Kur duket se zgjedhjet e ardhshme do të përcaktojnë fituesin mes tre partive kryesore në vend, PS-PD-LSI, lëvizjet apo partitë më të vogla, mendojnë se ata do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 25 prillit.
I këtij mendimi është Astrit Patozi, i cili në “Top Talk”, ku ishte dhe i ftuar, tha se shqiptarët janë në kërkim të një alternative të re, një alternativë ndryshe nga ajo që është ofruar këto 30 vite pluralizëm.
Patozi u shpreh se Bindja Demokratike, parti e kryesuar prej tij, por edhe lëvizje apo parti më të vogla, ndër të cilat ato të ish-demokratëve Jozofina Topalli dhe Myslim Murrizi, mund të hynë bashkë në zgjedhje në formën e një koalicioni, për të maksimalizuar votën e tyre dhe të tentojnë të ngushtojnë hendekun me tre partitë më të mëdha të vendit.
“Ne jemi detyruar që t’i japim shqiptarëve një alternativë të tretë, që të jetë e ndryshme nga dy alternativat e stër lodhura. Partia Socialiste në pushtet, apo rilindja e Edi Ramës nga njëra anë dhe nga ana tjetër opozita e korruptuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ne e kemi politike këtë gjë por e kemi dhe aritmetike sepse është e vetmja mënyrë për të kapërcyer kodin elektoral, i cili është një çark, që penalizon partitë e reja. Ndaj ne duke bashkuar forcat elektoralisht bëhemi më shumë dhe numërohemi më shumë me 26 prill.
Unë e nxjerr veten jashtë emrave të përveçëm, Shqipëria nuk e ka problemin me personat e ka problemin me sistemin e kalbur që tashmë po kualifikohet. Personat mund t’i ndërrojmë por nuk ndryshojmë asgjë, por po goditëm sistemin personat edhe po të qëndrojnë nuk do të jenë më kaq të dëmshëm. Synimi jonë është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, mbështetja jonë do të jetë në funksion të një lëvizje transformuese dhe reformatore në Shqipëri, duhet të rrëzojmë kryetarokracinë.
Duhet ta fillojmë me ndryshimet Kushtetuese të 2008 të cilat duhet të zhbëhen, aty duhet të fillojë rithemelimi i Republikës në Shqipëri. Unë do të doja që të mos kishte parti dhe lëvizje, por të kishte dhe personalitete të jashtme që të vijnë dhe të mos jenë detyrimisht anëtarë partie. Bindja Demokratike është e hapur, nëse një person ka një gjë për të thënë, një gjë për të dhënë për këtë vend, le të vijnë të kandidojnë dhe nuk kanë asnjëlloj detyrimi ndaj Partisë Bindja Demokratike, kështu mund ta bëjmë ne Shqipërinë. Kur them debati i tyre i shëmtuar është pasqyra degraduese ku e kanë çuar politikën dhe mendoj që kjo alternativë e tretë është e vetmja risi e këtyre zgjedhjeve dhe e vetmja valvul ku shqiptarët të shkarkojnë zemërimin e tyre për këto që kanë ndodhur në këto 30 vite”, u shpreh Patozi.
Astrit Patozi te rruan loqen. As dua ta lexoj fare cfare thote. Gjeti ky pune tani se me c’te merret.
Me Zhelezinën e dhjeve, or ti !
Alternative me Astrit Patosin, Jozefinen, ate vajzen e Azemit ect, eshte njesoj si te ziejme fasulet ne ujrat e zeza dhe poçe balte … Po pse nuk i njohim apo nuk i dime se kush jane? Vetem prokuroria dhe gjykatat nuk i dine ne shtetin “ligjor” qe ne te vertete eshte shteti me kriminal, fizike e shpirteror qe ka njohur historia, shtoji dhe covidin..
Poli i trete do te jete pecaktues.Nuk e di ku eshte baza ketu.Per mua behet percaktus kur ne kry te polit dalin njerz te rinj me intregitet. Si mund te behet percaktues ky pol me Astrit Patosin,Jozefena Topallin,Myslim Murrizin,etj.Ne e njohim te tere kete kaske,bile per mendimin tim jane me te korruptuar.Cfar donte me shume Jozefina nga K/parlamenti dhe N/kryetare partie,cfar donte me shume Astrit Patosi si K/grupi ne grupin parlamenter te PD dhe n / kryetar PD.Tani u erdhi mendja te qeverisin me duar te pastra apo ju paksuan te ardhurat dhe duan ti zvendesojne.PD ju afruan njerez ne zgjedhjet e kaluara iu beri jehone por ne fund u vuri gishtin.Cfar bene keta kur brenda nje nate u ndryshua kushtetuta dhe tani thne do ta rregullojme.A e dine keta qe duhen mbi 96 vota.
Ha ha ha – jashteqitjet e Berishes tani vetequhen pol i trete ?! Urraaaa , shpetoi Shqiperia!
O zot !!!! Patozi zbulon !!!!????
Tani e zbuloj !!??
Aty ishte me vite !!!
Tani u kujtua per zbulime ???!!
Kot behen zgjedhjet deputetet i kemi pas 25 prillit , gjithmone sipas deklaratave te opozites . 100 i ka Luli , 40 Monika , Astriti s’e dime po duhet te kete ca , 71 i ka Nard Ndoka , per deri sa deklaroi qe une do jem kryeminister , 15% do kete opozita , se aq dhane me 30 qershor sipas eksperteve te opozites aktuale , kryeministra kemi dy , nje te republikes te re , dhe nje te kesaj republikes me te re !
Qe te mos zihen kush do jete kryeminister , ka tre variante : 1 Te shtien me cift a tek ; 2 Me leter me vere ; 3 T’a bejne me rradhe !
Në qeverisje???????..Na e thuaj me kë…oPatoz…??
PD-JA ESHTE Bere si ajo BUCA qe Pjelle PERVITE….Shikoj te GJITHE.:Patozi-Parti me vete, pra do i cik KRYETARE…MURRIZI:::Dhe HAJDARI…
Personalishte MENDOJ se keta nuk kane Numerin e ANTAREVE PREJ 10.000 Mije VETESH qe te FROMOJNE pARTINE…me FRIMA fallco..lool