Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar debatet e fundit mes kampeve politike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se temat kryesore janë “Varreza e Krushës, morgu i Tiranës, kush e ka tradhtuar më shumë Kosovën dhe kush ia ka ngulur thikën më fort Shqipërisë”.
Postimi i plotë
“Dhe hajde pastaj të mos i votosh
Ja temat kryesore, që na prezantojnë 5 muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit dy partitë më të lodhura dhe më të stërkonsumuara nga pushteti dhe opozita në këto 30 vjet:
-Varreza e Krushës, morgu i Tiranës, kush e ka tradhtuar më shumë Kosovën dhe kush ia ka ngulur thikën më fort Shqipërisë.
Dhe hajde të mos i votosh ato pastaj!”, shkruan Patozi.
Ti e dhjeve me Jozin .
Armike e militantëve të PD-së,