FOTOT/ Përdhunoi një të mitur, 19-vjeçari fshikullohet 146 herë më kamxhik

27 Nëntor 2020, 12:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Përdhunoi një të mitur, 19-vjeçari fshikullohet 146

Një 19-vjeçar në Indonezi u lut për mëshirë, ndërsa u fshikullua 146 herë me kamxhikë, pasi përdhunoi një të mitur.

Autori u arrestua në fillim të këtij viti me akuzën e ngacmimit dhe përdhunimit të një të miture. Më pas, ai u dënua me 146 goditje me kamxhikë, një dënim që jepet zakonisht për krime të rënda.

“Dënimi maksimal ka për qëllim të parandalojë ngjarje të tilla”, tha një zyrtar vendas.

Aceh, ndodhet në perëndim të Sumatrës dhe është rajoni i vetëm në Indonezi me shumicë myslimane që aplikon ligjin islamik, pas një marrëveshje me qeverinë.

Po këtë të enjte, edhe një 40-vjeçar dhe një 21-vjeçar u fshikulluan 100 herë me kamxhik për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ky dënim në Aceh është kritikuar shpesh nga grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut.

2 komente në “FOTOT/ Përdhunoi një të mitur, 19-vjeçari fshikullohet 146 herë më kamxhik”

  1. Vet e laj dhe vet e shplaj says:

    Kyu denim i duhet dhene edhe Sali Berishes per krimet monsturoze qe ka bere kunder popullit.

  2. Tan_Tironci says:

    E bukura e ketij denimi eshte kur ngaterrohesh me matematike, dhe e rifillon nga fillimi. Pysni Lul Trongllin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje