Kaloqi nuk e gjen ne dynja.Ka shume shtremberime ne kete histori qe shkruan ky mut.Nuk jane fare te verteta ato qe tot ky me Baba fajen Haxhi Lleshi etj,vetem shpifje.Eneverit i hengren koqen e mutit sa ishte gjall.Enver Hoxha e nxorin shqiperine ne drite e cila kishte shekuj qe ishte e zhytur ne erresire.

  11. Miço Xhaxhai says:

    Sllavo-komunistëve kur u bën mëmën të thonë tat, ja shih më lart.

  12. anticensurë25642654 says:

    uauuuuuuuuuuuuuuu
    nën këmbët e abaz kupit?!
    pra sipas llogjikës tuaj të hekurt dhe të pagabueshme,prej katnari të momlit,ai duhej të ishte mbi një podium dhe gjithë të tjerët poshtë tij??
    edhe në vitin 2020 ju prapë keni mbetur katnarë të mesjetës!!sigurisht që bëni gjithçka për të dalë në fotografi një kokë më lartë se të tjerët!i ngjisni shkallët bythazi!
    ps:sa për myslym pezën dhe haxhi lleshin”u lanë në detyra honorifike”për shkak të xhelozisë së enverit?!
    mor debil e bir debili!ata u mbajtën në detyra honorifike për shkak të meritave që patën gjat luftës,se po të ishte për meritokraci,pra për karrierë politike!?duhet të ishin këthyer atje nga e kishin filluar!!që të dy nuk kishin ndonjë nivel!ju do të thoni se sot ka dhe më të dobët se këta!!?ka sa të duash,por këta të paktën luftuan për çlirimin e vëndit!!që të dy, me gjithë funksionet që kishin edhe para “xhelozisë së enverit” nuk i pyti askush!ishin vetëm për të ngritur dorën në shënjë aprovimi!!njëlloj si kristaq rama e ajo nënkryetarja minoritare e presidiumit të KP!!

  13. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Ku jane komentet e mia?

  14. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Gazeta Tema eshte cerdhe e Vogel bastardesh komuniste ose enveriste me sakte qe ende nuk kans vdekur.

    Mero e di kete gje dhe hedh here mbas here artikuj jo te mire per Enverin qe te vijne vemjet te komenojne.

    Meqe ra.fjala une nuk jam ndonje anti enverist shpellar si maloket e Berishes qe me ” anti komunizmin” e tyre shkaterruan cdo gje ne Shqiperi.

    Nuk jam as ndonje byth lepires i perendimit dhe degjenerimit perendimor sic jane bere shumica e Shqiptareve injorante.

    Pranoj.me deshire arritjet dhe ndertimet e medha qe u bene ne kohe te Enverit.

    Fabrikat, ushtria, akademite, ansamblet kombetare, shkollat, hidrocentralet, kanalet ujitese dhe vaditese etj.

    Por keta idiotet qe hidhen si morrat me mbrojt Enverin per cdo gje kur krimet dhe pabesite e tij dihen, nuk jane aspak me te mire se Sali Lusha apo Mediu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje