Berisha: Maradona ishte supermeni i futbollit. I përgjigjet sekretari i PD: E mo se një komunist ishte, lolo i Fidel Kastros

25 Nëntor 2020, 22:57Politika TEMA

“Diego Maradona, supermeni i futbollit te botes mbylli syte per te mbetur i gjalle ne memorien e kohrave pergjithmone! RIP! Sb”

Kështu shkruan Sali Berisha, që iu është bashkuar atyre që kanë reaguar për vdekjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.

Por, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë se Maradona është komunist, ndaj s’duhet të merremi me të.

“Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për humbjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros”, shkruan Gjata.

Nuk e dimë nëse ai e ka me Berishën, se dhe ky i fundit ka qenë komunist.

8 komente në “Berisha: Maradona ishte supermeni i futbollit. I përgjigjet sekretari i PD: E mo se një komunist ishte, lolo i Fidel Kastros”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Edhe saliu mer vesht shume nga futbolli,ka luajtur ne vicidol me tufen e dhive.

    1. Dulla says:

      Nuk ka qenje me te poshter se komunisti qe behet antikomunist. E kam fjalen per te birin e Rustem Gjates. Edhe Saliun kuptohet,

  2. Jorgo says:

    Idiot i pa pare. Po pse kur te vdese sali Berisha nuk do nxjerresh lot kokodrili ti mor rrufian sepse ai ai ishte komunist i qelbur? Je vec nji hipokrit.Maradona la emer se ishte nje talent i madh dh do kujtohet e nderohet Je nje krimb i demshem.

  3. festimi says:

    Heu Burra i biri spajunit te drecit Rustem Gjates eshte me antikomunist se komunisti SALI BERISHA.Hapu dhe idioti fytyra me e poshter ka informacion se Maradona eshte kellire si rystemi dhe i biri.

  4. Shefkiu says:

    Te rrenqethet mishte vetem sikur ta mendosh, nese do ti ndodhte gje Clirim Gjates! Zot ruaje kete gjeni, drejtues ne Partine Demokratike te Republikes Gjigande Demokratike te Shqiperise. Per njerezimin mbare kjo do te ishte nje gjeme e vertete, permasat e dhimbjes ne kete rast do te ndiheshin ane e kend botes, prej ishujve te Polinezise, ne fjordet norvegjeze. nga Zelanda e Re dhe deri ne Groenlande. Grate ne lindjen e mesme do te vinin kujen tradicionale nga kjo hata e paimagjinueshe, murgjit tibetian do gjunjezoheshin nga dhimbja e parrefyer…
    Maradona? Kush eshte ky, askush nuk ka degjuar te flitet per te. E cka bere ky per njerezimin, po te krahasohet me Clirim Gjaten? Ka qene gje Kryetar i Komisionit ne ndonje pale zgjedhje, qofte edhe ne ndonje vend te padegjuar ne raport me Shqiperine, si Argjentina?
    Zot, beje mbare! Jepna te pakten driten e arsyes edhe ne nje rast sublim si ky. Si tifoz i Anglise, edhe pse na shenoi gol me dore ne kampionatin boteror, sot une e fal. Dhe bashkohem me miliona e miliona ane dhe kend botes per te shprehur hidherim per humbjen e ketij talenti te paperseritshem, qe sa ishte ne fushat e lojes na solli vetem kenaqesi. I qofte dheu i lehte!

  5. L says:

    Sala mere vesh NGA futbolli aq sa mere vesh NGA noti.

  6. K says:

    Antikomunistët më të ndyrë , janë ishkomunistët.Shto kur janë edhe malokë, janë qëniet më të degjeneruara.

  7. rexha 10 says:

    AHE MORE GJATA ,E KE TE VESHTIRE QE TE TE HEQIN NJOLLEN E PARTISE ,PRANDAJE POLITIZON EDHE NJERZIT E IKONES SE FUTBOLLIT QE VDESIN..MARADONA ME TE VERTETE DEKLAROI PER FIDELIN QE E KA SI BABAIN E VETE ,SEPSE E KUROI NE KUBEN KOMUNISTE.GJITHASHTU THA PUBLIKISHTE QE UNE NUKE JAME KOMUNISTE.GJITHMONE AI I MENDEROSURI TE MENDEROS.
    TE PAKTEN MOSE E MOHO QE NAPOLETANET ,GJATE NDESHJESITALI_ARGJENTIN BENIN TIFO PER MARADONEN .PASTAJE KY NJERI VETEM FUTBOLLE LUAJTI,DHE NUKE U MORE ME IDE POLITIKE. MOSE FOLE KESHTE ,SEPSE TE NDIGJON BABAI ,DHE TE BENE LANET .KESHTU I THEMI NE TIRONSAT TE ARDHUR DENEBABADEN NE TIRAN NGA VITI 1990 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje